Connect with Us

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit/ Paralajmëron dokumenta të reja

Politikë

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit/ Paralajmëron dokumenta të reja

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reguar sërish lidhur me debatin e hapur me kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetri, icili u shpreh se nuk është ai e keqja e atij qyteti.

Në një njoftim për mediat, dega e PD-së Shkodër paralajmëron Pjetrin për publikimin e dokumentave të reja.

Përveç të tjerave, në deklaratën e saj PD-ja e Shkodrës ka bërë edhe një paralajmërim kundrejt Pjetrit, kur thotë se shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.

Reagim i Partisë Demorkatike, dega Shkodër:

Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh.

E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës!

Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.

Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Financim 100% i partive nga buxheti i shtetit/ Ivi Kaso sqaron propozimin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore të mbajtur ditën e sotme në prezencë të OSBE-së.

Në një intervistë për “Mbrëmje në ABC”, Kaso ka ritheksuar rëndësinë e kësaj reforme teksa shprehet se PD po bën përpjekjet e saj për paraqitjen e një drafti serioz që të përfshijë një pjesë të mirë të problematikave që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“E rëndesishme është që reforma të bëhet për shqiptarët. Qëndrimi janë ka qenë dhe është konseguend. Besoj se në fund të këtij ushtrimi në vështirë do të riafirmohet qëndrimi jonë zerioz ndaj reformës.

Drafti ynë ka për të qenë një draft serioz, i cili në mos të gjitha problematikat, do të adresojë një pjesë të mirë të këtyre problematikave”, ka thënë ndër të tjera Kaso.

I pyetur në lidhje me nismën e demokratëve për financimin e partive politike 100% nga shteti gjatë fushatave, Kaso qartësonë se kjo është një nismë e hershme e opozitës, e cila ka mbetur e pakonkretizuar.

Sipas sekretarit të Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, synimi i kësaj nisme është shkëputja e partive politike nga financimi që mund të bëhet nga grupet kriminale.

LEXO EDHE:  Berisha publikon dokumentet që tregojnë lidhjen e ish-gjykatësit Hysi me trafikantë

“Propozimi për financimin 100% publik për partitë politikë nuk është paraqitur sot, por daton të paktën që në vitin 2016 nga opozita e bashkuar. Kjo tezë tashmë ekziston, por ende nuk është e draftuar.

Synimi është për të shkëputur lidhjen e politikës me krimin dhe për të eleminuar kostot indirekte të financimit në politikbërëje, pasi kemi parë persona të cilët financojnë partinë politike e cila mendohet që mund të fitojë zgjedhjet duke kërkuar më pas favore ndaj tyre.

Propozimi ynë nuk është një qëllim në vetëvete, pra nuk mund ta shohim si një propozim të shkëputur, por ndërthuret me një mozaik propozimesh të cilët bashkë sigurojnë se kjo situatë e ndodhur në zgjedhjet e kaluara të mos ndodhi më.

Zgjidhja është ulja e nivelit të fushatës për të gjitha buxhetet dhe përcaktimin e një garantuesi, i cili do të mund të përcaktojë një manual aktivitetesh që do të mbahen nga subjektet politike në fushatë me koston e tyre reale.

Po ashtu, do të bëhet limitimi i daljeve publike live në televizione dhe limitimi i aktiviteteve publike për të shkurtuar koston”, është shprehur Ivi Kaso./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk jam tifoz i Metës”/ Dashamir Shehi tregon prapaskenat e takimit në Presidencë

Publikuar

-

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, teksa ka komentuar tryezën me Presidentin Meta, u shpresh se ky i fundit nuk mund të jetë mbi palët pasi Kushtetuta i ka lënë kompetenca të kufizuara.

“Procesi për Reformën në Drejtësi po bëhet qesharak. Megjithatë ne prap themi të bëhet. Rama me gjithë grupin e vet, që unë i kam quajtur bandë nuk janë në gjendje. Cdo lloj institucioni që duhet të ishte i pavarur e kontrollon sot Edi Rama.

Unë uroj që të bëhen edhe zgjedhjet lokale edhe parlamentare, megjithatë është një lloj ekuacioni me shumë të panjohura.

Ne po e luftojmë aktorin kryesorë, që ta detyrojmë të pranojë qoftë dhe disa kushte minimale. Nëse ky do ishte i llogjikshëm ne nuk kishim nevojë të shkonim tek Presidenti.

LEXO EDHE:  Gazetari serb i përgjigjet Mustafa Nanos: Serbia zemrën e ka në Lindje, xhepin në Perëndim

Presidenti nuk është mbi palët fatkeqësisht sepse Kushtetuta i ka lënë shumë pak hapësirë, dhe nga ky lloj pozicioni nuk mund të jetë mbi palët.

Unë nuk jam tifoz i zotit Meta, me të gjitha difektet e tij, por nëse një gjykatës shko betohet tek noteri, do të thotë që ka rënë shteti, nuk është faji i Metës.

Meta duhet të reagojë, jo vetëm për të mbrojtur karrikën e vet, por Kushtetutën”, theksoi Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhduku Kosovën nga harta/ Luan Rama kryqëzon kryeministrin

Publikuar

-

Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar ashpër në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama ku shfaqej një hartë e vendit tonë dhe të Ballkanit, por që mungonte Kosova, ndonëse më vonë u fshi, duke u rihedhur e edituar.

Luan Rama thekson se kjo nuk është një lajthitje e rastit nga ana e kryeministrit, por një postim provokativ dhe fyes jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët.

Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!
Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!”, shkruan ai në postimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE