Connect with Us

Këshilli i Europës-Gjermanisë: Rregulla kundër korrupsionit

Bota

Këshilli i Europës-Gjermanisë: Rregulla kundër korrupsionit

Publikuar

-

Sipas Forumit kundër Korrupsionit në Këshillin e Europës, Gjermania nuk ndërmerr mjaftueshëm masa kundër korrupsionit. Bundestag-u bllokon rregullat për më shumë transparencë në rastet kur ka konflikt interesi.

Parlamentarët gjermanë kanë nevojë për rregulla më të qarta lidhur me qasjen ndaj lobiistëve, përveç kësaj deputetët duhet të deklarojnë në mënyrë më të detajuar konfliktet private të interesit dhe pjesëmarrjet e tyre në sipërmarrje. Këtë e kërkon Forumi kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Europës (GRECO). Gjermania nuk merr masa sa duhet kundër ryshfeteve dhe duhet urgjentisht të përmirësohet në këtë drejtim.

Rrezik nga konflikti i interesit

Gazeta “Tagesspiegel” në fund të javës së kaluar njoftoi për një raport të GRECO-s. Kjo gazetë shkruan, se deputetët në rast konflikti interesash duhet që të jenë të detyruar të deklarojnë  ad-hoc situatën e tyre. Forumi GRECO konkretisht kritikon faktin, që Bundestag-u e refuzon deklarimin e të ardhurave të deputetëve nga pjesëmarrje në aksione biznesi, nëse ata ndodhen nën kuotën e 25% të së drejtës së votës.

Delegacioni gjerman në Këshillin e Europës duhet t’i paraqesë një raport këtij forumi lidhur me këtë çështje më së voni deri në qershor 2020. Në këtë raport duhet të deklarohet zbatimi i rekomandimeve të GRECO, me seli në Strasburg, në luftën kundër korrupsionit në parlament.

Sipas GRECO-s, krahas Gjermani ndër të tjera edhe ndaj Bjellorusisë, Hungarisë, Francës, Irlandës dhe Austrisë, janë hapur procese për moszbatim të normave. Në fund të qershorit  GRECO hapi një të ashtuquajtur proces për mosrespektim normash kundër Gjermanisë, sepse sipas këtij forumi, në Gjermani nuk janë përfillur sa duhet rekomandimet e vitit 2015. Gjermania është kritikuar prej GRECO edhe për mungesë transparence në financimin e partive.

 Transparency International (TI) e cilësoi bilancin e GRECO-s si “shkatërrues”. Qendrimi bllokues i Bundestag-ut nuk mund të pranohet gjatë. “Parlamenti gjerman duhet të ketë rregulla të qarta për qasjen kundejt lobiistëve dhe duhet të angazhohet për një deklarim më të hapur të konfliktit të interesit”, tha Norman Loeckel, nëndrejtor i grupit të punës pranë TI.

Presidenti i Bundestag-ut Wolfgang Schäuble tha, se Bundestag-u do të trajtojë rekomandimet e GRECO-s pas pushimeve të verës. “Jam i sigurtë, që grupet parlamentare do t’i verifikojnë me kujdes rekomandimet e këtij raporti në komisionin e normave, për të harmonizuar situatën ligjore gjermane me rekomandimet nga Strasburgu.”

Forumi kundër korrupsionit në raportin vjetor deklaroi, se në përgjithësi është në rënie kuota e zbatimit të rekomandimeve të GRECO. Vetëm  gati 34 përqind e rekomandimeve janë aplikuar tërësisht në vendet anëtare vitin e kaluar.

Në forumin GRECO të themeluar më 1999 marrin pjesë ekspertë nga 48 vende të Europës dhe nga SHBA-ja. Ata rregullisht në periudha të caktuara kohore vlerësojnë përpjekjet e shteteve në luftën kundër korrupsionit pasiv dhe aktiv. Po ashtu në këtë forum formulohen rekomandimet për qeveritë dhe verifikohet se deri në ç’masë zbatohen ato./ DW/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

Publikuar

-

Një vajzë 14 vjeçare nga Britania  supozohet të jetë përdhunuar nga një punonjës shqiptar, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz.

32 vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi prindërit e të miturës kanë denoncuar rastin në polici, në Dassia, në lindje të ishullit grek, të mërkurën.

Mendohet se burri ka rrëfyer se ka tentuar të dhunojë seksualisht dhe është identifikuar menjëherë nga vajza, raporton The Sun.

Një burim është shprehur se: ” Ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Kundër tij është hapur një çështje në polici.”

Vendasit janë shprehur se janë të shokuar nga ky incident dhe drejtoria e sigurisë në Korfuz po heton mbi ngjarjen.

Të tilla ngjarje ku një fëmijë përdhunohet nga një punonjës i hotelit janë të padëgjuara më parë në këtë zonë, raporton Keep Talking Greece.

Detajet për krimin e supozuar nuk janë shqyrtuar ende nga autoritetet në Greqi, por adoleshentja është mbështetur nga familjarë dhe zyrtarë të policisë.

Oficerët e policisë nuk e kanë zbuluar ende në cilin prej hotele po qëndronin 14 vjeçarja me prindërit e saj në ishull.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi se ata po ndihmojnë familjen britanike dhe janë në kontakt me policinë greke.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedi në Bangladesh/ Zjarri shkrumbon 2500 shtëpi

Publikuar

-

Një zjarr i madh është përhapur me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar 2500 shtëpi në kryeqytetin e Bangladesh. Qindra banorë të kësaj zone kanë mbetur në rrugë pasi zjarri ka shkatërruar çdo gjë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të vdekur apo të humbur, por shumë prej tyre kanë marrë lëndime të ndryshme në trup.

Zjarri nuk u ndal për 6 orë dhe ka djegur të gjithë zonën e Xhilparit. Shkaku ende nuk është bërë i ditur.

Një nga banorët u shpreh se epiqendra e zjarrit ishte në njërën nga njësitë shumë pranë kryeqyetit dhe më pas ka përfshirë të gjithë zonën.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Jam gati të marr frerët e qeverisë”/ Një tjetër kandidat për tu bërë kryeministër i përkohshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar

-

Ken Clark është shprehur mbrëmjen e kaluar se është i gatshëm të bëhet kryeministri i përkohëshëm për të ndalur Britaninë të dalë nga BE pa një marrëveshje në 31 Tetor. Kancerlari i Torit deklaroi se qeveria e kombeve të bashkuara se kjo është e nevojshme sepse ai beson se vendi po përballet me një krizë të ngjashme me atë të viteve 1930 dhe dy luftrave botërore.

Deputeti dëshiron të ndalë një Brexit pa marrëveshje dhe po kosiderojnë të largojnë Boris Johnson nga Doëing Street duke mos e votuar, por shumica prej tyre shprehen se ende nuk kanë gjtur një emër për ta zëvendësuar. Lideri i Partisë Labouriste Jeremy Corbyn u vetëofrua të bëhej kryeministër i përkohshëm, por kjo u refezua nga lideri demokrat Jo Swinson, i cili sugjeroi një figurë si Ken Clarke ose Harriet Harnan.

Ken ka deklaruar për Radio BBC se nëse kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e krijuar ai është gati të marrë frerët e drejtimit të qeverisë.

LEXO TE PLOTE