Connect with Us

Ku janë struktur kundërshtarët e Ramës në PS?

Politikë

Ku janë struktur kundërshtarët e Ramës në PS?

Publikuar

-

Para disa kohësh gazetari Baton Haxhiu,  i cili  shërben si këshilltar pranë Kryeministrit Edi Rama shpalli një listë, që sipas tij ishin kundërshtarë të kryeministrit.

Tek emrat kritikë të listuar ishin Ditmir Bushati, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe të tjerë si Fatmir Xhafaj.

Mesa duket e gjitha ka qenë një shashkë e hedhur nga Baton Haxhiu, i cili ka kërkuar të gjejë armiq dhe kundërshtarë për Ramën brenda PS-së, për të tërhequr vëmendjen nga përplasjet e forta të asaj kohe, të opozitës me Kryeministrin.

Fatmir Xhafaj i larguar nga Qeveria me tezën se nuk ishte mbështetur sa duhet nga Kryeministri u shfaq në krah të Erion Veliajt në shërbim të dhëndërit, drejtor në Bashki me ndonjë llaf, lart e poshtë dhe thjesht dhe vetëm kaq.

Ditmir Bushati, është më parimor dhe qëndrimet e tij kritike, kanë si thelb vlerësimin e elitave politike, mbështetjen e socialistëve dhe një qeverisje, ndryshe jo me një turmë ministrash të paaftë dhe kryeministrin tonë, i cili po bëhet i gjithpushtetshëm.

Duke qëlluar me pambuk, mendon se mund të plagoset Edi Rama.

Niko Peleshi nuk mund të futet tek armiqtë, as tek kritikët e Ramës, as Arben Ahmetaj, ata qëndrojnë në rrjesht dhe kanë pranuar verdiktin e Kryeministrit.

LEXO EDHE:  A po fiton Edi Rama nga largimi i Ilir Metës?

Peleshi dhe Ahmetaj, mund të jenë të vetmit kundërshtarë imagjinarë që ekzistojnë në këtë botë.

I vetmi zë i fortë publik ngelet Arta Dade, që shfaqet herë pa herë por, që nuk ka forcën e duhur për të nisur një betejë brenda socialistëve, për të kundërshtuar Kryeministrin.

Mesa duket të gjithë e kanë kuptuar se mund të kenë fatin e Ben Blushit që Rama e nxori nga politika dhe e çoi roje të “thesit” të Vjollcës, i cili ishte bosh dhe Beni me “talentin e tij” e mbush plot e përplot.

Rama nuk ka kundërshtarë në PS, por vetëm disa zëra që kanë mendime ndryshe, por gjithçka ngelet në nivelin e bisedave të ngushta dhe kafeneve, prandaj edhe teoritë e Baton Haxhiut, dje duken qesharake sot, ndoshta i vetmi kundërshtar i Ramës në Partinë Socialiste dhe ai që mund ta shkatërrojë kryeministrin është vetë Edi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ Bashkëpunëtori më i afërt i korrupsionit galopant

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë.

Sipas tij, “Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij”.

“Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria. Edi Rama ka dështuar”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më vjen të qesh me gjithë shpirt”/ Artan Fuga: Nuk jemi në autoritarizëm, jemi në tirani

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj një studimi të “The Economist Institute Unite”, që e vlerësonte Shqipërisë si një vend autoritarist.

Fuga thotë se Shqipëria është me kaq se kaq, pasi ndodhemi prej kohësh në tirani.

“Më vjen të qesh me gjithë shpirt! Sipas Aristotelit, Makiavelit, Monteskjesë, Tokëvilit, Lokut, mendimtarëve më të mëdhenj në shkencat politike që ka nxjerr bota Shqipëria sot sikurse më rezulton te libri im SHOQERIA PIRAMIDALE është me dhjetra kilometra përtej autoritarizmit, është tirani!
Thjesht fare. Diagnostikim pa asnjë keqdashje! E them fare ftohtë, pa asnjë pasion, sipas parametrave shkencorë. Madje nuk po them as mirë është as keq. Mbase aq meritojmë, mbase ashtu na duan, mbase ashtu duhet. As më duhet kjo, se nuk jam as hoxhë, as prift, të ndaj të keqen nga e mira!
Por, jemi tirani. E sigurt!Dhe nuk është vetëm pushteti, joooo, edhe partitë politike ashtu janë ndërtuar, edhe Kuvendi, edhe Akademia e Shkencave, edhe universitetet, edhe listat e kandidatëve për deputetë, edhe teatri, edhe cirku, edhe estrada, edhe bashkitë, edhe news-room-et, gjithçka!
Tirani të vogla me një kulm. Piramidë keopsiane në një filxhan kafeje! A është mirë a ështe keq, tjetër punë!”, shkruan Fuga në një postim në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenti i KiE në Tiranë/Soreca: Ka sinjale të forta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Publikuar

-

Nga

Presidenti i KiE, Charles Michel është larguar nga Shqipëria pas takimeve që zhvilloi sot në vendin tonë.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca përmes një postimi në “Tëitter” ka thënë se e ka përcjellë amabsadorin sot, ndërsa ka shtuar se Presidenti Michel ka dhënë sinjale të forta për procesin e zgjerimit.

“Sapo përcolla @eucopresident Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për #BE-në. Duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE