LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jepnin legalizime me dokumenta false/ Dorëzohet numri dy i PS-së

13 Gusht 2019, 10:04, Kronika CNA
Jepnin legalizime me dokumenta false/ Dorëzohet numri dy i PS-së

Vetëdorëzohen në polici nëndrejtori i Kadastrës Durrës dhe njëkohësisht numri dy i Partisë Socialiste Arben Isaku dhe ekonomisti Redi.K. 27 vjeç.

Mësohet se dy shtetasit ishin në kërkim pasi jepnin legalizime me dokumenta false.

Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-së.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ?shpërdorimi të detyrës? dhe ?falsifikimi i dokumenteve?.

Me datën 10 Gusht 2019, policia njoftoi se në përfundim të operacionit të koduar ?Legalizimi?, kishte ndaluar ekonomistin pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe kishte shpallur në kërkim Zv/ Drejtorin Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të ALUIZNI-t Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore , në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës ? Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ? Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike? ,
? Shpërdorimi të detyrës ? dhe ?Falsifikimi i dokumentave ? parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ? Vjedhja me pasoja të rënda? parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga