Connect with Us

Video/ Jahti digjet në mes të detit, panik tek pushuesit

Bota

Video/ Jahti digjet në mes të detit, panik tek pushuesit

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një jaht me flamurin britanik është përfshirë nga flakët në Symi.

Mediat greke kanë publikuar video të jahtit të mbuluar nga flakët, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe i kanë nxjerrë udhetaret nga mjeti lundrues pa pasoja.

Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Nuk doja të fitonte terrorizmi”/ Turistja rikthehet në Tunizi 4 vite pas sulmit

Publikuar

-

Një e mbijetuar nga sulmi terrorist në Tunizi ka treguar detajet nga momentet e tmerrshme të ngjarjes makabër që ndodhi 4 vite më parë.

Millie Twells, 19 vjeç, ka vendosur të bëjë pushimet në tunisi për herë të parë pas 4 vjetësh nga momenti i sulmit.

Një nga fanatikët më të mëdhenj të Isis Seifeddine Rezgui vrau 38 persona, duke përfshirë 30 qytetarë britanikë, në Port El Kantaoui në 26 Qershor të vitit 2015.

Millie së bashku me familjen e saj ndodheshin pranë pishinës duke shijuar pushimet e tyre kur dëgjuan një breshëri plumbash.

I droguari i armatosur me kallashnikov nisi të shtinte drejt njerëzve të cilët po meernin rreze dielli pranë bregdetit dhe më pas mësyu në resort.

Së bashku me disa turistë të tjerë, vajza e cila në atë kohë ishte vetëm një adoleshente u futën në një dhomë, ku Rezgui tentoi të hapte derën para se të largohej.

“Të gjithë të tjerët ishin duke qëndruar atje duke pritur të vriteshin dhe unë po përpiqesha të gjeja një mënyrë se si të dilnim që aty,” tha Millie, nga Ilkeston, Derbyshire. ‘Mbaj mend që isha shtrirë në pjesën e përparme dhe zemra më rrihte shumë shpejt”. I përsërisja vetes se nëse do të vdisja do të ndodhte shumë shpejt dhe nuk do të ndjeja dhimbje.

Për fatin e mirë të tyre Rezgui u largua dhe u qëllua për vdekje nga policët në një tjetër pjesë të resortit.

“Kthimi im sërish këtu ishte të përballoja dhe të kaloja frikën që më kishte pushtuar vite më parë. Nuk doja që terrorizmi të fitonte”.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Kryeministri të mbledhë me urgjencë deputetët”/ Frika që po pushton Britaninë

Publikuar

-

Boris Johnson gjendet nën presionin e deputetëve të cilët kërkojnë mbledhjen e Parlamentit pasi frika për dëmtimet që do t’i shkaktohen Britanisë nëse del nga BE po rriten gjithnjë e më shumë. Një Brexit pa marrëveshje do të ndikonte shumë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri ka pohuar përsëri që do të angazhohet maksimalisht për tu larguar nga BE me 31 Tetor edhe pse aleatët e tij vendosën të përhapin panik me detajet që dolën nga dosja sekrete e Whitehall, e cila publikoi çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga BE me një Brexit pa marrëveshje.

Por Konfederata e Industrisë Britanike ka deklaruar se është e pamundur të përgatitesh plotësisht për përçarjet që do të ndodhin pas daljes së UK nga BE pa një marrëveshje.

Sot kancelari John McDonnell ka paarqitur një kërkesë pranë kryeministrit, që të shkurtojë pushimet e zyrtarëve për të përballur me deputetët në Ëestminster.

Jeremy Corbyn, lideri i partisë Labouriste është shprehur se është në të njëjtin mendim: “Në e mbështesim kërkesën e mbledhjes sa më shpejt të Parlamentit”.

Dhoma e Komunave nuk duhet të kthehet deri më 3 shtator por më shumë se 100 deputetë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar z. Johnson të mbledhë në mënyrë urgjente Parlamentin, në mënyrë që ata të mund të shqyrtojnë planet e qeverisë Brexit në mes të panikut që është përhapur, që Mbretëria e Bashkuar do të ndahet nga Brukseli pa një marrëveshje.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj konfirmon koalicionin me PSD-në e Ahmetit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie se është arritur pajtueshmëri për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Ai ka thënë para mediave se marrëveshja për koalicion është votuar me shumicë votash, derisa kanë qenë edhe dy abstenime.

“I ka pikat programore dhe i ka të gjitha çështjet e tjera përgatitore që të shkohet suksesshëm në zgjedhje”, ka thënë ai kur është pyetur për marrëveshjen.-shkruan REL.

Ndërkohë ai ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të realizojë një konferencë të përbashkët me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale.

LEXO TE PLOTE