Connect with Us

U kap “mat” me cigare në lokal/ Rama i përgjigjet akuzave, s’kursen as Blendi Fevziun

Politikë

U kap “mat” me cigare në lokal/ Rama i përgjigjet akuzave, s’kursen as Blendi Fevziun

Publikuar

-

U kap “mat” me cigare në lokal/ Rama i përgjigjet akuzave, s’kursen as Blendi Fevziun

Një foto e kryeministrit Edi Rama, duke pirë cigare në një lokal, ka qarkulluar ditën e sotme në rrjet.

Fotoja është publikuar nga faqa e memeve “Brryli Broadway”, ndërkohë që i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kreut të qeverisë.

Rama sqaron se fotoja është realizuar në një ambjent të hapur në “Lungomare” të Vlorës, ndërsa ka venë re që gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë gjithashtu “like” postimit të “Brryli Broadway”.

Duke përdoru dialektin tiranas, Rama i sugjeron: faqes të merren dhe me Fefziun.

Postimi i plotë

O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit”, shkruan Rama./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

FOTO/ Shau nga ropt kameramanët në emision live, ja kush është gazetarja “seksi” e Fierit

Publikuar

-

Nga

Videoja në të cilën moderatorja shqiptare Marsela Topi fyen rëndë kameramanët e emisionit “Fakt” gjatë transmetimit live në televizionin lokal të Fierit, Tv Apollon, duket se ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Mirëpo, kush është Marsela Topi? Për të gjithë ata që se njohin, mëposhtë po iu përcjellim një galeri fotografish të gazetares.

Kujtojmë se moderatorja ka dalë jashtë “kornizave” të emisionit, pasi u nxeh keq me kameramanët e emisionit pasi këta të fundit po talleshin me të ftuarin në studio Altin Goxhaj, dhe nga të qeshurat po shkaktonin zhurmë në studio.

LEXO EDHE:  Rama sulmon sërish LSI/ Miliarda investime, asnjë rrugë me standarte

Kjo bëri që moderatorja të ndërpresë emisionin dhe t’u drejtohet: “O çuna, po pushoni ja q*fsha ropt pushoni”./CNA.al

VIDEO-Ndodh në transmetim live/ Moderatorja shqiptare shpërthen në të shara: Pushoni o ua q**sha robt

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një armatë e tërë iu shërbente bllokmenëve…”/ Isuf Kalo nxjerr ‘sekretet’ e “Bllokut” gjatë diktaturës

Publikuar

-

Nga

Publikimi i librit të Isuf Kalos “Blloku” ka ngjallur jo pak polemika. I ftuar në emisionin “Real Story”, mbrëmjen e sotme, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, teksa fliste për librin e tij, i kthyer prapa në kohë u shpreh se “Blloku“ ka qenë një oaz, si parajsë, por që gjithsesi nuk ja vlente të jetoje në të pasi që njerëzit i friksoheshin njëri-tjetrit.

“Në Bllok jetonin bllokmen, persona që kishin tagër të rrinë aty. Një pjesë e liderëve ishin jashtë bllokut. Haxhi Lleshi, Adil Çarçani etj. nuk jetonin në Bllok, por ishin bllokmen, pra kishin të njëjtën mendësi, ishin bllokmen ata, ishin bllokmen familjarët.

Kishte një armatë njerëzish që iu shërbenin bllokmenëve, kishte shoferë, kishte mjekë, shërbëtorë, badigardë etj. Blloku kishte shërbime nga më të ndryshmet.

Kishte bllokmen të vjetër ishin Enver Hoxha, Beqir Balluku etj që kishin status të lartë, të sovjetizuar, por kishte edhe të proletarizuar.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Berisha ka disa pyetje për Ramën

Unë nuk jam përzier fare në çështje politike e ideologjike. Unë kam jetuar në vite aty dhe nuk jam përfshirë fare në politikë.

Nga ana strukturore ishte si oaz, ishte si parajsë, por nga ana tjetër ishte një territor ku dukesh se rrinte pezull frika.

Kishte droje se mos bëje zhurmë, sepse ishte i madhi aty, nuk mund të bëhej dot zhurmë te shtëpitë e atyre që ishin funksionarë të lartë.

Në Bllok më shumë dëgjoheshin gjinkalla. Kishte familje që kishin ardhur shumë mirë dhe kishin përfunduar kushedi në makinë.

Ishte një territor ku të gjithë frikësoheshin nga njëri-tjetrin, të gjithë mund të spiunonin njëri-tjetrin. Ishte bukur, por nuk ia vlente të jetosh”, është shprehur Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/Lushnje/ Fëmijët me nevoja të veçanta pa mësues ndihmës!

Publikuar

-

Nga

Viti i ri shkollor ka gati 2 muaj që ka filluar , por për fëmijët me nevoja të veçanta, në qytetin e Lushnjes, ende jo.

Kjo pasi në shumë shkolla nuk ka mësues ndihmës për këta fëmijë.

Edlira Pepa nga Lushnja u ankua në Fiks Fare se djali i saj 8 vjeç, përkatësisht në klasën e dytë nuk po shkon në shkollë këtë vit mësimor, pasi nuk ka një mësuese ndihmëse.

Edlira tregon se djalin e ka me nevoja të veçanta të spektrit autik “vitin e shkuar kishte një mësuese ndihmëse, por ketë vit akoma nuk ka ardhur edhe pse shkolla po bën gati 2 muaj që ka filluar. Kemi vajtur në shkollë, në zyrë arsimore, por nuk kemi gjetur zgjidhje” shprehet ajo duke kërkuar ndihmën e Fiksit. Në shkollë ajo tregon se djali integrohet më mirë dhe nuk vetëizolohet siç bën duke qëndruar në shtëpi.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollën ku duhet të kishte filluar vitin e ri shkollor 8 vjeçari. Drejtori i kësaj shkolle Z. Gurali Hajdari shprehet se njihet me problemin dhe për këtë arye ka bërë kërkesë edhe në ZA Lushnje për shtimin e numrit të mësuesve ndihmës, por që nga kjo e fundit i është thënë se pritet përgjigje nga ministria për shtimin e numrit të mësuesve. Drejtori shprehet se në shkollën që ai drejton nuk është vetëm rasti i 8 vjeçarit që janë në pritje për mësues , por edhe dy nxënës të tjerë.

LEXO EDHE:  Rama sulmon sërish LSI/ Miliarda investime, asnjë rrugë me standarte

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Zyrës Arsaimore në Luushnje për të marr një përgjigje në lidhje me mungesën e mësuesve shoqërues në shkolla. Drejtori i kësaj zyre Fatos Gjini shprehet se në të gjitha shkollat e Lushnjes janë 111 nxënës me nevoja të veçanta dhe 46 mësues shoqërues. “Nxënësit që ende nuk kanë mësues shoqërues dhe kanë mbetur pa mësim është për faktin se ministria edhe pse është në dijeni dhe jemi në pritje të shtimit të mësuesve” shprehet z. Gjini.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit i drejtuan edhe një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku kërkuan informacion mbi numrin e saktë të fëmijëve që qëndrojnë në shtëpi për mungesë mësuesish.

Në përgjigjen e saj Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shkruan se disponon të dhëna statistikore për fëmijët brenda sistemit, ku aktualisht për vitin shkollor 2018-2019 janë 4686 nxënës të evidentuar me aftësi ndryshe, ndërsa për vitin 2019-2020 të dhënat janë duke u përpunuar. MAS pohon në përgjigjen e saj se këta fëmijë janë të mbuluar tërësisht, pra u janë dedikuar mjaftueshëm mësues ndihmës në sistem.

Pra sipas ministrisë ende po përpunohen të dhënat në sistem, kur mësimi ka nisur prej gati 2 muajsh dhe këta fëmijë ende nuk janë ulur në bankat e shkollës për këtë vit./TCH

LEXO TE PLOTE