LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonin dokumente/ Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për 4 persona

13 Gusht 2019, 12:38, Kronika CNA
Falsifikonin dokumente/ Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Bylykbashi dhe Artenis Culaj, si dhe “detyrim paraqitje” për Fatmir Losha, Klodian Agolli.

4 shtetasit kanë mbetur të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor ?DEPARTURE?, për shkatërrimin e grupit kriminal që siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë.

Në këtë operacion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë ? Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë ? Paris.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni ?DEPARTURE? , për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

Në pranga organizatori i grupit, i cili siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë. Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacionin ?DEPARTURE?, duke parandaluar dhe goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t?i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ??Ndihma për kalim të paligjshëm?? dhe ?Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave??, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë ? Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë ? Paris./ CNA.al

Lajmet e fundit nga