Kronika
Zjarr i madh në Levan/ Digjet kodra me ullishte
Publikuar
17:52-
Nga
redaksia
Një zjarr i madh ka përfshirë një kodër të mbjellë me ullishte në zonën e Levanit në Fier.
Drejt vendngjarjes janë nisur dhe forcat zjarrëfikëse, por sipas të dhënave paraprake, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e tyre.
Burimet bëjnë me dije se vatrat e zjarrit janë të përmasave të mëdha ndërkohë që flakqt vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke djegur ullishte dhe shkurre./CNA.al
LAJME TE NGJASHME
-
Flakët shkrumbojnë lokalin në Fier
-
E rëndë/ Fabrika përfshihet nga flakët, humbin jetën 43 punonjës
-
Zjarr i madh në një fabrikë/ Humbin jetën mbi 40 persona, dhjetëra të plagosur
-
Flakët “përpijnë” një magazinë në Fier/ Shkrumbohet një furgon dhe 1000 dengje bari
-
Zjarr i madh në hotelin e njohur/ Flakët “përpijnë” gjithë ndërtesën
-
Flakët shkrumbojnë magazinën/ Mister shkaqet
Kronika
I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar
Publikuar
16:14-
Nga
redaksia
Një 39- vjeçar shqiptar, i dënuar për vjedhje me dhunë është ekstraduar sot nga Gjermania.
39- vjeçari, Ylli Sela, në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.
Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.
Kronika
Pse numri i të ndaluarve sot nuk ka rëndësi!
Publikuar
15:17-
Nga
G.T
Sot prokuroria veproi! CNA.al ishte media e parë që paralajmëroi se po rrezikohej të prisheshin provat e vendeve ku ishte kryer krimi i vrasjes.
Ndaj CNA.al përshendet nisjen e hetimit per veprat penale të kryera nga personat përgjegjës e që paten si pasojë vdekjen e 51 shqiptarëve. Shqiptarë të pambrojtur nga shteti gjithsesi, por rëndësi ka që hetimi nisi.
Frika që ruan vreshtin kësaj rradhe nuk u mboll nga shteti, por erdhi si frut i hidhur nga natyra për jo besimtarët ose nga i mbinatyrshmi, (cilido qoftë emri me të cilin e therrasin ata që besojnë).
Ndaj mbase sot përveç lotit për nisjen e berjes së drejtësisë nga familjarët e viktimave të tërmetit, ne të tjerët duket se ndjemë atë çlirimin e madh të zemrës, nga besimi se të pakten për ca kohë frika do vazhdojë të ruajë njeriun nga vetvetja.
Ne nuk e dimë se çfarë dhe nëse ka një lidhje që i bashkon gjithë vendet e krimit. Ne nuk e dimë ende se ku u blenë betonet, hekuri, tullat, për ato ndërtesa të destinuara që nga banesa të kthehen në armë të vrasjes masive në rast tërmeti.
Ndaj CNA.al do të vazhdojë të kërkojë lidhjet midis skenave të krimit. Gjeografia e atyre skenave, duhet studiuar në funksion të gjetjes së gjithë përgjegjësve. Sot nuk duam statistika arrestimesh! Askujt nuk i duhen më ato statistika. Ndryshe vdekja mbetet vetëm statistikë.
Sot duhet gjithë piramida e mashtrimit me ndërtimet. Vetëm kjo do të quhej drejtësi. Duhen analizuar kontratat dhe burimi i materialeve të ndertimit për ndërtuesit në Durrës dhe jo vetëm.
Nuk ka mënyrë tjetër për një sistem drejtësie që kthen besimin tek ajo, perveç drejtësisë së plotë.
Dhe drejtësia që të besohet duhet të jetë e drejtë. Ndryshe emri i Prokurorit të Përgjithshëm (dhe jo vetëm), nuk bën më ndryshimin.
Dëshmitë e këtyre diteve nga inxhinierë që kanë verifikuar (edhe privatisht), ndërtime në Durrës (dhe jo vetëm), janë dëshpëruese. Beton i varfër, i gjetur në kollonat gjysëm të shkatërruara të ndërtesave, që një forcë më e madhe se tërmeti duket se i ka mhajtur në këmbë. Tulla që thyhen vetëm me vështrim apo hekur që nuk duhej ofruar e blerë kurrë për destinacionin e përdorur për ndërtime godinash.
Sot nuk vlen numri i lartë i të ndaluarve. Na duhet vetëm numri i fajtorëve. Edhe nëse për atë numër, për ti listuar do të na mjaftonin gishtat e duarve./ CNA.al
Gjashtë ditë nga tërmeti katastrofik/ Prokuroria ende “në gjumë”
Shembja e objekteve në Durrës/ Po zhduken provat e krimit
Kronika
Urdhër ndalimet pas tërmetit tragjik/ Reagon Prokuroria e Durrësit
Publikuar
14:44-
Nga
G.T
Prokuroria e Durrësit ka reaguar në lidhje me urdhër-arrestet e dhëna pas tërmetit tragjik, të 26 nëntorit.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Durrësit bën të ditur se nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.
Po ashtu, organi i akuzës thekson se ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.
“Nga hetimet e kryera deri në këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave të urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, etj, të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Reagimi i plotë i Prokurorisë së Durësit:
Në mëngjesin e datës 29.11.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, i cili fillimisht bën fjalë për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuara nga nenet 199/a/3 dhe 248 i Kodit Penal.
Më konkretisht, në datë 26.11.2019, ora 03:54, në Durrës dhe rrethinat e tij, ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.
Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.
Nga hetimet e kryera deri në këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave të urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, etj, të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal.
a)Nga ana e ndërtuesve formal dhe informal të këtyre objekteve ndërtimi, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht ku për shkak të dëmtimit në strukturën e objekteve, ka sjell si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse. Për këto veprime dyshohet se këta persona kanë kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.
b) Nga ana e funksionarëve publikë në zyrat e Aluiznit, IMT, Shtëpisë së Pushimit, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet përkatëse të fushës që ata mbulojnë duke sjellë për rrjedhojë kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, per regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.
c) Nga ana e subjekteve projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues tek ndërtimet me leje janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit por një pjesë prej tyre nuk jetojnë dhe është e pamundur ligjërisht për të kryer hetime ndaj tyre.
Nga ana e organit të prokurorisë po i kushtohet një kujdes i vazhdueshëm ndjekjes së hetimeve lidhur edhe me objektet e dëmtuara në të cilat kanë ardhur pasoja të lehta për shëndetin e qytetarëve, si dhe në objektet në të cilat janë shkaktuar dëmtime të rënda materiale. Siç jeni në dijeni drejtpërdrejtë nga tërmeti janë shkaktuar 23 viktima, kanë ndodhur dëmtime të rënda të objekteve dhe banesave të një numri të madh qytetarësh dhe nga ana e Organit të Procedimit është ndërhyrë që krahas sigurisë publike për shëndetin e njerëzve të sigurohen edhe provat e nevojshme në vijim të hetimeve që lidhen me provat materiale të elasticitetit të materialeve të hekurit të përdorur, forcës se betonarmeve, si dhe cilësisë së materialeve të tjera të ndërtimit.
Lajme të Rekomanduara:

Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë/ Humb jetën njëri prej të plagosurve
Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit. Mësohet se...

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e...