LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtruesi as nuk preket dhe as nuk skuqet/ Arben Malaj "shuplakë"  Erion Veliajt

13 Gusht 2019, 13:08, Aktualitet CNA
Mashtruesi as nuk preket dhe as nuk skuqet/ Arben Malaj

Ish Ministri i Ekonomisë Arben Malaj, i ka bërë “dush të ftohtë” Veliajt në lidhje me memorialin turk.

Sipas tij, mashtrimi dhe papërgjegjshmëria e Veliajt  janë të paimagjinueshme.

“Ai as nuk preket, as nuk skuqet kur gënjen në mes të ditës, për një ngjarje që mund të përligjet veç për përfitime të tija jo vetëm politike.  Të tentosh të trembesh Evropën që të mos na vonoj në integrimin evropian, se opsioni (B) është “Vilajetizimi” me Turqinë, është amatorizëm foshnjorë në politikën e jashtme dhe naivitet që vetëm na dëmton si vend dhe si komb”, ka shkruar në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Mashtrimi dhe papergjegjshmeria e Veliajt jane te pa imagjinueshme. Ai as nuk preket, as nuk skuqet kur genjen ne mes te dite, per nje ngjarje qe mund te perligjet vec per perfitime te tia jo vetem politike.

Te tentosh te trembesh Evropen qe te mos na vonoi ne integrimin evropian, se opsioni (B) eshte “Vilajetizimi” me Turqine, eshte amatorizem foshnjore ne politiken e jashtme dhe naivitet qe vetem na demton si vend dhe si komb.

Shkrimtari yne I talentuar Ismail Kadare, e ka shpjeguar ne menyre brilanet ne kete liber, se Turqia qe kerkonte ta sundonte Evropen sic beri 500 vite me Sjqiperine,jo vetem deshtoj, por kerkon gjithnje e me shume te behet pjese e saj.

Sa pak lexojne udheheqesit tane? Ndoshta kane zgjedhur rrugen me te shkurter dhe me te keqe per veten e tyre dhe per vendin e tyre. Kane zgjedhur rrugen te mbijetojne, duke genjyer, duke zhgenjyer dhe duke I vrare popullit te tyre te ardhmen qe ata meritojne. /CNA.al

Lajmet e fundit nga