LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në Shkodër/ Plagosën 38-vjeçarin, në kërkim dy vëllezërit

12 Gusht 2019, 12:36, Kronika CNA
Sherr me thika në Shkodër/ Plagosën 38-vjeçarin, në

Një person është plagosur pas një sherri me thikë për motive banale. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodres, ndërsa mësohet se dy vëllezër, të identifikuar si A. M. dhe L. M.,  kanë plagosur me thikë një 38-vjeçar me inicialet V.Sh.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë policia ka vijon përpjekjet për vënien në pranga të autorëve.

Po ashtu, raportohet se menjëherë pas ngjarjes V.Sh. është transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojëshme mjeksore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 12.08.2019, në  lagjen ?Mark Lula? Shkodër, pas një konflikti  të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar,  dy vëllezrit  A. M. dhe L. M.,  banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga