Connect with Us

Refugjatët po futen shpejt në tregun gjerman të punës

Sociale

Refugjatët po futen shpejt në tregun gjerman të punës

Publikuar

-

Sipas vlerësimeve të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesioneve (IAB) refugjatët po integrohen më shpejt në tregun e punës, se sa mendohej më parë. „Unë mendoj, se në vjeshtë afër 40% e refugjatëve në moshën e punës do të arrijnë të futen në tregun e punës”, ka thënë së fundmi drejtuesi i sektorit të migrimit, integrimit dhe studimit të tregut të punës në IAB, Herbert Brücker për rrjetin redaksional, „Netzwerk Deutschland”. Me këto ritme mund të jemi „të kënaqur”, tha ai, „po të kujtosh se kushtet fillestare të refugjatëve në vitin 2015 e më pas ishin shumë të vështira”, kjo sepse, gjermanishtja si gjuhë është shumë më larg arabishtes, se gjuhët e refugjatëve që erdhën nga Ballkani në vitet 90-të.”

                  Herbert Brücker

Me zanat po pa shkollë profesionale

Brücker tha më tej, se afërsisht 36% e refugjatëve në moshën 15 deri në 64 vjeç janë të punësuar. „Këta janë rreth 380.000-400.000 vetë. „Shumë prej tyre janë të punësuar si punëtorë për një kohë të kufizuar, edhe pse me rroga relativisht të ulta”. Por përveç kësaj, thotë eksperti Herbert Brücker, ka një numër të madh refugjatësh që punojnë në gastronomi, në fushën e „Security”, të pastrimit, në ndërtim dhe në  kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve”.

Afër 50% e refugjatëve në Gjermani kanë një punë të kualifikuar. „Kjo është një vlerë e lartë, po të mendosh, se vetëm çdo i pesti refugjat para ardhjes ka pasur një shkollë profesionale apo universitet”, thotë Brücker. Eksperti e shpjegon këtë me atë, që në vendet origjinë ata kanë kryer punë të kualifikuara, edhe pa diplomë profesionale. „Në vende si Siria nuk ka shkollë profesionale për mekanikët si tek ne. Zanati mësohet në punë.” Kurse mjekët apo studiuesit kategorizohen në statistikat e IAB si specialistë. „Në këtë sektor punojnë maksimalisht 6% e refugjatëve.“/DW/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.
“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin”, tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.
Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Sipas SHMU, në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore -1ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 13 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Do ndiheni me vetëm se kurrë gjate kësaj dite dhe do e ndieni mungesën e partnerit. Ai ne fakt nuk do mungoje nga dëshira, por nga angazhimet e shumta. Mundohuni te jeni me te kuptueshëm. Beqaret nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete dike dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me strikte qe gjendja te normalizohet sa me pare.

DEMI 21. prill – 21. maj

Çiftet kane për te pasur një nga ditët me te bukura te jetës se tyre. Marrëdhënia me partnerin do ndizet pas mesditës dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret duhet te jene me realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, megjithatë me një menaxhim te kujdesshëm mund ta mbani situatën nen kontroll.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për ju. Me partnerin do bashkëpunoni për çdo gjë ne te mire te lidhjes qe keni krijuar. Beqaret nga ana tjetër do kenë vetëm disa njohje prej te cilave do nisin vetëm lidhje afatshkurtra. Me mire le te presin edhe pak kohe ashtu si janë. Plutoni do iu ndihmoje goxha me financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume realiste gjate kësaj dite dhe nuk do kërkoni gjera ekstreme nga partneri juaj. Marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte si me pare. Beqaret do realizojnë edhe takime te bukura, te cilat pak e nga pak mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar do jete Venusi dhe Jupiteri qe do iu sjellin fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë tronditje, por mund te fillojnë edhe disa përmirësime.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete e kënaqshme. As ne mbrëmje nuk do arrini dot ta përmirësoni situatën. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Sektori financiar do ndikohet pafundësisht nga Plutoni. Ai do mundohet t’iu ndriçojë mendjen për te mos bere gabime.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Hëna do iu beje shume impulsive gjate kësaj dite dhe mund t’iu shtyje drejt gabimeve te renda. Mundet edhe te shihni dike tjetër duke harruar se keni dike ne krah. Beqaret do mundohen shume te joshin atë qe pëlqejnë, por do jete goxha e vështirë. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji shume strikte qe gjendja te mbetet sa me e mire. Po e late pas dore situatën, gjithçka do marre tatëpjetën.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot do jeni tej mase kërkues ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni me dashurinë qe ai do iu japë. Ne fakt duke kërkuar shume mund te mbeteni pa asgjë. Beqaret do kenë një dite shume te veçante dhe plot takime. Ka mundësi qe gjerat te ndryshojnë njëherë mire ne kahun pozitiv. Ne planin financiar Urani do ju ndihmoje te gjeni zgjidhje për çdo problem qe keni pasur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do qëndroni shume besnike sot juve qe jeni ne një lidhje dhe as qe do tundoheni te shikoni dike tjetër. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbin mundësi shume te mira. Dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe do ua rrëmbejë nga duart. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni asnjë lloj tronditjeje kështu qe mund te jeni te qete ne këtë pike.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ne jetën tuaj ne çift tensioni do filloje te ulet sot dhe do arrini te merreni vesh me mire me atë qe keni ne krah. Do jeni me te logjikshëm dhe me te ndërgjegjshëm. Beqaret do kenë një nga ditët me te veçanta te muajit sepse do realizojnë takime impresionuese. Me financat tregohuni vigjilente sepse përndryshe gjerat do marrin tatëpjetën dhe nuk do arrini dot ta rikuperoni situatën.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume intensive, emocionuese dhe e hershme ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Ne disa momente do ndiheni aq mire saqë nuk do mendoheni dy here për te hedhur hapa me tej. Jeta e beqareve nuk do ketë ndryshime rrënjësore, por disa takime te këndshme nuk do mungojnë. Buxheti do jete i mjaftueshëm për te kryer te gjitha investimet e nevojshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për pjesën me te madhe sensualiteti dhe pozitiviteti do jene mbizotëruese. Ju beqaret me mire afrojuni me personat e turpshëm sepse ata fshehin thesare brenda vetes. Për te përmirësuar financat mos bëni asgjë qe do ju sugjerohet nga persona te panjohur sepse do futeni ne telashe shume te mëdha.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do ndiheni edhe me te sigurt pranë partnerit tuaj dhe do jeni gati te vendosni për te hedhur hapa me tej. Mbrëmja ka për te qene e mbushur me pasion. Beqaret duhet te përgatiten për një dite te mbushur me vështirësi e probleme dhe jo për takime interesante. Ndikimi i yjeve tek financat do jete pozitiv dhe do arrini me ne fund ta stabilizoni gjendjen.

LEXO TE PLOTE