Connect with Us

Asnjë hap pas/ Paralajmëron Agron Duka

Politikë

Asnjë hap pas/ Paralajmëron Agron Duka

Publikuar

-

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka reaguar pas deklaratës së PD-së ditën e sotme, në të cilën Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi do të publikonte  për mediat dokumentet e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit në Firence.

“Asnjë hap pas!”, ka paralajmëruar Duka, teksa e cilëson dekriminalizimin si një sukses historik i opozitës.

Kujtojmë se, në deklaratën e tij nga selia blu, pas publikimit të dokumentave, Bardhi u shpreh se  në bazë të sistemit të dekriminalizimit nuk mund të kandidojnë për zgjedhje  apo të ushtrojnë pozicione drejtuese persona që kanë falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Duka mungon në mbledhje/Basha të pranojë ofertën

Bardhi po ashtu i bëri “thirrje prokurorisë për marrjen e masave për të proceduar penalisht  shtetasit Valdrin Pjetri për të paktën  4 raste falsifikimin e formularit te dekriminalizimit.”

Postimi i Agron Dukës:

Dekriminalizimi është një sukses historik i opozitës.
Asnjë hap pas!/ CNA.al

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit/ Zbardh fakte të reja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Artan Hoxha shpëtoi Ramën nga burgu”/ Balla zbulon urdhër-arrestin

Publikuar

-

Nga

Moderatori Sokol Balla ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij, “Real Sroey”, duke zbuluar një “sekret” të paditur më parë.

Teksa ishte duke folur për protestën dhe vrasjen e katërfishtë në 21 Janar të vitit 2011, Balla tha se po të mos ishte publikuar videoja e vrasjes, nga gazetari Artan Hoxha, kryeministri Edi Rama do të ishte sot në burg.

Sipas tij, para se të publikohej videoja, ishte firmosur urdhër-arresti për Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka sulmon opozitën/ Është e paorganizuar dhe luks për kryeministrin

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Duka mungon në mbledhje/Basha të pranojë ofertën

“Nëse nuk do dilte ajo video, Rama do ishte në burg. Është e vërtetë! Po ta them unë, ka qenë gati i firmosur  urdhër-arresti para se ta jepte Artan Hoxha videon”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj “i del nga duart” Bashës/ Nuk ulemi në debat me kriminelë

Publikuar

-

Nga

Megjithëse kryedemokrati Basha, shkeli mbi premtimet e tij, dhe u ul në trezë me Damian Gjiknurin, ish deputeti Enkelejd Alibeaj ka tjetër qëndrim.

I ftuar në emisionin “Tempora”  Alibeaj është treguar i prerë, ndërsa tha se nuk mund të ulesh me tryeza debatesh me kriminelë që vjedhin votat dhe buxhetin e shqiptarëve.

“Të ulesh në tryeza debatesh me kriminelë nuk i shërbejmë interesit publik! Me kriminelë të votës, me kriminelë që vjedhin buxhetin e shqiptarëve, me kriminelë që lëshojnë kriminelët nga burgjet… Lidhur me Gjiknurin, ai e ka vendin në burg. Nuk e kemi ne mundësinë ti themi një kryekrimineli si Rama që në vend të Damian Gjiknurit që vodhi votat e Dibrës të vendosë një tjetër si Rrahman Rraja apo Taulant Balla” , theksoi Alibeaj më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërdoroi 612 mln lekë nga fondet publike/ Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi padit penalisht paraardhësin e tij Besnik Dushaj dhe 7 punonjës të kësaj bashkie.

Mësohet se ditën e sotme Byberi ka depozituar padinë për shpërdorim të fondeve publike, për shifrën 612.000.000 lekë të vjetra.

Mbi Dushajn është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë me tendera” dhe “shkatërrimit të pronës publike”.

LEXO EDHE:  Bizneset ulin qepenat/ Zbulohet porosia e Bashës për deputetët dhe aksioni për këtë javë

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Duka mungon në mbledhje/Basha të pranojë ofertën

Lidhur me këtë padi ka reaguar edhe Dega e Partisë Demokratike së Tropojës, e cila pretendon se ky është mashtrim i iniciuar në media. Demokratët pretendojnë se procedurat e kryera gjatë viteve 2015-2019 janë në përputhshmëri të plotë me legjislacionin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE