Connect with Us

Çfarë po ndodh në bastionin e së djathtës/ Topollaj jep lajmin fantastik

Politikë

Çfarë po ndodh në bastionin e së djathtës/ Topollaj jep lajmin fantastik

Publikuar

-

Partia Demokratike vijon me akuzat e saj ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri të cilin e shprehen se është një ish-i dënuar në Itali.

Ndërkohë nga ana tjetër përmes një statusi në rrjetet sociale numri dy i Partisë Socialiste është shprehur se brenda PS-së është përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj dhe se kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd.

Referuar kësaj përplasje  mes palëve  PD-PS, ka reaguar edhe anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj. Sipas Topollajit, nga gjithë kjo situatë e krijuar, lajmi i mirë është se do të përsëriten zgjedhjet dhe Shkodra  nuk do të jetë më në duar të ish-komunistëve.

LEXO EDHE:  Gjata “kryqëzon” Ramën, Ballukun dhe Markun/ Duhet të përgjigjeni për këtë pyetje

Postimi i plotë:

Lajm fantastik, ne Shkoder do kete serish zgjedhje.

Ne bastionin e se djathtes do te kete riperseritje te zgjedhjeve per kryetar bashkie per shkak se Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Rilindjes, ka bere deklarim te rreme ne formularin e vetedeklarimit. Paska qene e thene qe Shkodra te mos bjeri kurre ne duar te ish komunisteve.”/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Imami akuza Bashës/ “Nuk frymëzon, e nxorri PD jashtë politikës”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tha se ky i fundit nuk frymëzon më dhe se e nxorri PD jashtë politikës.

Sipas Imamit PD po të votohej sot do të merrte shumë më pak vota se në 2017, dhe se mbështetjen e ulët të partisë e tregojnë edhe sondazhet.

“Aksioni politik i ndërmarrë prej Bashës, djegia e mandateve dhe nxjerrja e partisë në rrugë, nuk dha rezultat sepse PD nga parti e frymës është kthyer në parti vetëm e militantëve. Që ti imponosh zgjedhjet  duhet të kesh fuqi.

LEXO EDHE:  Edhe njëhërë për vjedhjen në PD dhe mbrojtësit e hajdutit

LEXO EDHE:  Thellohet skandali për punësimet në administratë/ CNA.al sjell të tjera detaje

PD po të votohet sot ka më pak vota se sa kishte në 2017. Ka dhe sondazhe që tregojnë se vetëm 17% e anëtarëve të partisë mbështesin Lulzim Bashën dhe ky është problem i madh.

Zoti Basha nuk niset që të bëjë diçka si të fitojë zgjedhjet! Diskursi i gjithë kësaj është absurd sepse nuk e ka pasur plan dhe nuk e ka.”, theksoi Imami./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Godet Petrit Vasili/ “Qeveria, përgjegjëse përmosçeljen e negociatave”

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

I ftuar në Ora News, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke folur për negociatat  është shprehur se hapja e tyre në një situatë të tillë politike është e pamundur. Sipas Vasilit përgjegjëse kryesore për mosçeljen e negociatave me BE-së është qeveria.

“Në 2016 kishim çështjen e Reformës në Drejtësi, e cila u miratua me 140 deputet. Kur nuk bëmë kërkesë atëherë për negociatat, t’i kishim marrë atëherë, tani me këto probleme politike është e pamundur.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha bën lëvizjen e radhës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Zbardhet lista e këshilltarëve të PD për Tiranën

Nuk ka për të pasur hapje kurrë të negociatave përsa kohë ndodhemi në një situatë të tillë politike.

Kushtet që janë identifikuar si çështje themelore, politike përkatëse, ka vetëm një përgjegjës që është qeveria shqiptare.

Shpresa që këto kushte të minimizohen është e pamundur përsa kohë vijojmë të ecim në këtë drejtim.”, ka thënë ndër të tjera Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk prodhoi pasoja”/ Imami: Shkarkimi i Presidentit i vështirë

Publikuar

-

Nga

“Një akt që nuk prodhon pasoja nuk gjykohet!” Kështu u shpreh ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami teksa ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias dhe nismën e mazhorancës  për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Opinioni i Venecias është i rëndësishëm, për shkak se aty janë celebritete të së drejtës Europiane.

Sigurisht dhe atyre u ushtrohet presion politik, e rrumbullakosin ndonjëherë gjuhën, por kanë mbajtur një qëndrim serioz.

Unë them që akti i Presidentit nuk ka dhënë asnjë pasojë. Shkarkimi i një presidenti don arsye shumë të forta. Për mua nuk ka pikë rëndësie është apo jo dekreti i Presidenti në përputhje me Kushtetutën.

LEXO EDHE:  Kokëdhima: PD të mos vazhdojë pazaret me Edi Ramën në bodrumet e politikës së Tiranës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Zbardhet lista e këshilltarëve të PD për Tiranën

Është një akt që nuk ka dhënë pasoja në politike, dhe duke qenëse ka argument që mund të ketë kapërcyer, edhe këtë e vendos Gjykata Kushtetuese, atëherë çdo përpjeke në ketë drejtim nuk është e mençur, dhe e mirë për stabilitetin e vendit.

Një akt që nuk prodhon pasoja nuk gjykohet”, theksoi Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE