Connect with Us

Ja cili është resorti në jug të Shqipërisë, destinacioni i ri për shumë artistë shqiptarë

Sociale

Ja cili është resorti në jug të Shqipërisë, destinacioni i ri për shumë artistë shqiptarë

Publikuar

-

I pozicionuar në plazhin më fantastik të rivierës shqiptare, në Palasë aty ku mrekullisht shijohen kontrastet magjike të lindjes dhe perëndimit të diellit, aty ku kaltërsia magjike e Jonit kombinohet në mënyrë perfekte me gjelbërimin karakteristik të zonës, ka hapur dyert për banorët dhe pushuesit Green Coast Resort. Menjëherë sapo ka nisur jetesa dhe krahas tyre edhe turistët kanë filluar të prekin nga afër nivelin elitar të shërbimeve, duket se Green Coast është kthyer në një destinacion shumë të preferuar edhe nga artistët shqiptarë.

E kush më mirë se sa ata të cilët duan dhe kultivojnë artin dhe të bukurën, ata të cilët më shumë se kushdo vlerësojnë elegancën, standardin e lartë dhe perfeksionin, do të vlerësonin dhe do të vizitonin këtë super projekt të pozicionuar në plazhin e Palasës dhe do ta kthenin atë në një element të fortë estetik te videoklipe-ve të tyre muzikore.

Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik Tuna, ka zgjedhur Green Coast Resort me qëllim realizimin e xhirimeve për videoklipin e këngës së saj më të re “Nuk ma don zemra”. Me pamje dhe efekte artistike realizuar në vilat e Green Coast Resort dhe me një staf profesionistësh, videoklipi i ri i Tunës ka rezultuar mjaft i suksesshëm, ndonëse ka pak orë që është publikuar.

Një tjetër këngëtare ka përfunduar xhirimet në ambientet e Green Coast Resort dhe pritet që klipi i saj më i ri të lançohet së shpejti. Bëhet fjalë për Samanta Karavella, e cila pritet të zbulojë së shpejti më shumë informacion dhe detaje për këtë videoklip.

Krahas artistëve që kanë zgjedhur Green Coast Resort si vendndodhjen ideale për realizimin e xhirimeve, ka edhe të tjerë artistë të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë relaksi dhe argëtimi në këtë resort, pozicinonuar buzë detit magjik Jon. Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehen në rrjetet e tyre sociale se janë të mrekulluar nga ky super projekt dhe se po shijojnë në maksimum bukurinë magjike natyrore dhe shërbimet elitare në Green Coast Resort.

Magjia e plazhit të Palasës kombinuar me standardin e lartë dhe shërbimet elitare ofruar nga Green Coast Resort, duket që është kthyer në një destinacion të padiskutuar për artistët dhe jo vetëm.

—-

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Shtëpia e Birrës”/ Ndizet atmosfera në Korçë

Publikuar

-

Nga

Sot është nata e katërt e Festës së Birrës në Korçë dhe atmosfera duket shumë e zjarrtë.

Sheshi është mbushur plot me njerëz që po shijojnë performancat e këngëtarëve më të njohur të momentit dhe po shijojnë birrën.

Mes publikut të zjarrtë ka dhe turistë të cilët duket se po kënaqen pafund.

Zona para sheshit të stadiumit në natën e katërt të festës u mbush me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, që ndjekin koncertin duke konsumuar Birrën Korça dhe ushqimet tradicionale të zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Elida Jorgoni: “E poshtërova diktaturën erdoganiste”

Publikuar

-

Nga

Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në Parkun e Liqenit nga Bashkia e Tiranës mbetet ende temë e nxehtë diskutimi në mediat shqiptare.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër ngritjes së këtij objekti me argumentin se ky është një turp për shqiptarët dhe se cënon integritetin tonë kombëtar.

Në shenjë revolte, ka reaguar dhe aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni.

“E poshtërova diktaturën erdoganiste” shkruan ajo në rrjetet sociale teksa ka bashkangjitur dhe një foto, ku shihet se ka shkelur mbi memorialin turk, ndërsa ka shpalosur mbi të  flamurin tonë kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Jozefina Topalli bëhet gjyshe  

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të parë.

CNA.al mëson se vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli është bërë nënë për herë të parë, dhe ka sjellë në jetë një djalë.

CNA.al i uron jetë të gjatë dhe të lumtur.

LEXO TE PLOTE