Connect with Us

Kapriçot e motit/ Sinoptikanët japin lajmin e mirë

Lajm i Rekomanduar

Kapriçot e motit/ Sinoptikanët japin lajmin e mirë

Publikuar

-

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash të lehta në ekstremin verior.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mënngjes por rënie të lehtë sjellë mesdita, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 19°C deri në 38°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Ish agjenti i SHIK-ut plas bombën/ Presidenti dhe këshilltari i Ramës, pjesë e trafikut të drogës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe këshilltari Edi Ramës, gazetari Baton Haxhiu janë përfshirë në një sërë aferash kriminale.

Duke filluar që nga tenderat deri në trafikimin e lëndëve narkotike.

Akuzat vijnë ish agjenti  dhe hetuesi i  SHIK-ut në Kosovë,  Naim Miftari, i cili gjatë një prononcimi për CNA.al, ka thënë se dyshja Thaçi-Haxhiu janë të implikuar në dhjetra tendera, trukime e koncensione.

“Tandemi Thaçi-Haxhiu janë të implikuar në dhjetra tendera, trukime e koncesione të dëmshme për vendin tonë (Kosovën), ku përfitojnë ata dhe banda e tyre”, është shprehur ish agjenti i SHIK-ut, Miftari i cili ka qenë edhe epror i lartë i UÇK-së si dhe punonjës i Policisë së Kosovës, pas luftës.

Më tej ai ka thënë, se Thaçi dhe Haxhiu kanë bërë marrëveshje të dëmshme me Turqinë.

“Kanë bërë marrëveshje të dëmshme me Turqinë si marrëveshja me KEK-KEDS, kur është dëmtuar Kosova dhe dëmtohet edhe sot me qindra-miliona euro”, është shprehur më tej ai.

Ish hetuesi i SHIK-ut, Naim Miftari,  ka shkuar edhe më tej, ndërsa ka ngritur dyshime se dyshja Thaçi-Haxhiu po merren dhe me trafik të lëndëve narkotike, nëpërmjet aeroportit, “Adem Jashari”.

“Edhe aeroporti “Adem Jashari”, i cili iu ka dhëë Turqisë, përveçse u përdor për kidnapimin e 6 qytetarëve turq të qujtur gylenista, po përdoret edhe për sjelljen e heroinës afgane, përmes lidhjeve ajrore  Pagasu-sit dhe Turkish Airline në Kosovë me destinacion në Europë.  Në këto gjëra jaë të implikuar njerëz nga pushteti i korruptuar dhe nga organet e sigurisë.

Arrestimi  e një bande shqiptarë të Kosovës nga Shqipëria i ndodhur para ca muajsh dhe zënia e shoferit të vëllait të Presidentit të Kosovës me 113 kilogram heroinë në veturë dhe lënia për t’u mbrojtur në liri tregon qartë se linja e heroinës është në fluturim e sipër”, ka thënë ish pjesëtari i SHIK-ut të Kosovës.

Në Djetor të vitit 2018, mediat kanë raportuar se Enis Qerka, shofer i zv.drejtorit të Byros së Sigurimeve, Gani Thaçi, është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Hajdutët e Rilindjes/ Si vjedhin hapur ministrat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka koston më të lartë të jetesës në rajon. Sipas të dhënave  për 6 muajt e parë të vitit 2019, të publikuara nga portali më i madh i të dhënave  Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 9 nga 40 shtete të Europës për 6M1 e 2019-s.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë Shqipëria e ka më të shtrenjtuar koston e jetesës, ndërkohë që paga minimale në në Shqipëri është 211 euro.

Por, kjo kosto llogaritet vetëm për qytetarët, se kur vjen puna tek politikanët, ministrat nuk duan, t’ia dinë.

Qeveria Rama, është shndërruar në një bandë hajdutësh, që plaçkisin dhe vjedhin taksat e qytetarëve.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, vijon me propaganda, duke kërcitur dhëmbët se nuk është hajdut, duke harrur se po vjedh hapur me ligj bashkë me ministrat e tij.

Ai thotë, se nuk është hajdut, edhe pse është në krye të hajdutëve. Kjo s’ka logjikë, derisa i lejon ministrat të grabisin taksat e shqiptarëve me udhëtime nëpër Evropë dhe Botë dhe nga tjetër të deklarojë se nuk është hajdut. Po çfarë është atëherë, bashkëpunëtor në vjedhje?

Së fundmi janë publikuar në media faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka rreth 5 525 euro për t’u akomoduar në hotele luksoze.

Pra, 5 525 euro, pa llogaritur shpenzimet për biletata e avionit, janë gabitur nga taksat e qytetarëve, për të siguruar komoditetin e ministres së Ramës.

Sipas mediave, kostot e biletave me të cilat ka fluturuar Ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Nuk është vetëm Gjonaj, që grabit për luksin e saj, por të njëjtën gjë e bëjnë dhe ministrat e tjerë.  Por, Gjonaj, është një nga shembujt që fakton, hajdutërinë qeveritare.

Derisa qytetarët jetojnë në varfëri, Gjonaj, por edhe ministja të tjerë, vijojnë të kujdesen për luksin nëpër Evropë.

Ministrat e vendit më të varfër në rajon dhe Evropë, janë kthyer në një bandë hajdutësh, që grabisin sa muden qytetarët.

Edi Rama, nuk ka moral që të thotë se nuk është hajdut, çfarë do që të vjedhin më shumë ai dhe ministrat e tij, përveç se taksave të qytetarëve?

Të tjerat ua kanë marrë prej kohësh, duke filluar nga ekonomia dhe drejtësia dhe duke i detyruar kështu shqiptarët të emigrojnë për copën e bukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Mijëra euro udhëtime dhe hotele luksoze/ Zbulohet ministrja e luksit e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

qeveria e re Rama3 ne elbasan

53 mijë e 982 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike gjatë vitit 2018. Sipas  INSTAT, shteti shqiptar jep si pagesë mesatare mujore për secilën familje rreth 5 mijë lekë në muaj.  Në të njëjtën periudhë kohore, rezulton se shteti paguan mijëra euro në vit për fatura hoteli dhe bileta fluturimi për Ministrinë e Drejtësisë.  Sipas faturave të vëna në dispozicion po nga kjo ministri, rezulton se për një natë qëndrimi në Romë, ministrja e Drejtësisë ka paguar 700 euro, ose aq sa ç’është asistenca sociale në muaj e afro 17 familjeve shqiptare.

Udhëtimet jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kushtojnë shtetit shqiptar mijëra euro në vit. Sipas faturave, në udhëtimet  e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot  e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Hotele të shtrenjta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripuara”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

The Hotel Brussels/ Foto: Faqja zyrtare e internetit

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience.

Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet).

Steigenberger Wiltcher’s/ Foto: Booking.com

Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Corinthia Hotel London/Foto: Booking.com

Në këtë udhëtim, ministrja ka takuar ministrin britanik të Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë.

Fatura e Londrës

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris.

Majestic Hotel Spa, Paris/ Foto: Booking.com

Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

Fatura e Parisit

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro.

Ambasciatori Palace Hotel, Rome/ Foto: Booking.com

Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Fatura e Romës

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Hotel Hilton Berlin/ Foto: Booking.com

Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Fatura e Berlinit

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje. Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend.

Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje.

Swiss Diamond Prishtina/ Foto: Booking.com

Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Fatura e Prishtinës

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender.

Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë. Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël. Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë.

Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë.

Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje.

Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit.

Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milione lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë.

Në bazë të faturave  që “Faktoje” ka edhe për dy ministri të tjera, rezulton se ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotele më të shtrenjtë se dy prej kolegët e saj./ Faktoje.al

LEXO TE PLOTE