Connect with Us

“Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi”/ PD kryqëzon Ramën

Politikë

“Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi”/ PD kryqëzon Ramën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama reagoi më herët lidhur me denoncimet e Partisë Demokratike për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehej se “Jo vetëm Valdrini, por as vëllai i tij nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi PS-në, ndërsa thekson se përgjegjësia është individuale.”

Pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shprehet se Rama po përsërit një film që shqiptarët tashmë e kanë parë me Elvis Roshin, Arben Ndokën e Mark Frrokun e të tjerë kriminelë të veshur me pushtet.

LEXO EDHE:  “Operacioni” i Lulzim Bashës/ Kush janë të larguarit dhe të ardhurit në PD

Postimi i plotë

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Biografia profesionale e Artur Metanit/ Kordinator i “Soros”-it, Drejtor i Ramës dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Me 98 vota në favor dhe 8 kundër, Artur Metani është zgjedhur pak më parë në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjë të cilën CNA.al e ka paralajmëruar në disa shkrime të mëparëshme, së bashku me makinacionet që e nxorrën atë në krye të listës së kandidatëve garues për këtë post.

Metani është “ushtar” i bindur i Edi Ramës arsye kjo që e ka ndihur ngjitjen e shpejtë të shkallëve të karrierës, nga ish koordinator pranë Fondacionit SOROS, në këshilltar pranë dy ish presidentëve, drejtor për Legjislacionin dhe Antikorrupsionin në Kryeministri e Avokat i Popullit, detyrë që vijon ta mbajë aktualisht.

Metani është një tip karte “Xholi” të cilin Edi Rama e nxjerr nga mënga sa herë i duhet dikush që ta shpjerë “lojën” në favor të tij.

LEXO EDHE:  Lobimi në SHBA/ PD shpërthen kundër medias amerikane, akuza të forta ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Furtunë në qeveri/ Rama përgatit ndryshimet

Kështu Metani u përfol si kandidat favorit për të mbajtur postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kurse përfundoi i emëruar në krye të avokaturës së Shtetit, pas shkarkimit “rrufe”nga Rama të Alma Hickës.

Nga muaji shkurt i vitit 1999 deri në mars 2002 Artur Metani ka punuar si koordinator ligjor pranë Fondacionit “Soros”.

Në vitet 2002-2012  Metani shërbente si këshilltar për drejtësinë i presidentit Alfred Moisiu dhe si i tillë shërbeu edhe nën presidencën e Bamir Topit.

Artur Metani ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitet 1992-1996, më pas ka bërë një master një vjeçar pranë “Central European University” në Budapest dhe një tjetër pranë “University of Utah S.J. Quinney College of Law”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëbimi i dy diplomatëve/ Reagon Irani: Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur

Publikuar

-

Nga

Irani ka reaguar për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve nga vendi ynë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, thotë se Shqipëria ka bërë disa gabime por duhet të kthehet në rrugën e duhur.

“Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë …

LEXO EDHE:  Furtunë në qeveri/ Rama përgatit ndryshimet

LEXO EDHE:  PD reagon pas zgjedhjeve në Kosovë/ Rama, e vetmja pengesë për shqiptarët

Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ua kuptoj sikletin, por koha s’pret më”/ Vasili “thumbon” Sorecën

Publikuar

-

Nga

 

Ish kreu i LSI Petrit Vasili, ka reaguar përmes një statisi në rrjetet sociale, teksa i drejtohet ambasadorit të BE në vendin tonë Luigi Soreca.

Vasili i bën thirrje ambasadorit, që t’i thotë Kryeministrit Edi Rama një sërë fenomenesh negativë të qeverisjes, pavarësisht se kryeministri do të mërzitet.

‘Luigi foli Edit foli, paçka se merzitet!

Ambasadori Soreka tha sot se:

“Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.”

Ambasador Soreka guret kilometrike jane te qarte: Edi Rama nuk duhet te vjedhe zgjedhjet dhe nuk duhet te beje votime moniste. Edi Rama duhet te çoje perpara drejtesise hajdutet e zgjedhjeve. Edi Rama duhet te heqe duart nga drejtesia dhe nga kapja e Gjykates Kushtetuese. Edi Rama duhet te ndale korrupsionin qe po shkaterron ekonomine e vendit dhe te pergjigjet per penalisht ai dhe qeveria e tij per kete.

LEXO EDHE:  “Operacioni” i Lulzim Bashës/ Kush janë të larguarit dhe të ardhurit në PD

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Islami/ Jo hapjes së negociatave, me Ramën kryeministër!

Edi Rama duhet te ndale koncesionet grabitqare dhe kusare, qe po hedhin ekonomine ne gremine sic vete BE ka konstatuar. Edi Rama duhet te ndahet nga krimi i organizuar, nga trafikantet e droges dhe te ndale pastrimin gjigand te parave ne Shqiperi. Edi Rama duhet te ndale shkaterrimin e administrates publike dhe te mos fuse mijra militante te paafte dhe te korruptuar te partise se tij.

Ndaj i dashur Ambasador i BE-se keto nuk jane detyra te Shqiperise, por te Edi Rames.

Keto detyra te paplotesuara dhe te penguara prej tij na mbajne jashte Europes. Ju e dini me mire se kushdo tjeter kete.

Une e kuptoj sikletin,veshtiresine dhe hallin, qe ju pengon per te mos ju drejtuar dot drejtperdrejti Edi Rames. Por koha spret më.Shqiptaret nuk mund te presin me.Te rinjte e Shqiperise nuk kane me durim.

Ndaj i dashur Luigi foli edhe Edit paçka se merzitet. Per Europen dhe parimet e saj rendesi ka te gezohet populli pa le te merzitet Edi.

Pa Edin bejme qe çke me ate pune,ndersa pa popullin s’bejme dot kurre.

Ndaj foli Edit Luigi foli….

LEXO TE PLOTE