Connect with Us

Policia zbarkon në plazh/ Kapen mat zaptuesit e bregdetit

Sociale

Policia zbarkon në plazh/ Kapen mat zaptuesit e bregdetit

Publikuar

-

Vijon operacioni ” Plazh i lirë” për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore

Policia njofton se janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

“Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë zjarri, drogë, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës/ Dy në pranga

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A ka Shqipëria maska për të gjithë?/ Manastirliu qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka qetësuar qytetarët shqiptarë lidhur me gjendjen e maskave në vend për të përballuar koronavirusin.

Sipas Manastirliut, spitalet janë të furnizuara dhe tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.

“Përgjigja do të përmbush pritshmëritë tuaja. Ashtu si ekspertët rekomandojmë maskat nuk parandalojmë virusin. Vendosen tek ata persona që kanë probleme më shëndetin ose i shërbejnë dikujt që është i sëmurë. Kemi bërë një verifikim të importeve të maskave. Ekzistojnë dhe kompanitë që janë distributor. Spitalet disponojnë të gjitha masat mbrojtëse duke nisur nga maskat. Ndërsa farmacitë janë private dhe porosisin sipas kërkesës, tregu ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë kërkesën. Spitalet kanë marrë të gjitha masat për furnizimin e tyre. Kështu që pa asnjë lloj shqetësimi”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi në Itali/ Shehaj: Lajm i keq për Shqipërinë, qeveria të veprojë!

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po kalon Italia për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Sipas Shehjat, kjo gjendje është lajm i keq për Shqipërinë, pasi jo është e lidhur ngushtë me Italinë; përveç trageteve, çdo ditë në Rinas mbërrijnë mbi 15 avionë me qytetarë nga Italia.

“Mundësitë që në ditët e ardhshme koronavirus të mbërrijë në Shqipëri janë shumë të larta. Duhet të lutemi që të mos prekemi nga rastet e rënda të kornavirusit, por nga ana tjetër qeveria duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete.
Të paktën të gjithë personat që vinë nga zonat e prekura në Itali duhet të kontorollohen në mënyrë rigoroze”, shkruan Shehaj.

Gjithashtu ai shprehet se kontrollet në kufi duhet të jenë të imtësishme mbi çdo pasagjer në hyrje.

LEXO EDHE:  Ndjekje penale për të rinjtë e FRPD/ Këlliçi ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Operacion kundër ndotjes së mjedisit/ Bien në pranga 9 shtetas

“Mbi të gjitha, qeveria duhet të pajisë spitalet me të gjitha mjetet për të kuruar sëmundjen dhe mbrojtur nga përhapja e saj tek personeli shëndetësor dhe më gjerë”, përfundon Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti pëson luhatje të mëdha/ Pas temperaturave pranverore, ju presin shtrëngata dhe dëborë

Publikuar

-

Nga

Vendi pritet të përfshihet gjatë kësaj jave nga luhatje të forta të motit.

Deri në mesjavë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas SHMU, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit.

LEXO EDHE:  Ndjekje penale për të rinjtë e FRPD/ Këlliçi ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Dhuna e Policëve/ Përjashtohen nga Policia Zv.Drejtori i qarkut të Korçës dhe dy efektivët

Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes. Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO TE PLOTE