Connect with Us

Koço Kokëdhima nxjerr “blof” PD-në/ Valdrin Pjetri drejtor në kohën e Berishës

Politikë

Koço Kokëdhima nxjerr “blof” PD-në/ Valdrin Pjetri drejtor në kohën e Berishës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka reaguar për rastin e kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetrit.

Sipas Kokëdhimës, Pjetri nuk është vetëm i PS-së, por dhe PD-së, pasi ka qenë drejtor në kohën e qeverisjes së Berishës.

“Përgjatë 6 viteve në pushtet Rama ka promovuar dhe mbrojtur stoikisht figura të lidhura me krimin, që kanë kryer vepra të rënda penale, por më në fund i ka braktisur. I tillë është edhe rasti i Valdrin Pjetrit të dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje dhe prodhim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Karriera e tij në administratën shtetërore implikon njëlloj si Rilindjen dhe SHQUP-in. Ky person i dëbuar nga Italia, gjatë qeverisjes së Berishës në vitet 2010-2014 kishte detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

LEXO EDHE:  Financimet greke në Shqipëri/ Kërkohet transparencë për fondet e komuniteteve fetare

Më pas, në qeverinë e Ramës, mbajti pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Pronave, kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve dhe drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga janari në maj 2018 ishte kryeregjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe më pas Prefekt në Shkodër”, thekson Kokëdhima./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi i madh për negociatat/ Meta: Mos humbasim shpresat

Publikuar

-

Nga

Pak orë para vendimit të madh për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë, Presidenti Ilir Meta ka folur nga Kukësi.

Meta shprehet se nuk duhet të humbasim shpresën pasi asgjë nuk ka përfunduar.

“Shpresoj që vendet skeptike të marrin shembullin e Bundestagut. Shpresoj të ketë reflektim për një vendim pozitiv. Mos humbasim shpresën pasi asgjë s’ ka përfundur”, tha Meta nga Kukësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështojnë negociatat/ Hahn: Ky është një zhgënjim ekstrem

Publikuar

-

Nga

Liderët e Bashkimit Europian përfundimisht nuk arritën të kishin një dakordësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes  Hahn, i cilii e cilëson këtë si mjaft zhgënjyese.

“Liderët nuk arritën të negocionin deri në angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë sesa serioze është në lidhje me qëndrimet ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkruan ndër të tjera Hahn.

LEXO EDHE:  “Rilindja”/ A e emërtoi Rama projektin qeverisës, sipas kompanisë së parë të Kokëdhimës?

LEXO EDHE:  Kokëdhima: Reforma në drejtësi ka rënë bashkë me reformën zgjedhore

Më tej, Hahn falenderon të gjithë ata që  natën e kaluar bënë të gjitha përpjekjet për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Europian dhe luftuan për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu Hahn thekson se ky “Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Refuzimi i pranimit të progresit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në Bashkimin Europian”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U akuzua për abuzime me pronat/ Apeli liron drejtorin e Kadastrës së Durrësit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka liruar kreun e kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për Pulën.
Pula u arrestua pas dyshimeve se mund të jetë përfshirë në skema abuzimit dhe korrupsioni me detyrën e tij.

Kujtojmë se arrestimi i tij ngjalli reagime të ashpra nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Dollapit/ “Zgjidhja” e Kokëdhimës kërkon lirimin e menjëhershëm

LEXO EDHE:  Skandali tek patentat/ Kush është drejtori Ramës, që dha dorëheqjen

Para dy javësh, Rama e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me ”KÇK”.
Ndërsa Braçe tha se “Është absurde që një punonjësi shteti i bëhet presion nga organi i akuzës në këtë mënyrë. Reforma në Drejtësi duhet të veprojë me vendosmëri, duke hequr nga sistemi këta prokurorë dhe gjyqtarë”.

LEXO TE PLOTE