LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish miku i Ramës kundër memorialit turk/ "Pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet..!"

13 Gusht 2019, 18:41, Denoncim CNA
Ish miku i Ramës kundër memorialit turk/ "Pa kuptim, pa

Arkitekti Maks Velo, një nga ish miqtë e kryeministrit Edi Rama, ka dalë kundër ngritjes së memorialit turk tek kodrat e Liqenit Artificial.

Sigurisht që nuk duhej ngritur, është pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet, ka artikuluar Velo gjatë një interviste të dhenë për “Panorama”, duke e thenë troç se Shqipëria nuk ka parë asnjëherë mirë nga Turqia që për pesë shekuj na mbajti të robëruar.

“…Një vasalitet që na poshtëron. Ajo që duhej bërë është që Parlamenti të aprovonte Genocidin turk kundër armenëve, në Luftën e Parë Botërore, që e kanë aprovuar parlamentet e Francës, Gjermanisë etj. Ky memorial na bezdis sepse na kujton 500 vjet robëri, krime e vrasje për të shtypur popullin shqiptar, moslejimin e mësimit të gjuhës shqipe. Shqipëria u bë vendi më i prapambetur i Ballkanit dhe këto pasoja nuk po i kalojmë akoma. Osmanët na mësuan të mos punojmë, të mos duam Europën e krishterë. Pasojat e kësaj zezone po i shohim sot me këtë korrupsion, me këtë krim, me këtë vetëposhtërim”, ka vlerësuar Velo.

Dhe më tej, i pyetur rreth faktit nëse vetë grushti i shtetit turk është një ngjarje e diskutueshme në vetvete, arkitekt-piktori Maks Velo është përgjigjur:

“Sa për grushtin e shtetit, kjo është shumë e errët dhe duhet të kemi parasysh që vendet europiane nuk janë dakord me mënyrën se si po e menaxhon Erdogani këtë problem”.

Po shteti shqiptar duhet të tregojë ndjeshmëri karshi kësaj ngjarjeje?” e pyet “Panorama” dhe Velo përgjigjet, me kundërpyetjen e mëposhtme:

“Shteti shqiptar nuk ka pse tregon ndjeshmëri ndaj kësaj ngjarjeje. Grushte shteti ka çdo javë nëpër botë, do u bëjmë nga një memorial nga Liqeni të gjithëve?!”

Lajmet e fundit nga