Connect with Us

Akuzat për Valdrin Pjetrin/ Vasili shfrenon gjuhën

Politikë

Akuzat për Valdrin Pjetrin/ Vasili shfrenon gjuhën

Publikuar

-

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së,  Petrit Vasili ka komentuar zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me skandalin e denoncuar nga Partia Demokratike të lidhjes së kryebashkiakut të ri të Shkodrës me krimin.

I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, Vasili nuk i ka kursyer akuzat teksa tha se Valdrin Pjetri ka patur ortak Edi Ramën. Ndërsa e ka konsideruar këtë të fundit si të  paturp që  pranoi të  kandidojë në zgjedhje.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të paligjshme. Sa për Valdrin Pjetrin, ai është një i pafytyrë që nuk i vjen turp atij dhe familjes së tij që pranoi të kandidoje. Por ai ka pranuar se ortakun e tij ka pasur Edi Ramën dhe për këtë ka pasur të drejtë, pasi ka thënë se Rama e ka pranuar edhe Roshin në Kavajë, edhe Bushin në Krujë etj. Kjo është fytyra e 30 Qershorit dhe fytyra e Edi Ramës.

E dini cfarë? Unë Valdrin Pjetrin e konsideroj si Edi Ramën, këtu nuk bëhet fjalë më për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Shkodrës, ju e kuptoni që pasi mburren me 6% të votave, dhe e tundin si triumf, këta janë të shplarë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Lirohet kreu i FRPD-së Arvit Bushati

Publikuar

-

Nga

Është liruar pas 6 orësh ndalim, kreu i FRPD-së Shkodër, Arvit Bushati.

Bushati u shoqërua në polici, pas protestës së opozitës në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Pas lirimit ai është larguar me makinën e kreut të PD në Shkodër, Xhevdet Amuli. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme me dhjetra qytetarë protestuan para komisariatit për lirimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tensionet në Shkodër/ Shpërthen Vasili: “Rama do t’i shesë si legena”

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar situatën në Shkodër pas konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Teksa i quan horra, Vasili shkruan se që të gjithë janë shfaqur me uniforma dhe kollare e se ata nuk do të shpëtojnë dot nga drejtësia.

Reagimi i plotë

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri,qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti tronditës/ Ja si do katandiset Shqipëria në fund të shekullit

Publikuar

-

Nga

Të dhënat e fundit nga Zyra Europiane e Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2018 gjashtëdhjetë e dy mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të jetuar në vendet e Bashkimit Europian. Së bashku me të një tjetër raport tronditës, ai “Pew Research Center” parashikon se deri në fund të shekullit vendi ynë do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë.

Kështu, referuar këtij raporti” pas 70 vjetësh parashikohet se që vendi ynë të katandiset me vetëm 500 mijë banorë, çka presupozon me më pak banorë nga sa ka aktualisht Tirana.

Shifrat e publikuara së fundmi janë duke ngritur jo pak shqetësime në mesin e ekspertëve edhe për faktin se largimi i qytetarëve, sidomos i të rinjve të arsimuar është një plagë sociale për të cilën Shqipëria qëndron në krye të listës së vëndeve të rajonit, ku gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënat e zyrës së BE-së, si të tillë numërohen 228.000, e ndjekur nga Bosnja dhe Serbia.

Për një vend me një popullsi prej rreth 2.8 milionë largimi i 62.000 njerëzve është i barabartë me rreth 2.2% të popullsisë së përgjithshme gjë që mer përmasë alarmuese nisur dhe nga niveli shumë i ulët i lindshmërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE