Connect with Us

Masakruan me thikë 23 vjeçarin dhe e hodhën në kanal/ Prangosen autorët

Kronika

Masakruan me thikë 23 vjeçarin dhe e hodhën në kanal/ Prangosen autorët

Publikuar

-

Brenda 24 orëve, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, e rëndë që u regjistrua mëngjesin e djeshëm në Fier.

Një 23 vjeçar u gjet vrarë në nja kanal në fshatin Hamil. Policia ka mundur të identifikojë autorët dhe ka arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, që të dy banues në fshatin Sulaj.

“Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

LEXO EDHE:  Atentati në Lushnjë/ Dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë -Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Ibë, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfiksja dhe policia.

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po kthehej nga dasma/ Tragjedia i merr jetën shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 65-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sikurse njoftojnë mediat italiane, 65-vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës në momentin që ndodhi tragjedia.

Në kohën e aksidentit në makinë ndodhej edhe gruaja me vajzën tjetër të tij.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe drejtuesja e mjetit tjetër, si dhe vajza e 65-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Të dehur në timon dhe shpejtësi tej normave/ Arrestohen 4 persona, pezullohen 8 patenta

LEXO EDHE:  Ikën nga banesa 13 vjeçarja, policia e shpall në kërkim

Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria, ndërkaq nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 18-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë  prej tre ditësh në Itali.

Bëhet fjalë për 18 vjeçaren  Lila Mile, e cila u largua pa gjurmë nga banesa e saj më datë 10 tetor.

Ajo u pa për herë të fundit afër stacionit Fasano por që nga ajo ditë familja e saj nuk di më gjë për të.

Vëllai i 18-vjeçares, Giorgio ka mundur  të hyjë në adresën e Snapchatit të Lila Miles dhe të zbulojë se prej dy apo tre muajsh kishte njohur një djalë shqiptar.

Megjithatë familjarët kanë mohuar se vajza e tyre mund të jetë larguar drejtë Shqipërisë me djalin që kishte njohur.

Ndër të tjera vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi.

LEXO EDHE:  Aksident, humb jeten 64 vjecarja

LEXO EDHE:  Të dehur në timon dhe shpejtësi tej normave/ Arrestohen 4 persona, pezullohen 8 patenta

Ditën që ajo është larguar, kishte deklaruar se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll.

Ditën e fundit kur u zhduk nga familja 18-vjeçarja kishte veshur pantallona të bardha të shkurtra, një këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Vajza ka flokë të gjatë kafe të hapur, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Policia ndërkohë kërkon që cdokush që ka dijeni për vajzën në fjalë të njoftojë policinë ose vëllain në numrin 320.2969429./CNA.al

LEXO TE PLOTE