Connect with Us

Bolton: Do të mbështesim me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje

Bota

Bolton: Do të mbështesim me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje

Publikuar

-

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha të hënën në Londër se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje nëse qeveria britanike vendos ta bëjë këtë.

Vizita e zotit Bolton synon t’i japë Britanisë garanci mbi lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Bolton i tha Kryeministrit britanik Boris Johnson se Presidenti Donald Trump dëshiron të shohë një dalje të suksesshme të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor dhe se Uashingtoni do të jetë i gatshëm të punojë me shpejtësi për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Londrën.

Kryeministri Johnson dëshiron që BE-ja të rinegociojë kushtet e daljes së Britanisë përpara 31 tetorit, por BE-ja thotë se nuk do ta modifikojë pjesën e marrëveshjes që zoti Johnson thotë se duhet të ndryshohet patjetër.

Gjendja e tanishme e lë Britaninë të largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë periudhë zyrtare tranzicionit ose marrëveshje ligjore që mbulon çështje të tilla si tregtia, transferimi i të dhënave dhe politika kufitare.

“Nëse ky është vendimi i qeverisë britanike, ne do ta mbështesim atë me entuziazëm, dhe këtë po përpiqem të përcjell. Ne jemi me ju, jemi me ju,” u tha zoti Bolton gazetarëve pas ditës së tij të parë të takimeve.

LEXO EDHE:  Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

Zoti Bolton, i cili ndodhet në Londër për dy ditë bisedime me zyrtarët britanikë, po kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me Kryeministrin Boris Johnson pas tensioneve të herë pas hershme me ish kryeministren Theresa May.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, ndryshimi i saj më i madh gjeopolitik që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë diplomatë presin që Londra të bëhet gjithnjë e më e varur nga Shtetet e Bashkuara.

Një mesazh kryesor që po përcjell zoti Bolton është se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në zbutjen e daljes së Britanisë nga BE-ja me një marrëveshje të tregtisë së lirë për të cilën po negociohet nga përfaqësuesi amerikan i tregtisë Robert Lighthizer dhe homologja e tij britanike, Liz Truss./ Zëri i Amerikës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet lokale në Hamburg/ Triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve lokale në Hamburg, Partia Socialdemokrate, SPD mbetet forca kryesore politike, e pasuar nga Të Gjelbrit. CDU pësoi humbje të thellë, kurse AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlamentin e qytetit.

Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën (23.02) socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit janë entuziastë. Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me 6,6%, por ata dolën forca kryesore me 39,0% të votave, një rezultat zgjedhor, që SPD-ja nuk e ka më në asnjë land tjetër gjerman. Triumfues mund të quhen edhe Të Gjelbrit në Hamburg. Vërtet që ata nuk e arritën qëllimin të dilnin forca kryesore në Hamburg, por me 24,2% ata gati e dyfishuan rezultatin krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Katharina Fegebank, kandidatja e Të Gjelbërve

“Opcioni i afërt”

Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher, (SPD) e fituesi i zgjedhjeve bëri të ditur, se shpejt do të ketë bisedime me Të Gjelbrit për përsëritjen e koalicionit si “opcioni i afërt”. Të dyja partitë do të arrinin në Hamburg gati një shumicë dy të tretat. Por Tschentscher do të zhvillojë bisedime edhe me humbësin e zgjedhjeve, CDU. Sepse teorikisht në bazë shifrash mund të arrihej një shumicë edhe me një koalicion të konservatorëve me socialdemokratët.

Marcus Weinberg, kandidati i CDU

LEXO EDHE:  Demokratët sulmojnë presidentin Trump dhe njëri-tjetrin në debat

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Tre muaj bashkëjetesë, ministrat e Bashës nuk u takuan asnjëherë me Ramën

Në zgjedhjet e Hamburgut, partia populiste e djathtë, AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlament. Në fund ajo arriti të kalojë pragun e 5% me një rezultat 5,3%. Edhe liberalët e FDP-së arritën të kalojnë pragun zgjedhor dhe janë prezentë në parlamentin e ardhshëm pas rezultatit 5,0%. Zgjedhjet në Hamburg shënuan një pjesëmarrje të lartë zgjedhore, 63,3%, gati 7% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2015./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi shënon viktimën e katërt në Itali

Publikuar

-

Nga

Italia vijon të jetë në gjendje emergjence për shkak të frikës nga Koronavirusi. Numri i viktimave ka arritur në katër, ndërsa numri i personave të prekur deri tani ka arritur mbi 150.

Viktima e fundit është një burrë 84 vjeçar nga qyteti Bergamo.

Ndërkohë, mësohet se qeveria Italianë ka izoluar 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar.

Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Mediat italiane raportojnë se Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

LEXO EDHE:  Frika nga një luftë e padëshiruar

LEXO EDHE:  Frika nga një luftë e padëshiruar

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë.

Po ashtu, katedralja ‘Duomo’, në Milano, e cila është simbol i kryeqytetit Lombard, si edhe kinematë, teatrot, pubet dhe diskotekat, janë mbyllur.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi, Italia në rrethim

Publikuar

-

Nga

Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar. Gjendja po acarohet edhe nё Korenё e Jugut.

Codogno, qyteti i prekur nga Koronavirusi

“Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend. Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё „rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme. Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Hotspoti evropian

Deri tani nuk janё regjistruar nё asnjё vend tjetёr evropian kaq shumё raste tё infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Nё Itali janё regjistruar gjithsej 79 raste. Nga pjesёt veriore tё Italisё, nё rajonin Venecia dhe Lombardi, ka pasur edhe dy raste tё vdekjes. Pёr krahasim: Nё Gjermani janё regjistruar deri tani 16 raste tё infektimeve, nё Francё 12, ndёr tё cilёt njё person ka vdekur.

Shpёrthimi i infektimeve nё Lombardi ka ndodhur pas infektimit tё njё 38-vjeçari i cili po trajtohet nё njё spital nё qytetin e vogёl Codogno. Se ku ёshtё infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se ёshtё infektuar nga njё mik kinez, i cili ёshtё kthyer sё fundmi nga vendlindja e tij nё Itali. Por kjo nuk ёshtё konfirmuar. Ndёrkohё qё pёr ardhjen e virusit nё Venecia dyshohen afaristё kinezё, tё cilёt kanё ardhur atje. Njё rast nё rajonin Piemont ёshtё regjistruar pas kontakteve tё tij me njerёz nga Lombardia.

Gjendje alarmi nё Korenё e Jugut

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Basha në SHBA/Thirret nga FBI?!

LEXO EDHE:  Demokratët sulmojnë presidentin Trump dhe njëri-tjetrin në debat

Nё Korenё e Jugut qeveria ka shpallur gjendjen mё tё lartё tё alarmit, pёr shkak tё infektimeve. Presidenti Moon Jae ka vendosur kёto masa pas dy rasteve tё tjera tё vdekjeve. Epidemia gjendet njё njё „pikё tё rёndёsishme kthese“. Ditёt e ardhshme do tё vendosin se si do tё zhvillohen gjёrat. Qeveria e tij po ndjek sugjerimet e ekspertёve dhe ka ngritur gatishmёrinё e veprimit nё nivelin mё tё lartё tё mundshёm. Qeveria pohon se nuk do tё hezitojё tё ndёrmerren edhe masa tё papara deri tani nё luftёn kundёr kёtij virusi. Deri tani nё kёtё vend janё regjistruar 602 raste tё infektimeve, qё ёshtё numri mё i madh pas Kinёs. Shumica e infektimeve ka ndodhur nё kishёn Shincheonji Church of Jesus, ku njё e infektuar ka shkuar dhe fillimisht ka refuzuar tё bёjё testet mjekёsore. Mё pas ka shkuar edhe nё shёrbimet e kishёs nё qytetin Daegu.

Gjendja e paqartё

Në Casalpusterlengo njerëzit mbajnë maska e qëndrojnë në radhë në supermarket

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё. Nё Kinё ёshtё rritur ndёrkohё numri i tё infektuarve nё mё shumё se

77.000. Prej tyre 2400 kanё vdekur. Por ekspertёt mendojnё, se shifrat nё Kinё mund tё jenё shumё mё tё larta. Numri mё i madh i tё vdekurve ka ndodhur nё provincёn Hubei, ku ёshtё regjistruar pёr herё tё parё sёmundja nё qytetin milionёsh Wuhan, nё dhjetor tё vitit tё kaluar./ DW

LEXO TE PLOTE