Connect with Us

Video/ Pasuri dhe luks, Basha publikon fakte nga vjedhjet e Ramës

Politikë

Video/ Pasuri dhe luks, Basha publikon fakte nga vjedhjet e Ramës

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sërish akuzat ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ky i fundit jeton në luks duke shpërdoruar paratë publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se Rama bën kontrata ‘sekrete’ për miqtë dhe familjarët.

“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij. Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik”, deklaron Basha.

Postimin Basha e ka shoqëruar edhe me një video-mesazh në të cilën publikon aferat korruptive të kryeministrit:

“Basha është një hajdut që jeton në mes të luksit me para publike. Vetëm për luksin e zyrave kryeministri ka shpenzuar 5.5 milion euro. Edi rama i ka dhënë pa tender një firme fantazmë 3.2 milion euro për luksin e zyrës së tij. 14.3 milion euro janë kontrata sekrete, pa garë.

Përfituesit kryesorë, familja dhe miqtë baxhanaku Armand Frangu, Alban dhe Olsi Eftimi, megahajduti Ilir Beqja. Vjedhja dhe grabitja janë i vetmi aktivitet i Ramës.

Edi Rama nuk jep llogari për vjedhjen e shqiptarëve, sepse ai vjedh zgjedhjet! Kjo krizë zgjidhet vetëm me pranga në duartë e politikanëve hajdutë.

Hajduti Psiqik! Rama ik!”, shprehet në video-mesazh kreu i opozitës.

/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Celula terroriste/ Zv. Ministri zbulon detajet: Ja si do kryheshin sulmet

Publikuar

-

Nga

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, nga studio e “Opinion” ka treguar disa detaje referuar sulmit të celulës terroriste iraniane, i cili ishte planifikuar të kryhej gjatë festimeve të Sulltan Nevruzit pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, në mars të 2018, por që arriti të parandalohej në kohë.

Lamallari në emision është shprehur se hetimet për celulën terroriste, sipas tij nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit dhe se personat e ndaluar ishin operativëm që mblidhnin informacion.

Ndër të tjera Lamallari deklaroi se personat e ndaluar atëherë kanë ishin informatorët, ndërkohë që emrat e publikuar sot ishin “truri” i asaj organizate që presupozohej të kryente sulmin me eksploziv ndaj muxhahedinëve.

“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhnin informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tha zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/“Tryeza e OSBE për reformën zgjedhore, kurth politik i Ramës”

Kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës do të dëboheshin nga Shqipëria, ndërsa referuar këtij fakti Ministria e Jashtme shqiptare do të shprehej se: “dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Se kam provuar një herë të hyj në zgjedhje”/ Surprizon Agron Duka

Publikuar

-

Nga

duka

Kryetari i Partisë Agrare Aambientaliste(PAA), Agron Duka, nga tryeza e emisionit “Arena” është shprehur edhe rreth futjes apo jot ë partisë që drejton në zgjedhjet nëse ato shpallen të parakohëshme, por nuk ndërron sistemi zgjedhor aktual.

“Nëse nesër, pasnesër, këta do të bëjnë Reformën Zgjedhore, ku të ketë ndër të tjera depolitizim të komisioneve dhe numëruesve, po sistemin do e lënë po atë, do më pyesësh: A do të hyj në zgjedhje? Do të hyj. Boll më, unë kam tre vjet që e kam bërë këtë parti dhe se kam provuar një herë të hyj në zgjedhje, do të hyj patjetër”, ka deklaruar Agron Duka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Celula terroriste në Shqipëri/ Zvendës ministri i Brendshëm zbulon detaje                                  

Publikuar

-

Nga

Hetimet për celulën terroriste iraniane në Shqipëri kanë nisur në muajin mars të 2018 dhe prokuror drejtues i tyre ka qenë, Eugen Beçi, si dhe njësia anti-terror në Policinë e Shtetit, e cila bëri dhe ndalimin e dy iranianëve, 65 vjeç, F. Z., dhe 59 vjeçarit, S.M. Ndalimi i tyre falë informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Ka qenë zvendësministri i Brendshëm, Besfort lamallari zyrtari që, nga emisioni “Opinion” ka treguar detaje të reja lidhur me lakmin e bujshëm rreth ekzistencës së një cellule iraniane që kishte planifikuar të vepronte me akte terroriste në Tiranë në vitin 2018.
“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhni informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tregoi zvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari./CNA.al

LEXO TE PLOTE