Connect with Us

Analisti amerikan shuplakë Ramës/ “Qenush para Erdoganit! Memoriali s’ka vend në Shqipëri

Kryesore

Analisti amerikan shuplakë Ramës/ “Qenush para Erdoganit! Memoriali s’ka vend në Shqipëri

Publikuar

-

Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në Parkun e Liqenit Artificial, mbetet ende temë e nxehtë diskutimi në mediat shqiptare.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër ngritjes së këtij objekti me argumentin se ky është një turp për shqiptarët dhe se cënon integritetin tonë kombëtar

I të njejti mendim duket se është dhe analisti amerikan, David Phillips, i cili duke folur për “Zërin e Amerikës” tha se ky memorial nuk ka vend në Shqipëri, ndërsa theksoi se  autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij.

Duke folur më tej analisti tha se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan, ndërsa e ka konsideruar kreun e qeverisë shqiptare si një “qenush” par alideritu turk.

“Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent. Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore

Tjetër goditje e Altin Goxhajt/ Ja përse jemi kundër neotomanizmit

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësuesi i Lëvizja Antisoros për Shqipërinë, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e vet në rrjetet sociale ka dhenë arsyetimin e tij lidhur me qënien kundër asaj që ai e etiketon si “neotomanizëm”, e që përbën rrezik për interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të shqiptarëve..

“JA PËRSE JEMI KUNDËR NEOTOMANIZMIT SI RREZIK PËR INTERESAT, IDENTITETIN DHE SOVRANITETIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE! e nis shkrimin avokat Goxhaj, që më poshtë vijon:

“Unë kam respekt për Turqinë dhe turqit por nuk dua që Shqipëria të jetë nën influencën e Turqisë Erdoganiste apo siç ka filluar të quhet Turqia Neotomaniste bazuar te një Doktrinë Gjeopolitike, mentalitet dhe ideologji rajonale e cila cënon rëndë interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të Shqipërisë Europiane dhe ProAmerikane, Kosovës, Maqedonisë dhe interesat e shqiptarëve kudo në rajon por edhe më gjerë!

Ky problem ka filluar të thellohet për herë të parë me Erdoganin e pas Grushtit të Shtetit!

Turqia e pas Grushtit të Shtetit ka ndryshuar me themel dhe transformimi i saj kanë sjellë efektet e veta edhe në Rajonin tonë duke dëmtuar interesat tona por dhe duke rritur afrinë e Turqisë me Serbinë dhe Rusinë!

Këtë duhet të kuptojnë të gjithë dashnorët e Neotomanizmit!
Ne jemi Për Shqipërinë ndërsa ata Për Turqinë!

Këta dashnorët e Neotomanizmit duan apo s’duan t’a kuptojnë por pak e nga pak po ngjajnë me ato forcat antishqiptare haxhiqamiliste por edhe esadiste të mbi 100 vjetëve para që nuk donin pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë dhe bënin çmos për t’a sabotuar pavarësinë e Shqipërisë dhe orientimin e saj drejt familjes së natyrshme europiane që u takon me të drejtë nga historia, geni dhe fara!

Ne jemi shqiptar autokton europian me farë e gjuhë, histori dhe kulturë dhe jo arnaut turq!

Tezën që shqiptarët janë turq apo vëllezër me turqit e shpikën grekët dhe serbët në 200 vjet me ndihmën e Portës së Lartë dhe të Turqisë pas otomaniste (derisa Turqia u bë anëtare e NATOs) si pretekst për shfarosjen, asimilimin, shpopullimin e shqiptarëve në Ballkan por dhe për të legjitimuar pushtimin e territoreve mijëra vjeçare të shqiptarëve!

Dikur Vaso Çubrilloviç mbi këtë tezë se shqiptarët janë turq dhe vëllezër të turqve ideoi Memorandumin e Dëbimit të Shqiptarëve nga Ballkani!

Një ndër pikat kryesore të tij ishte kërkesa për ndihmë Turqisë për të sjellë në trojet shqiptare “agjitatorë nga Turqia që do të propagandonin nostalgjinë për Portën e Lartë dhe orientimin e shqiptarëve drejt dashurisë për Turqinë”.

Ndërsa sot Soros nëpërmjet bashibozukëve dhe jeniçerëve të tij po aplikon fazën finale me Axhendën për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Kjo e shpjegon edhe arsyen se pse Rilindja dhe Kolona e Pestë e Soros në PD po punojnë fort për propagandimin e një identiteti shqiptar “vëlla me turkun” (siç dëshmuan dhe proklamuan te memoriali i turpit si Mazniku i MJAFTG99 të Rilindjes Sorosiste dhe Çollaku i PDRsë dhe Sorosit) dhe po e kthejnë Shqipërinë në një vend vasal të Portës së Lartë dhe duke u sjellë si pashallarë të preferuar apo kandidatë për preferencë të Sulltanit Erdogan!

Soros dhe Erdogan pavarësisht se kanë qenë në konflikt për çështjet turke, për rastin shqiptar, me fitoren e Trump dhe konfliktin e ri SHBA-TURQI gjejnë pikë të përbashkët antiamerikanizmin e kësaj Klike Politike (siç u quajt nga veprimtari dhe gazetari i madh shqiptaro-amerikan Frank Shkreli) dhe po shfrytëzojnë maksimalisht çdo gjë para ardhjes së Ambasadores së Re Amerikane të emëruar nga Trump e cila e njeh mirë Erdoganin dhe Neotomanizmin dhe është akuzuar nga krahu i Erdogan si “armike” e Turqisë Erdoganiste!

Pashallarëve tanë, Stambolli dhe Turqia Neotomane u duhen si streha e fundit ku do të fshihen nesër nga çdo rrezik brenda dhe jashtë Shqipërisë për gjithë zullumet që i kanë bërë Shqipërisë por edhe vetë SHBA-së!

Por neve na duhet me çdo kusht të veprojmë kundër një Axhende Neotomane dhe Sorosiste AntiAmerikane në Shqipëri që zbatohet nga jeniçerët e Soros dhe Erdogan!

Kjo është çështje e rëndësisë së veçantë dhe prioritet i prioriteteve! Sepse kur mendon se Djalli Soros është bërë bashkë me Sulltan Erdoganin duke bashkuar forcat në mbrojtje të jeniçerëve të tyre sorosist dmth të kësaj klike politike majtas-djathtas që po zbaton këtë Axhendë Rrënimi, Falimentimi dhe Shpopullimi të Shqipërisë, e kupton se e Keqja nuk paska fund por edhe Fundi i Maskarenjve po afron!

P.s. Kujtesë edhe një herë: Të jesh kundër Neotomanizmit të Erdogan do të thotë që je shqiptar patriot, dhe kjo nuk të bën antiturk e për më pak islamofob! Në Turqi gati gjysma e popullsisë voton kundër Erdogan dmth neotomanizmit të tij dhe kjo nuk i bën ata as antiturk dhe as islamofob! Qartë?!”, përfundon shkrimi i publikuar nga avokati Altin Goxhaj./CNA.al

Debati mbi memorialin turk/ Goxhaj: Kush e kthen në fetar shkel ligjin

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Lidhjet e PS-së me strukturat kriminale/ Pas Valdrin Pjetrit, paralajmërohen emra të tjerë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka paralajmëruar se përveç Valdrin Pjetrit do të dalin emra të tjerë, që janë të lidhur me struktura kriminale.

Sipas Braimllarit, rasti i kryebashkiakut të ri të Shkodrës është i përsëritur, ndërsa u shpreh se Valdrin Pjetri është filozofia e Rilindjes.

“Nuk kemi dyshime që Edi Rama nuk kërkon që Shqipëria të integrohet në BE, sepse nëse ndodh ky proces nuk do ketë kandidatë si Valdrin Pjetri. I është përmendur shumë emri Vladrin Pjetrit për kandidaturën si kryetar bashkie në Shkodër, por ajo është filozofia e Rilindjes. Nuk është vetëm ai, ka edhe të tjerë që në ditët në vazhdim do të dalin, të cilët përfaqësojnë strukturat kriminale, të cilët komunikojnë në telefon me krimin e organizuar” u shpreh Braimllari në studion e Ora News./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Memoriali turk në Tiranë/ Federata Pashqiptare e Amerikës “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet dhe dënon përdorimin nga qeveria e Shqipërisë të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Në deklaratën e saj, raporton radioja amerikane në shqip “Zeri i Amerikës, “Vatra” i referohej ngritjes në Tiranë të një memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

“Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike,” thotë deklarata e “Vatrës.”

Federata Panshqiptare e Amerikës thotë se ka shprehur tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Por, ngjarja e fundit, thuhet në deklaratë, – përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.”

Vatra i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama “të nisë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe të heqë dorë nga çdo simbolikë që dëmton objektivat perëndimore të Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: