Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Bijtë bastardë të erdoganizmit

Opinione

Nga Andi Bushati/ Bijtë bastardë të erdoganizmit

Publikuar

-

Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.

Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre.

Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek parku i liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin e ish kreut të komunitetit musliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vllazëria Gylen është një organizatë terroriste.

Në të mirë apo në të keq, marëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirësi, e kanë kapërdirë në Tiranë.

Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit.

Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj.

Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik, rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to.

Pikërisht për këtë me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë Shqipëri”.

Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë.

Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave.

Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan.

Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pikë ata janë koherentë me rrugën që ndjekin.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Basha s’po e hap dot çadrën

Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka për zor ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për ti dorëzuar imamin Gylen, ai e justifikon faqe botës bugosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë.

Ndërsa, idhtarët e tij në Tiranië janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike edhe të përfitojnë nga e kundërta e tyre.

Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të “demokracisë” të 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty.

Erion Veliaj që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV e maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet. Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: “bashkia nuk di gjë, pyesni ministrinë e jashtme”.

Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njëra anë, parku i liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si psh. ai i ish presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq.

Por, kjo ngjarje, sa e shëmtuar dhe komike, na shërben për të kuptuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e përgjithshëm, sërish nuk di të ndalet. Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndërpret, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Denis Dyrnjaja/ Të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje!

Publikuar

-

Nga

Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Majlinda e Parlamentit. Kemi probleme të rënda me integrimin e brendshëm, ndërkohë që pretendojmë integrimin e jashtëm. Jemi në gjendje të rëndë, madje shumë të rëndë. Përfaqësimi politik ka prekur fundin, Majlinda është një ligjbërëse dhe ligjvënëse sipas statusit që ka aktualisht, pra Deputete e Kuvendit të Shqipërisë e ardhur nga listat e Opozitës.

E kam parë disa herë fjalimin e saj se doja të kuptoja, nëse e ka shkruar vetë mirë dhe lexon keq, ja ka shkruar dikush tjetër, e ka përkthyer me google translate, nuk di as të shkruaj e as të lexojë, apo një përzierje e disa elementëve bashkë, por pastaj mendova se kjo në fakt në këtë rast nuk ka asnjë rëndësi.

Ky është nga ato raste që nuk duhet të merresh me shkakun parësor, pra me Majlindën, por me shkakun thelbësor që e solli Majlindën në tempullin më të lartë dhe të nderuar të demokracisë në një vend normal, sikurse është Parlamenti. Dhe menjëherë mendon cila është zgjidhja.

Paswordi është i thjeshtë: ZGJEDHJET Vendi ka nevojë për zgjedhje në mënyrë urgjente për të ndalur këtë turp kombëtar, këtë nëpërkëmbje të intelektit dhe dinjitetit për njerëz që kanë një formim normal. Është turpëruese edhe për mazhorancën që pretendon se ka një parlament funksional me të tillë individë. Por ndërkohë para se të kërkojmë zgjedhjet si mënyrë urgjente shpëtimi për të ndalur këtë turpësi kombëtare, duhet drejtuar gishti te ata që na e kanë servirur këtë peshqesh edhe pse pa vetëdije ose të pamenduar.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Platforma zhgënjyese e opozitës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Letra e 30 shkrimtarëve, si shuplakë për copëtuesit e Kosovës

Përveç se një ndjese publike të domosdoshme dhe të detyrueshme për braktisjen e mandateve parlamentare dhe këtë peshqesh që i ka bërë nivelit të përfaqësimit dhe politikbërjes me këta persona që janë futur në lista në mënyrë të papërgjegjshme thjeshtë për të mbushur numrin dhe kuotat, Lulzim Basha duhet të shprehet hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe t’ja imponojë këtë edhe mazhorancës së Edi Ramës që në parlament të shkojnë persona që kanë kredite publike dhe që njërëzit dëshirojnë t’i kenë si përfaqësues.

Kompleksi se dikush mund të marrë vota edhe më shumë se vetë drejtuesit e partive apo ofiqarët e tyre që nuk mbledhin personalisht as votat e farefisit të vet duhet të marrë fund. Deformimi i përfaqësimit politik në Shqipëri është rast unik për demokracitë moderne, krah të cilave pretendojmë se jemi.

Asnjë shtet që ka zgjedhur demokracinë si sistem nuk ka arritur në këtë derexhe ku analfabetët funksionalë ose jo kanë në dorë ligjet e vendit. Atdheu është vërtet në rrezik, jo nga Franca, Danimarka apo Holanda që na refuzojnë për në BE, por është në rrezik nga korrupsioni politik dhe injoranca që kanë prodhuar fenomenin Majlinda.

Kjo është përgjegjësi kombëtare dhe përgjegjshmëri personale që duhet ndërmarrë me çdo kosto dhe çmim politik nga ata që aktualisht kanë në dorë vendimmarrjen. Është emergjencë kombëtare dhe nuk është për t’u zbavitur, por për të uluritur.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedonia, duke mbetur edhe pas saj. Ky opsion, që ishte prezent deri në fund në tryezë, u eleminua falë një qasje strategjike të presidentit Makron që i “dogji” te dy vendet sëbashku, nën moton: të reformojmë më parë BE, pastaj të mendojmë për zgjerimin.

Sikur kreu francez i shtetit mos kishte mbështetur këtë sfidë, qeveria Shqiptare do të ishte në ditën e saj më të keqe dhe në pozitën e saj më të vështirë. Edi Ramës nuk do ti pinin ujë alibitë se faji nuk qëndron tek ne, por është problem i BE.

Veçimi nga fqinji ynë lindor, ashtu siç kërkuan një grup serioz vendesh, do të bëhej realitet dhe Shqipëria do të mbetej në vagonin e fundit përkarh Kosovës dhe Bosnjes.

Drejt këtij fundi katastrofik rilindja ka punuar me kokfortësi dhe këmbëngulje së paku prej tre vitesh.

Ajo ka injoruar dhe fshehur çdo alarm që i ka rënë dhe çdo sinjal shqetësues që ka marrë. Ajo është përpjekur vetëm për një gjë, të vërë në punë makinerinë gjigande të propagands, duke u munduar të fshehë simptomat pa kuruar pasojat.

Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje këtë proces e ka të qartë se sinjalet për një fund katastrofik kishin mbërritur me kohë. Së paku Gjermania, por edhe Holanda edhe Franca, i kanë dhënë mesazhet të qarta se shumëçka nuk është në rregull, por në vend që të dëgjoheshin, ato u munduan të sfumoheshin në zhurmën e daullexhinjve të propagandës.

Në nëntor të 2016, kur Edi Rama qe ende në mandatin e parë përkrah Saimir Tahirit, në Tiranë zbarkoi deputeti i CDU-së së Merkelit, Krichbaum, shefi i komisionit për mardhënie me BE-në, në Bundestag. Ai foli për herë të parë për shtatë kushte për hapjen e negociatave mes të cilave përmendej, lufta ndaj krimit, bërja pas në betejën me drogën dhe reforma zgjedhore.

Në vend që të reflektonte, Edi Rama e bëri deputetin gjerman, personazh të monoogjeve të tij të përjavshme në Facebook, duke prerenduar se ai ishte përkthyes në gjermanisht i tezave të PD-së dhe se ky lloj deputeti qe pa as një peshë, pasi vendimi ishte në duar të qeverive.

Dy vite më pas, gjatë një vizite në Gjermani, në prill 2018, kjo symbylltësi do ti kthehej në boomerang. Deputetët e djathtë gjermanë do të bojkotonin një darkë më kryeministrin për mënyrën se si qe sjellë me kolegun që pat folur në emër të tyre, por njëkohësisht, do ta fshikullonin qeverinë për mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe sulmin kundër prokurorëve që e hetonin atë.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

LEXO EDHE:  Bushati tregon arsyen e vërtetë përse njerëzit nuk i besojnë Bashës

Këto nuk ishin sinjalet e vetme. Në gusht 2017 shtypi holandez njoftoi se policia e këtij vendi, i pati kërkuar qeverisë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Në vend që kjo indicje të shtypte butonin e alarmit, e mobilizoi shtetin për fshehjen e lajmit. Ambasadorja jonë në Hagë deklaroi se gazeta “De Telegraaf” ishte përkthyer keq në Tiranë dhe shqetësimi u tentua të varrosej me kaq.

Sjellja prej struci nuk zgjidhi asgjë.

Në prill të këtij viti, 105 deputetë holandezë (nga 150 gjithsej), e votuan atë që ne shtireshim sikur nuk donim ta shikonim. Po, pa nxjerrë asnjë mësim, vendimit për heqjen e lirisë së lëvizjes, daullexhinjtë e rilindjes iu përgjigjën me një sulm idiotesk ndaj vendit të tulipanëve, si një vatër shumë më e madhe se ne, për krimin dhe drogën. Përgjigjja ndaj gjithë këtij mos reagimi ishte një votimi i dytë i deputetëve në Hagë, për ti thënë JO, hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Po e njëjta fabul është përsëritur edhe me Francën. Shqetësimi për azilkërkuesit shqiptarë nuk është i tanishmi. Ai daton që në vitet, 2016-2017, kur presidenti i sotëm Makron ishte thjeshtë një anëtar i kabineti i paraardhësit të tij Holland. Të gjithë ministrat tanë të brendëshëm pa përjashtim janë thirrur në Paris, për të dëgjuar këtë shqetësim që nuk është një alibi e nxjerrë sot. Homologët e tyre francezë si rrallë herë kanë ardhur njëri pas tjetrit në Tiranë, për të zgjidhur problemin. Por, gjithmonë, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për tu dhënë një përgjigje serioze. Sepse, përpara masave konkrete ajo ka pasur një preokupim: fshehjen e lajmit.

Pikërisht kjo politikë e mbylljes së syve, kjo sjellje sikur alarmi nuk ekziston, kjo përpjekje e shtetit të propagandës, për të mbytur çdo të vërtetë, na solli në pikën kritike të ndarjes nga fqinji ynë lindor.

Ajo kulmoi në propozimin e presidencës finlandeze të mbështetur nga shumë vende, për të veçuar Shqipërinë nga Maqedonia. Ajo u dallua tek ato vende anëtare si Danimarka, Holanda, Spanja që ne na thanë JO dhe atyre PO. Ajo u duk te të tjera si Gjermania, që ne na mbytën me kushte ndërsa Shkupit i ndezën dritën jeshile.

Falë presidentit Makron dhe një vizioni të tij të ndryshëm për Europën e dy shpejtësive që transformon edhe politikat e saj të zgjerimit, Edi Rama dhe daullexhinjtë e tij shpëtuan nga ky turpërim publik. Ata shmangën më të keqen, mbetjen pas Maqedonisë. Ata realizuan ëndrën e shqiptarit primitiv që kur nuk ia del vetë, lutet të ngordhë lopa komshiut.

Kryerilindasi e kori së paku këtë fitore. Prandaj ai sot është në të drejtën e tij të organizojë sërisht një festë. Të hapë shampanjë dhe të hedhë fishezkzarre si një vit e ca më parë kur na tha se negocitat i kishim hapur./ Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Zoti Makron na bëri të kujtojmë Francën e shekullit që shkoi”

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Yzeiri

Refuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos çelin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, po kthehet në një përplasje gati personale mes presidentit të Francës dhe këtyre dy vendeve.

Këmbëngulja e tij sa vjen e po bëhet qesharake dhe kundërvënia e tij kundër të gjithëve me idetë për të riparë problemet që ka Bashkimi Europian nga brenda e pastaj të vendosim për zgjerimin, po paraqitin më shumë frustrimin e zotit Makron përballë një vendimi që, në një pikëpamje, është thjesht një akti virtual, krejtësisht formal dhe nuk ndryshon asnjë gjë, qoftë për Europën, qoftë për Francën e aq më pak Për Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Banorët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin nëpër Europë si qytetarë të lirë të saj, dhe atyre që do t’u mbushet mendja do të rrijnë të gjejnë ndonjë mundësi për të punuar në ndonjë vend të Europës ose do të ndalojnë më shumë në Francë për t’u hedhur pastaj në Angli. Ky frustrim i Makronit nuk e ndryshon pozicionin gjeografik të Shqipërisë apo të Maqedonisë së Veriut dhe as historinë e tyre.

Refuzimi i zotit Makron, gjithnjë e më shumë, po merr formën e një përjashtimi dhe po shfaq dallimin e thellë që ekziston në nënvetëdijen e një pjese të elitave europiane për vendet e Ballkanit apo ato të Lindjes si pjesa e një areali që nuk mund të përafrohet me klubin Perëndimor të Europës klasike dhe të krishterë që u ndërtua në fillim jo për të përfaqësuar gjithë kontinentin, por për të bërë bashkë interesat e pak vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore që shërbenin dhe shërbejnë ende si qendra tërheqëse për gjithë kontinentin dhe me gjerë.

Një filozof i kohëve tona, duke folur për qasjet e disa vendeve europiane ndaj problemeve që shfaqen në Ballkan apo më gjerë, thotë se, në disa raste, diplomacitë e këtyre vendeve, kur duan të marrin vendime të mëdha, i fusin duart në sirtarin me dosjet e shkeullit XIX.

Kur SHBA-të dhe Bashkimi Europian dënuan njëzëri pastrimin etnik në Kosovë dhe kur të gjitha, pa asnjë përjashtim, edhe me Francën në ballë votuan për bombardimin e Serbisë, pati një entuziazëm të lehtë dhe të gjithë menduan se dosjet e shekullit XIX do të rrinin të kyçura dhe Europa po projektohej drejt së ardhmes dhe se koha e dhunës dhe e luftërave do të duhej të merrte fund. Mirëpo, 11 shtatori i prishi të gjitha ekulibrat.

Pas asaj ngjarjeje asgjë nuk është si më parë. Kujtoni maskrat në Ruandë ku kriminelët hutu edhe me ndihmën e armëve shqiptare të shitura nga qeveria e Sali Berishës, siç kujtonte me të drejtë një kolegu ynë këto ditë (Ramadan Gjana –Genocidi në Ruandë, tregtarët shqiptarë të armëve dhe roli i errët i Berishës, Tema 16 tetor 2019), masakruan mbi 1 million tutsi edhe me ndihmën dhe heshtjne franceze.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Letra e 30 shkrimtarëve, si shuplakë për copëtuesit e Kosovës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Bashës i duhet edhe një “armik”

Në vendin e zotit Makron kjo dosje përvëluese i përplaset në fytyrë atij dhe shtetit francez vazhdimisht. Lufta në Irak, revolucionet në vendet arabe, kriza e tmerrshme në Siri, kjo që po ndodh tani në fund me Erdoganin në veri të Sirisë, dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian, djegia e Parisit të zotit Makron për gjashtë muaj resht nga jelekverdhët, krizat e njëpasnjëshme që kanë prekur vendet e eurozonës, të gjitha këto e jutifikojnë frustrimin dhe pafuqinë që shfaq zoti Makron për të marrë vendime që do të linin një gjurmë të lehtë në këto zhvillime.

Për fat të keq, nuk është kështu. E vetmja gjurmë që po mundohet të lërë zoti Makron është këmbëngulja për të mos pranuar që dy vende modeste të pajisen me letra që të bëhen pjesë e një klubi shtetesh që e patën themeluar dikur të tjerë europianë të mëdhenj. Protagonizmi që po tregon zoti Makron me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është si një heroizëm pa ide që nuk ndryshon asgjë. Ai ka vetëm një efekt. Në imazh.

Zoti Makron, me këtë këmbëngulje të tij duket sikur është i interesuar që gjithë ata që po e ndjekin këtë spektakël të kujtohen për biografinë e këtyre vendeve. Kjo ka bërë që të shpërthejnë të gjitha retorikat nacional romantike, të nxiten populistët dhe nacionalistët e të gjitha rrymave për të projektuar hartën e një rajoni siç është Ballkani me të gjitha anët negative që ka një organizim shoqëror.
Gjtihë kjo që po ndodh, në fakt, po merr pamjen e një spektakli me pjesëmarrës që konkurojnë në një talent show.

Zoti Makron shfytëzon fuqinë e kartonit për të mos kaluar në turin tjetër dy konkurentë jo pse ata nuk e meritojnë, por sepse juria ka probleme vetë dhe se kampionati do të shtyhet. Paradoksi është kaq i madh sa në qoftë që ti e vëren me vëmendje të bën edhe për të qeshur. Pse ?

Ne kemi vendosur që të dorëzojmë disa nga pavarësitë tona, pra kemi hequr dorë nga disa elemente të sovranitetit për t’u bërë pjesë e një grupi më të madh shtetesh që nesër do të marrin vendim edhe për ne duke na kufizuar shumë nga liritë tona, por edhe duke na mundësuar që të përfitojmë nga përvoja dhe nga një bashkim që në punë të buxhetit do të na mundësojë të përfitojmë projekte.

LEXO TE PLOTE