Connect with Us

Aksioni opozitar, s’ka lidhje me zgjedhjet lokale/ Nard Ndoka: “Basha është i butë”

Lajm i Rekomanduar

Aksioni opozitar, s’ka lidhje me zgjedhjet lokale/ Nard Ndoka: “Basha është i butë”

Publikuar

-

habit ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane,Nard Ndoka, në një intervistë për CNA.al ka komentuar lëvizjet e Opozitës në lidhje 13 Tetorin dhe pozicionin e kreut te PD -së Lulzim Basha.

I pyetur se përse partia që ai drejton nuk u regjistrua në KQZ, për zgjedhjet e 13 Tetorit, ashtu siç vepruan disa prej aleatëve, Ndoka, është justifikuar, duke shenjëstruar KQZ-në.

“Për arsye se KQZ-ja nuk nuk është funksionale”, ka thënë Ndoka, ndërsa ka mohuar faktin se ka përçarje mes aleatëve opozitarë.

Sipas tij, tre partitë që u regjistruan për 13 Tetorin, bënë hapin e parë nga ana ligjore, dhe i gjithë veprimi i tyre u krye në mirëkuptim me opozitën.

“Kjo ishte një ndërmarrje e përbashkët. Ato parti politike duhet të vepronin në përputhje me dekretin e Presidentit, kurse për PD-në, ndryshonin gjërat. Partia Demokratike ka kauzën e opozitës, nuk mund të regjistrohej në zgjedhjet e 13 Tetorit për faktin, se ka vendosur disa kushte në fillim të cilave duhet t’ju përmbahet. Kemi thënë zgjedhje pa Ramën. Kjo është e gjitha një betëje më e madhe sesa një datë zgjedhjesh”, është shprehur aleati i Bashës.

Ndoka është pyetur më tej, se si e vlerëson qëndrimin e z.Basha, i cili është shprehur pro dekretit të Metës, ndërsa nuk u regjistrua për zgjedhje.

Por, sipas Ndokës, aksioni i z. Basha nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale.

“Nuk ka lidhje me këtë gjë, nuk mund të krahasohet. Aksioni i zotit Basha nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale. Ai ishte një aksion i cili ka ndodhur më përpara se të kishte zgjedhje lokale, dhe po ashtu Basha ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, kështu që nuk ka lidhje. Edhe në qoftë se nuk do të ishte 13 Tetori, Basha sërish nuk do të hynte në zgjedhje me Ramën. Kështu që ra dakord me qytetarët. Aksioni i opozitës ka të tjera kërkesa”, është shprehu Ndoka.

Ndër të tjera Ndoka ka folur edhe për premtimet e kreut të PD, që iu bënte qytetarëve, në lidhje me 30 Qershorin.

“Zoti Basha është shumë i butë dhe është lider lufte. Basha tha që nuk do t’i njohim zgjedhjet dhe se nuk do të lejojmë që të ketë rotacion në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe këtë gjë po bën. Asnjë prej kryetarëve të bashkisë në detyrë nuk po e dorëzon punën e tij vullnetarisht dhe se kryetarët e rinj po i marrin ato me dhunë dhe polici, pa procedurat minimale ligjore.

Kjo nuk është marrje pushteti. Rotacion është kur shkon kryetari i bashkisë merr shiritin me prefektin për të hyrë në ambjentet e bashkisë. Këta po i zhvillojnë procedurët në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe Basha këtë ka thënë kur tha nuk e dorëzojë unë pushtetin me zyrën me ambjentet e bashkisë, në këtë mënyrë pushteti është marrë me dhunë”, është shprehur Ndoka.

Ky i fundit shkon edhe më tej. Sipas tij Basha po dorëzon Bashkitë, për t’ju përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se po përdoren bashkitë për protesta

“Basha nuk ka thënë se do të bëjmë luftë as me policinë dhe as me kryetarët e Bashkive 6%. Kjo kauzë është një kauzë shumë më e madhe edhe se pushteti dhe tregon se Basha po i dorëzon edhe këto Bashki, kjo për tju përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se po përdoren bashkitë për protesta. Pra kriza është shumë më e thellë se një karrige e një deputeti apo një kryetari bashkie”, ka thënë Ndoka./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

“Lutu që të mbajë kohë e mirë me Lulin”/ Ibsen Elezi thumbon Ramën

Publikuar

-

Nga

ish-kreu i pd ne kukes, ibsen elezi

Ish kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me të inkriminuarit që ai kandidon për kryebashkiakë apo dhe deputetë.

Elezi nuk ka lënë pa thumbuar as Lulin, duke sjellë në vëmendje indirekt rastin e Valdrin Pjetrit.

“E thjeshtë, i fut në garë, pra konkurojnë dhe nëse ka gjë del shumë kollaj, se ja gjejnë njëri-tjetrit ata që e njohin.
Pra ke vrarë konkurencën zoti Kokëministër, themelin e zhvillimit të natyrës dhe shoqërisë. E ke vrarë në tenderà, ekonomi, akademi, në parti, qeverisje dhe shoqëri”, shkruan Elezi në rrjetet sociale.

Më tej Elezi ka një apel për kryeministrin, ndonëse ironik.

“Pema e së keqes që po ngre të duket e “madhe”, por ështe pa rrënjë dhe do e rrëzoj era e parë që fryn. Harrova, lutu që të mbaj kohë e mirë me Lulin”, shkruan ndër të tjera Elezi.

Postimi i plotë:

Kur i del kunder natyres, perdon keq ose shume keq !

Zoti Kokeminister, vullneti i Zotit beri natyren dhe ne themelin e saj vendosi konkurencen, diku e bute e diku e ashper por pa te s’ben.
Psh. fale saj ca peme jane te gjata e ca te shkurtra, si ne rastin tuaj.

U be shume i gjate vragu i te perzgjedhurve tuaj qe te dalin te ftohur.
Del e thua se nuk e dija dhe ke shume te drejte se nje njeri ska nga di informacionin e gjithe dynjase.
Po dynjaja si i zgjidh keto pune ?!

E thjesht, i fut ne gare, pra konkurojne dhe nese ka gje del shume kollaj, se ja gjejne njeri-tjetrit ata qe e njohin.
Pra ke vrare konkurencen zoti Kokeminister, themelin e zhvillimit natyres dhe shoqerise.
E ke vrare ne tenderà, ekonomi, akademi, ne parti, qeverisje dhe shoqeri, sepse eshte rruga me e thjeshte per te kontrolluar cdo gje.

Katapultove e Erjone Veliat, Gent Cakajt …. deri te Valdrinat, se edhe vet nga kjo filozofi vjen, Pema e se keqes qe po ngre te duket e “madhe”por eshte pa rrenje dhe do e rrezoj era e pare qe fryn.
Harrova, lutu qe te mbaj kohe e mire me Lulin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Shushunja e LSI, shoku i Ilir hajdutit”/ Kryqëzohet zëvendësi i Monika Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndërsa ka komentuar projektin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për bregdetin e Sarandës.

“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangët. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.

Mirëpo gjuha e përdorur prej tij ka çuar në reagimine qytetarëve që e ndjekin në rrjete sociale.

“Petrit Vasili turp të të vijë për fjalorin sikur je në rrugë. Ke qenë dhe ministër ti”, i shkruan një qytetar.

Komentet janë të shumta, madje sipas qytetarëve me të duhet të merret drejtësia.

“Shoku Ilir hajdutit, ku ka gjë më të bukur se lungomare në Vlorë, i ka dhënë jetë qytetit.. O Petro, pse lodhesh kot duke shkruar, ti e di që s’të p…..njeri…..Petraqi i l… është i shqetësuar për Saranden, pasi me nder më thënë dh… shëndetësinë, drejtësinë dhe kudo ku punoj. Tani po na shqetësohet për bregdetin e Sarandës, ky pleh duhet t’i jepet drejtësisë…. e ka nga halli plaku i pështirë, se çfarë ka vjedhur deri më sot, ka për ti dorëzuar, deri në fund të këtij viti, shushunja i LSI -së”.

Janë këto disa nga komentet e qytetarëve.

Kujtojmë se Vasili, pasi Ilir Meta mori postin e Presidentit u zgjodh kryetar i LSI, për t’u larguar nga Monika Kryemadhi pas një sërë dështimesh./CNA.al

Projekti për bregdetin e Sarandës/ Petrit Vasili lëshon gojën

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Monstra Soros/ “Mbështetësi i mafias në Shqipëri”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar atij finacuesin e mafias shqiptare.

Sipas Berishës bëhet fjalë për George Soros.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se mostra Soros është frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit të Edvin Ramës.

“George Soros, monstra e spekulimit financiar planetar, frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit nga Edvin Kristaq Mafia në Shqipëri”, shkruan Berisha, teksa poston dhe një foto ku shkruan Soror, drejt legalizimit të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE