Connect with Us

Malltezi: Basha dhe Veliaj nuk ngritën memorialin për Amerikanët

Politikë

Malltezi: Basha dhe Veliaj nuk ngritën memorialin për Amerikanët

Publikuar

-

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë dhe drejtues i Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin në PD

Debati për memorialin turk të vendosur tek Kodrat e Liqenit nga Bashkia e Tiranës vijon të ndizet çdo ditë e me shumë.

Së fundmi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, i cili mban datën 22 maj 2013.

Në dokument kryeministri në detyrë i asaj kohe Sali Berisha urdhëron ngritjen e një memoriali në Tiranë për ushtarët amerikanë të rënë në luftë brenda Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Topollaj “kryqëzon” Bashën/ E vërteta u tha përgjysëm

Duke e lidhur me ngjarjen aktuale, Malltezi pyet se “Po këtë memorialin pse nuk e kanë ngritur? Se Tirana jonë kishte vend për të gjithë…”, pavarësisht se VKM në fjalë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenti i PE pro negociatave/ Si t’ia shpegojmë popujve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vonesën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka deklaruar se Komisioni Europian mbështet hapjen e e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se do të jetë e vështirë t’i shpjegohet popujve të këtyre dy vendeve pse po vonohet hapja e tyre

“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”, tha David Sassoli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i frikshëm/ Shqipëria në prag katastrofe?

Publikuar

-

Nga

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me dështimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se hapja e negociatave do kishte vetëm avantazhe për Shqipërinë dhe jo për politikën.

Por, sipas Olli edhe nëse vendimi do të ishte pozitiv, nuk e mbulon dështimin e thellë të kësaj qeverie dhe prag katastrofën finaciare që kemi në prag.

“Hapja e negociatave do kishte vetëm avantazhe për Shqipërinë dhe jo për politikën, por edhe sikur të hapeshin asgjë nuk mbulon dështimin e thellë të kësaj qeverie dhe prag katastrofën finaciare që kemi në prag dhe ky fakt nuk është dështim, por një akt kriminal e antishqiptar. Askush dhe asgjë nuk mund të fshehë këtë realitet të hidhur që po përjetojmë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si gjobaxhi ndaj biznesit

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e radhës e Veliajt/ Gjykatësi për digën e liqenit nuk është në konflikt interesi

Nuk është punë dorhëqjeje, por largim për jetë nga Shqipëria të kryerilindistit dhe bandës së vet!”-shkruan Olli në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dështim i hapjes së negociatave”/ Shehu tregon shkakun thelbësor

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se vizioni i kryeministrit Edi Rama nuk është BE por despotizmi Lindor.

“Ky është shkaku thelbësor i dështimit të hapjes së negociatave të BE për Shqipërinë prej vitit 2015.
Çdo problem tjetër është vetëm pasojë e këtij mentaliteti e objektivi, që ka çuar në deformime të thella të demokracisë sonë, në shkatërrim të balanceve të pushteteve, në dëmtime të proceseve zgjedhore”, shkruan Shehu.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për ndryshime të rrënjësore për të mos u larguar më tej nga familja europiane.

Postimi i plotë:
Vizioni i Rames nuk eshte BE, eshte despotizmi Lindor.
Ky eshte shkaku thelbesor i deshtimit te hapjes se negociatave te BE per Shqiperine prej vitit 2015.
Cdo problem tjeter eshte vetem pasoje e ketij mentaliteti e objektivi, qe ka cuar ne deformime te thella te demokracise sone, ne shkaterrim te balanceve te pushteteve, ne demtime te proceseve zgjedhore.
Ky vizion shume larg atij Perendimor eshte baza e “strategjive” dhe e “taktikave” ndesh me interesat jetike te Shqiperise e te shqiptareve te ideuara apo aplikuara edhe ne politikat tona te Jashteme, Rajonale e deri tek ajo karrikature drejtimi e krijuar qellimshem ne ate dikaster shume te rendesishem, duke krjuar nje kakofoni e humbur rolin tone lider per stabilitetin e Rajonit.
Ky orientim Lindor, interesat apo kushtezimet e lidhura me ate, jane ne themel jo vetem te demtimeve te demokracise, institucioneve, lirive, por si rjedhoje dhe te mungeses se plote te invesitimeve serioze Perendimore, renies ekonomike te vendit, varferise e papunesise.
E gjithe kjo tabllo fatkeqesisht po pasqyrohet edhe me nje simptome tragjike, braktisjen masive te vendit, te cilen presidenti Macron me te drejte e vleresoi si te tille.
Shqiperia ka nevoje per ndryshime te rrenjesore per te mos u larguar me tej nga familja jone europiane, gje qe imponon tashme nje levizje mbare popullore, aktive, dinamike e te qendrueshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE