Connect with Us

Grabitet me dhunë bizesmeni/ Në kërkim autorët

Kronika

Grabitet me dhunë bizesmeni/ Në kërkim autorët

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur me dhunë banesën e bizesmenit V.G., i cili ka në pronësi një karburant.

Mësohet se grabitsit kanë arritur të marrin nga kasaforta një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Policia ka shkuar  në vebndngjarje, po bënë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U hoq si juriste dhe mori 50 mijë euro/ Arrestohet 36 vjeçarja në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një grua 36 vjeçare është arrestuar në Tiranë për “Mashtrim me pasoja të rënda”.
Në pranga është vënë shtetësja Amarilda Leka, 36 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.

Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase.

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë tek “Uji i ftohtë”/ Arrestohen 4 persona në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari Dajko Canodemaj.

Në pranga janë vënë shtetasit: • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;
• A. G., 24 vjeç, banues në Fier;
• D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;
• A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

LEXO EDHE:  Rrihet 28-vjeçari/ Policia sqaron ngjarjen

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Minibusi përplas 11 vjecarin

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur sot në Roskovec ku një 11 vjeçar u përplas nga një minibus tip ‘Iveco’

I mituri E.V. po lëvizte me biçikletë, ndërsa drejtuesi i minibusit Ali Malka e ka përplasur me automjetin e tij. Si pasojë e aksidentit, makina ‘Iveco’ ka përplasur dhe një automjet tjetër ‘Audi’, i cili ishte parkuar anës rrugës.

11 vjeçari është dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi shoferin e ‘Iveco’-s.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

LEXO EDHE:  Pogradec-Bien në kontakt me energjinë elektrike/Në gjendje të rëndë dy punonjësit e ujësjellësit

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE