Connect with Us

Nuk kanë të ndaluar tërmetet/ Lëkundet Kreta

Kosova & Rajoni

Nuk kanë të ndaluar tërmetet/ Lëkundet Kreta

Publikuar

-

Nuk kanë të ndaluar tërmetet në Greqi. Tërmeti i radhës është regjistruar në Kretë, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Mediat greke, raportojnë se  epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi, raporton radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Meta me shqiptarët në Greqi/ Do ngremë disa nga çështjet e pazgjidhura, më shumë lehtësi për ju

LEXO EDHE:  Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë për dy ditë

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërthen bombula e gazit/ 3 të vdekur e 6 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Romanocë të Kumanovës sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas mediave vendase 3 persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

LEXO EDHE:  Tre viktima dhe 150 të plagosur/ Kjo është situata deri më tani

LEXO EDHE:  Meta me shqiptarët në Greqi/ Do ngremë disa nga çështjet e pazgjidhura, më shumë lehtësi për ju

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj thirrje sërish Kurtit/ Mos e hiq taksën pa na njohur Serbia

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë sërish thirrje Haradinajt që të mos dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës dhe marrëdhënien me Serbinë.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që taksën ta heq veç nëse Kosovën Serbia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë sipas tij, sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë.

LEXO EDHE:  Tre viktima dhe 150 të plagosur/ Kjo është situata deri më tani

LEXO EDHE:  Video-E hoqi qafe një shqiptar/ Si u ekzekutua në mes të Athinës koka e bandës së rrezikshme

“Tregu vetëm për njohje!”.

E këto reagime të Haradinajt rrodhën si pasojë e deklaratave që lider të LDK’

 

LEXO TE PLOTE