Connect with Us

Tjetër tërmet/ Pas Shqipërisë lëkundet edhe Kosova

Kosova & Rajoni

Tjetër tërmet/ Pas Shqipërisë lëkundet edhe Kosova

Publikuar

-

Pas Shqipërisë, tërmete të forta kanë lëkundur edhe dy komuna të Kosovës.

Mësohet se Prizreni është goditur nga një tërmet 4.2 ballë të shkallës Rihterit, ndërsa Dragashi me 3.9 ballë.

Ndërkohë ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Ndërkohë tërmeti në Shqipëri me epiqendër Fushë Arrëzin ishte 4.4 ballë të shkallës Rihterit./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kongresmeni amerikan: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha “Zërit të Amerikës”, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjatë prononcimin nga Jorku për radion amerikane Z. Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha ai. Dhe më tej vijoi:

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

LEXO EDHE:  Miss Serbia bën shqiponjën në mes të Kosovës/ Reagojnë ashpër mediat serbe

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj përkujton vëllain e rënë dëshmor/ Publikon foton e 23 viteve më parë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes duke u kthyer 23 vite më pare.

Haradinaj ka publikuar një foto në të cilën është bashkë me të vëllain

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, shkruan jaradinaj

LEXO EDHE:  Artistja krijon linjën me emrin “Kosova”/ Serbët shpërthejnë me shprehje raciste

Kujtojmë që i vëllai i Haradinajt ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

LEXO EDHE:  Miss Serbia bën shqiponjën në mes të Kosovës/ Reagojnë ashpër mediat serbe

Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

LEXO TE PLOTE