Connect with Us

Balluku në konferencë për naftën/ Plas debati me Ramën

Lajm i Rekomanduar

Balluku në konferencë për naftën/ Plas debati me Ramën

Publikuar

-

Intesifikimi i i kontrollove për cilësinë e karburantit, ka qenë dje tema e konferencës për shtyp të ministres së Infrastrukturë dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Konferenca është transmetuar dhe nga faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë qytetarët ka lëshuar akuza për gënjeshtra, në lidhje me çmimin dhe cilësinë e naftës.

Këtyre akuzave iu është kundërpërgjigjur vetë kryeministri Rama.

“Boll na tregove përralla si në kohën e “xhaxhit”. Unë paguhem me 150 paund dita edhe nafta është 1 paund e 23 pikë që do të thotë 1 600 lekë të vjetra. Vendi ynë ka naftë pa hesap qe e vidhni ju pushtetarët. Je tradhëtar dhe mallkuar qoftë ajo ditë që të besuam ty për herë të dytë.

E menjëhershmë ka qenë kundërpërgjigja e Ramës.

“Ti mua s’më ke besuar asgjë se dukesh nga gjuha, po kjo s’ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se unë s’tregoj asnjë perrallë, të pëlqen s’të pëlqen ty e vërteta dhe e dyta, do ti s’do ti, unë s’kam lidhje me asnjë vjedhje, po vetëm me pasionin e me vullnetin për të bërë gjëra të mira për këtë vend, duke duruar edhe gojë të shthurura si kjo e jotja, madje edhe duke i respektuar me vëmendjen time. Pa problem, po të pakten atje ku ke shkuar, përveç naftës për makinën, mundohu të mendosh edhe për ushqimin e mendjes”, i është përgjigjur Rama.

Përgjigjja e tij është shenjëstruar nga komentues të tjerë, të cilët i kanë tërhequr vëmendjen Ramën, për mënyrën se si shprehet.

“Po pse i thua mendje shthurur, o Skënderbeu i dytë, ka ndonjë gjë të vërtetë nga ato që thotë zoteria aty, a si?….Mos harro, që Shqipëria është vend i vogël dhe ne e dimë se si qysh tek bëhen gjërat te ne po të paktën mos na bëni si të virgjer kot…. Ke dore në vjedhje si nuk ke, perderisa i mbron shokët quhesh bashkëpunëtor, apo ata që vjedhin dritat i fut në burg ti.  Nuk e kuptoj çfarë zemre ke, që shikon popullin tënd të vuaj në këtë gjendje dhe nuk merr masa të menjëhershme.

Kanë qenë këto disa nga komentët që kanë “kryqëzuar” Ramën.

“Nafta është katastrofë, nuk ka cilësi fare edhe çmimi skandal po ta krahasojmë me jashtë shtetit, ne jemi vendi që e kemi më shtrejt”, i ka shkruar një qytetar.

Sërish Rama nuk ka vonuar të përgjigjet.

“Nuk e di si e ke bërë krahasimin ti, se krahasimi bëhet me analiza teknologjike, por në Shqiperi ka edhe naftë shumë të mirë, po ka për fat të keq edhe naftë jocilësore, sepse jo të gjithë respektojne ligjin e konsumatorin.  Prandaj po e përshkallëzojmë edhe këtë luftë, por ama mos e harro ku ishim edhe në këtë fushë, se e mira s’ka fund kurse e keqja harrohet shpejt”, është përgjigjur kryeministri.

Më poshtë po sjellim debatin e kryeministrit me qytetarët nëpërmjet komenteve./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE