Connect with Us

42% e forcës së punës me arsim 8-9 vjeçar/ Ish deputeti demokrat jep alarmin

Sociale

42% e forcës së punës me arsim 8-9 vjeçar/ Ish deputeti demokrat jep alarmin

Publikuar

-

Ish deputeti demokrat Luçiano Boci, ka komentuar radhitjen e Shqipërisë si e treta në Evropë, për nga arsimimi.

42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar. Për Boçin kjo është turp dhe skandal.

“Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit.
Dështim total i politikave arsimore.
Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant.
135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite”, shkruan Boçi në rrjetet sociale.
Sipas të njëjtit, renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.

Postimi i plotë:

TURP E SKANDAL

42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar.
Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë.
Tjetër skandal dhe turp ky!
Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit.
Dështim total i politikave arsimore.
Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant.
135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite.
Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.
Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm.
Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit.
Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.
Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete.
Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme.
Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes.
Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Duam të kthehemi në Shqipëri”/ Gratë shqiptare thirrje nga “ferri” i Al-Hawl

Publikuar

-

Nga

Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen e tyre kanë qenë në format nga më të ndryshme. Përveç videove dhe audiove të transmetuara, në redaksinë e Top Channel kanë mbërritur dy letra; një nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga gruaja 38 vjeçare ku kërkojnë me ngulm nga shteti shqiptar që t’i largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.

Me vrasjen e Shkëlzen Dumani-t në luftën krah grupit militant të shtetit islamik, e ëma Mentija Dumani shkoi të qëndronte pranë nipit dhe mbesës në Siri. Gjyshja 72-vjeçare prej 5 vitesh përballet me varfërinë e tejskajshme në kamp si dhe frikën e vdekjes.

“Unë Mentije Dumani, nënshtetëse shqiptare me nipin tim të dashur Endri Dumani 11 vjeç të lindur në Tiranë, kërkojmë që të na largojnë nga Siria sa më shpejt; të kthehemi në Shqipëri se jam një gjyshe 72 vjeç, dua që të vdes në vendlindjen time. Këto kërkesa që bëjmë, ju lutemi që t’I vlerësoni. Ka 8 muaj që kemi ardhur në kampin Al- Hol, duam sa më shpejt që nga ky vend të na largoni”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Politika, gazeta më e re në treg

Ndërsa mamaja e 3 fëmijëve që u largua nga Tirana në 2014 shkruan rrezikun që i pret në ditët në vijim.

“Unë Klotilda Refat Zani, nënshtetase shqiptare bashkë me 3 fëmijët e mi, Adni Etjon Zani, Jasemin Etjon Zani dhe Selma Etjon Zani ndodhemi prej 8 muajsh në kampin Al Howl, Siri. Prej një kohe të gjatë jemi në pritje të tërheqjes sonë në Shqipëri, duke qenë në kushte të vështira jetese dhe ekonomike dhe duke menduar e ardhjen e shirave dhe të ftohti do t’a bëjnë jetesën tonë më të vështirë. Kërkoj prej jush kthimin në familje, ju lutem!”. Veç këtyre letrave të ardhura nga Siria, edhe familjarët e tyre që gjenden në Shqipëri i janë drejtuar autoriteteve shqiptare. Gjyshja 70 vjeçare Asije Shuli në një letër drejtuar kryeministrit shkruan për ankthin e pritjes prej 6 vitesh të kthimit të 5 nipërve dhe mbesave që gjenden të vetëm në Siri, pas ndarjes nga jeta të prindërve Krenarit dhe Adelinës./Topchannel

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-AKU ndëshkon disa subjekte/Bllokohen 1,267 litra pije alkoolike

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në kuadër të zbatimit të planit të monitorimit, bashkëpunimit me qytetarët, në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e tregtimit të produkteve ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga praktika mashtrimi apo abuzime flagrante me ligjin.

Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan gjatë dy ditëve të para të kësaj jave ka kryer një sërë kontrollesh të përmbledhura si më poshte:

Janë kryer 26 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike;

Janë vendosur 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

Është vendosur masa “Bllokim Produkti” për 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre subjekte, për të cilat janë marrë mostra për kryerjen e analizave laboratorike. Produkte të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen përfundimtare të pergjigjeve të analizave.

Masat administrative i referohen shkeljeve ligjore që lidhen me: Mungesën e analizave të ujit, mungesën e librezave shëndetësore të punonjësve, mungesën e DDD etj;

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhë kërkon kontributin e gjithësecilit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndëtit të konsumatorevë dhe mbajtjen pastër të tregut nga produkte të papërshtatshme për konsum human.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Suksesi në Grupin Balfin, 4 punonjëse rrëfejnë arritjet e tyre

Publikuar

-

Nga

Punësimi është një etapë e rëndësishme në jetën profesionale për secilin prej nesh dhe përbën një mundësi të vazhdueshme për t’u përmirësuar dhe për të ecur përpara.

Njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre në vendin e punës, ku komunikojnë me kolegët, eprorët, marrin detyra dhe duhet t’i zbatojnë ato. Lidhur me mënyrën se si ata ndërveprojnë në këtë mjedis varet edhe e ardhmja e tyre profesionale.

Në Grupin Balfin punonjësve, përveç një punësimi të qëndrueshëm por edhe me perspektivë, u jepen mundësi të vazhdueshme që të ngrihen në karrierë. Kjo nuk është dika sporadike, por një proces i koordinuar dhe i udhëhequr me kujdes nga departamentet përkatëse të Burimeve Njerëzore, të cilat vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme progreset e bëra nga punonjësit dhe ballafaqojnë aftësitë e tyre të përmirësuara me pozicionet ekzistuese vakante, për t’i plotësuar këto të fundit me punonjës sa më të kualifikuar.

Grupi Balfin ka një portofol të diversifikuar të investimeve, që nga sektori i shitjes së organizuar të mallrave me pakicë, menaxhimi i pasurive të paluajtshme dhe i qendrave tregtare, turizmi, sektori minerar dhe ai bankar.

Kjo i jep mundësinë punonjësve që të kenë një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në shoqëritë e Grupit, duke i specializuar ata në profilet përkatëse.

Edhe pse në disa raste kapërcimi nga njëri sektor në tjetrin mbart sfida dhe vështirësi, Grupi Balfin ua jep gjithsesi mundësinë punonjësve ambiciozë dhe me etje për të marrë njohuri shtesë dhe për ta pasuruar gamën e aftësive të tyre profesionale, për të bërë lëvizje paralele nga një sektor në tjetrin.

Kuptohet që ky është një avantazh që ta jep vetëm të qenit pjesë e një Grupi me një larmi aktivitetesh ekonomike.

Në fakt, në Shqipëri nuk është se janë të shumta Grupet që do t’i mundësonin një punonjësi që të specializohet dhe të marrë njohuri dhe ekspertizë në një gamë kaq të gjerë sipërmarrjesh.

Më poshtë janë 4 histori suksesi të Grupit Balfin, që dëshmojnë se aftësitë profesionale vlerësohen dhe marrin vëmendjen e duhur në një Grup të madh biznesesh, i cili po merr përmasa gjithnjë e më rajonale, pasi në Shqipëri ka kohë që është një grup lider biznesesh.

Klaudja Sulaj, Koordinatore e Shitjeve me Shumicë dhe Franchise në Neptun

Klaudja e nisi fillimisht përvojën e saj si praktikante pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanisë Neptun në muajin shkurt të 2018, ku u dallua menjëherë për aftësi shume të mira komunikuese, organizuese si dhe për korrektesën në zbatimin e detyrave.

Pas periudhës së praktikës, në Nëntor 2018 asaj iu dha pozicioni i Specialistes së Suportit të Brendshëm në Departamentin Komercial të Neptun, kompanisë që ka 25 vite që operon në Shqipëri dhe që është e vetmja kompani shqiptare  e shitjes me pakicë me një prezencë ndërkombëtare, pra jashtë kufijve shqiptarë.

Në korrik 2019 ajo u promovua si Koordinatore e Shitjeve me Shumice dhe Franchise, pozicion në të cilin vazhdon të jetë aktualisht.

Shumë prej nesh mendojnë se ekzistojnë disa sekrete për të patur sukses, apo se ai vjen nga të qenit me fat. Nuk ka sekrete, është rezultat i një përgatitje, pune të palodhur dhe dëshire të madhe për atë çka bën. Korrektësia, përgjegjshmëria dhe mënyra e të punuarit në Neptun njësoj sikur të isha e punësuar dhe jo në internship ishin elementët kyç të cilët më ndihmuan të arrija qëllimin final. Për të gjithë ata të rinj që sapo kane dalë nga bankat e shkollës dhe u duket e pamundur të gjejnë një punë në profesion dhe të fitojnë punësimin mesazhi më i mirë që do të kisha për ta është: ‘Punoni fort, jepni gjithmonë më të mirën nga vetja dhe do të shpërbleheni në fund’, ashtu siç ndodhi me mua”, rrëfehet Klaudja mbi përvojën e praktikës së saj të suksesshme në Neptun.

Drilona Maloku, Country Manager e Jumbo në Malin e Zi

Drilona i hodhi hapat e saj të parë te Jumbo në Kosovë, ku ajo i kaloi të gjitha hallkat profesionale që nga sistemuese, merchandiser, menaxhere dyqani dhe menaxhere rajonale.

Në shtator 2019 ajo u promovuar si menaxhere shteti, në Malin e Zi, ku Jumbo është zgjeruar së fundmi me një market të ri në qytetin e Podgoricës. Jumbo është kompania lider në Shqipëri dhe më gjerë në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

Duke marrë parasysh eksperiencën time në kompani, kjo më ka ndihmuar të shoh dhe prek nga afër shumicën e pozicioneve në të, gjë të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të pasur dhe mbajtur me sukses një pozicion menaxherial për një dyqan dhe jo vetëm. Së fundmi kam menaxhuar 6 dyqane në Kosovë dhe kjo më ka ndihmuar dhe forcuar edhe më shumë në aspektin menaxherial. Prandaj duke u bazuar në këto pika, konsideroj që nuk është shumë e vështirë të menaxhosh të njëjtën kompani në në një vend të huaj, meqenëse të njëjtën punë dhe eksperiencë të fituar në vite e ndan me njerëzit këtu; duke i shtuar kësaj edhe respektimin dhe aplikimin e rregullave të biznesit, të cilat e lehtësojnë dukshëm punën. Sfidat janë të shumta por më ndihmojnë edhe mua në forcimin tim të karrierës si dhe më ndihmojnë në avancimin e punës në mënyrë që çdo ditë të rezultojë më e mirë për të dyja palët – si për biznesin, ashtu edhe për njerëzit këtu, dhe gjithashtu edhe për mua personalisht,” – u shpreh Drilona.

Erjola Durmishi, Asistente e Shitjeve pranë Stella Mare

Erjola Durmishin është pjesë e kompanisë Stella Mare, e cila operon në fushën e logjistikës dhe transportit, një sipërmarrje e përbashkët e themeluar nga Milsped dhe Grupi Balfin. Ajo iu bashkua Stella Mare në Prill të 2017 dhe ndihmoi në kryerjen e një vëllimi shumë të lartë të eksportit duke e ofruar si një shërbim të cilësisë së lartë. Për shkak të kësaj, eksporti është shërbimi më i mirë që Stella Mare mund t’u ofrojë klientëve. Falë aftësive të saj në komunikim, ajo u promovua në pozicionin “Asistente e Shitjeve” dhe është kontakti i parë i Stella Mare-s sot. Stella Mare ofron shërbime për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.

Industria e transportit dhe logjistikes, është jo vetëm e vështirë, por një ‘rrugë jo tradicionale’ për femrat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang botëror. Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e këtij stereotipi dhe në Shqipëri këto faktorë shumëfishohen, por me punë, profesionalizëm dhe korrektësi arrin të ndryshohet ky lloj imazhi gradualisht. Do akoma shumë punë për të bërë nga ne femrat, pa u shndërruar ne versione mashkullore të vetvetes. Edhe pse me statistika, përqindja e grave në këtë lloj industrie është e vogël, gjithashtu është fakt që në këtë segment të ekonomisë ka femra të cilat kanë bërë karrierë, janë shumë të zonja dhe të cilat mua me frymëzojnë” – shprehet Erjola për eksperiencën e saj.

Irta Xhahysa, Menaxhere e QTU

 Irta është pjesë e Acrem, kompania menaxhuese e qendrave tregtare TEG dhe QTU, lider në fushën e menaxhimit dhe dhënies me qira të pasurive të paluajtshme. Acrem mirëmban dhe menaxhon edhe zona të rëndësishme rezidenciale si “Rolling Hills”, “Ambasador 3”, “Val Mar” dhe “Green Coast”.

Irta ka patur një historik promovimesh dhe suksesesh dhe e ka rritur ndjeshëm profilin e saj profesional,  brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Në maj 2015 ajo e nisi në pozicionin “Asistente e Menaxheres së QTU për t’u promovuar në mars 2017 në pozicionin  Menaxheres së Rolling Hills Residences. Një vit më pas u promovua në pozicionin Menaxhere e Qendrës Tregtare Viva në qytetin e Fierit, për t’u promovuar sërish në tetor 2019, në pozicionin Menaxhere e QTU, një prej qendrave më të mëdha tregtare në vend.

Nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, secili e bën këtë duke përdorur anët e tij më forta.

Mendoj se mua me ka ndihmuar vullneti i fortë, qëndrueshmëria përballë vështirësive dhe dëshira e madhe për t’ia arritur dhe për tu përballur e kaluar të gjitha sfidat dhe më pas për ti kthyer ato në mundësi për tu rritur profesionalisht.

Të bëhesha pjesë e kompanisë Acrem për mua ka qenë guri themelor në karrierën time profesionale. Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet sukses. Jam e lumtur që kam ndjekur dhe jam pjesë e një modeli biznesi siç është ai i Balfin Group, që investon te punonjësit, i trajnon, i zhvillon, duke i dhënë mundësi për të avancuar në karrierën e tyre” – thotë Irta mbi eksperiencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE