Connect with Us

Horoskopi, e martë, 13 Gusht 2019

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi, e martë, 13 Gusht 2019

Publikuar

-

Dashi

Truri juaj është jashtëzakonisht aktiv tani dhe po ju bën shumë produktiv dhe ambicioz. Si pasojë, do të keni pak durim për njerëzit që përpiqen t’ju ngadalësojnë. Mos humbisni asnjë moment me të tillë njerëz.

Demi

Do të hyjë shumë lumturi në jetën tuaj dhe ju e meritoni atë, prandaj shijojeni! Mos harroni të falënderoni universin. Ndërsa dita përparon, do të ndodhë diçka që e bën një nga marrëdhëniet tuaja të afërta të rritet edhe të bëhet më intensive.

Binjakët

Mënyra më e mirë për të siguruar të keni një ditë perfekte është të siguroheni se trupi juaj do të jetë në formë. Gjithashtu, tani është një kohë e mirë për të marrë masa parandaluese kundër një problem fizik.

Gaforrja

Nëse nuk merrni masa paraprake për të mbrojtur veten nga ankthi që po përhapet, jeta juaj mund të hyjë në një periudhë shumë të gjatë trazirash dhe pasigurie. Mos u shoqëroni me njerëz që sjellin negativitet te ju.

Luani

Mund të ndjeni se një person në një pozitë autoriteti po flirton me ju. Çdo shenjë inkurajimi nga ana juaj mund të keqkuptohet dhe mund të përdoret kundër jush më vonë. Përpiquni të mos përzieni jetën tuaj profesionale me jetën tuaj personale.

Virgjëresha

Yjet thonë se sot është një ditë që të mendoni për veten tuaj dhe të bëni atë që mendoni se është e drejtë. Në një moment të caktuar, duhet ta vendosni veten si prioritet. Kapni timonin e jetës suaj dhe drejtohuni drejt vendit ku dëshironi të shkoni.

Peshorja

Sot sekreti për të mbijetuar në një situatë delikate është që të shmangni konfuzionin duke dëgjuar me kujdes. Bëni disa pyetje interesante, por jo shumë personale dhe do të merrni një informacion të hollësishëm. Njohja me njerëz të rinj do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë.

Akrepi

Po bëheni gjithnjë e më i zënë me punë, kështu që është koha që të jeni shumë më selektivë sa u përket personave me të cilët kaloni kohën tuaj të lirë. Nëse jeni të përfshirë në një marrëdhënie, mund t’ju duhet ta vendosni atë në pritje për pak kohë.

Shigjetari

Të kesh ëndrra dhe të punosh për t’i realizuar ato është shumë e rëndësishme. Megjithatë, është po aq e rëndësishme që të kuptoni se kur duhet ta braktisni njërën prej tyre. Në dashuri nevojitet më shumë angazhim.

Bricjapi

Në një situatë të tensionuar që mund të përfshijë miq ose bashkëpunëtorë, nuk do të bënit keq që të shmangeni. Do të ishte më mirë nëse tregoheni asnjanës, sepse kjo do të vlerësohet në të ardhmen.

Ujori

Mos supozoni më të keqen në një situatë. Në fakt, duhet të mendoni më të mirën. Duke mbledhur energji pozitive, shanset janë që edhe një situatë negative të shndërrohet në pozitive. Kanalizoni padurimin tuaj në kuriozitet dhe kreativitet.

Peshqit

Fitoni njohuri që do të ndërtoni aftësitë. Ndërtoni aftësitë tuaja dhe do të ndërtoni suksesin tuaj. Mos hiqni dorë nga të mësuarit, sepse do të keni shumë përfitime prej saj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE