Connect with Us

Një memorial si stimulues i objektivave të politikës së jashtme të Turqisë

Opinione

Një memorial si stimulues i objektivave të politikës së jashtme të Turqisë

Publikuar

-

Nga Azem Parllaku

Në një vend si Shqipëria nuk është aspak çudi që, memoriale të ndryshëm shfaqen përzishëm dhe turpshëm. E tillë është dhe ngritja e memorialit kushtuar viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, veprim ky i cili ka ngritur pikëpyetje lidhur me rolin e Bashkisë së Tiranës. Përtej zërave pro dhe kundër opinioni publik duhet t’a ketë të qartë artikulimin e kahershëm të Tiranës zyrtare: se në hapësirën tonë rajonale po vepron ai aktori i tretë, i cili synon të shfrytëzojë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian. Një aktor që kërkon, të mbushë vakumin gjeopolitik në hapësirën ballkanike. “Ne nuk jemi mysafirë në Evropë, por pronarët e saj. Problemet që jetojmë kohëve të fundit me Bashkimin Evropian dhe disa vende evropiane janë konflikte aktuale politike”. Duke theksuar se për rëndësinë e marrëdhënieve me perëndimin, Erdogan thotë se; “Përkundrazi, ne (Turqia) pozitën tonë e pranojmë si garanci të marrëdhënieve tona dhe të miqve tanë si plotësuese të njëra-tjetrës. Kjo është e vlefshme edhe për rajonet e Detit të Zi dhe të Mesdheut. Vendet që ndodhen në të katër anët e këtyre deteve janë fqinjët tanë, edhe pse nuk i kemi portat e përbashkëta, por e kemi detin e përbashkët”.

Interesat konfliktuese midis Bashkimit Europian, nga njëra anë, dhe rolit të ri të NATO-s në Europë, janë duke e influencuar drejtëpërsëdrejti pozicionin e Turqisë njëherazi në çështjet rajonale dhe në NATO. Presidenti turk Erdogan, i lodhur nga burokracia europiane për zgjerim, mëse njëherë ka thënë se, është Europa ajo që po na lodh me “një dashuri të pamundur”. Përtej diskursit të thellësisë strategjike dhe referimit të thellësisë gjeografike dhe historike, kalkulimet e qarta gjeopolitike për pozicionin e Turqisë në Ballkan, po influencojnë në qasjet diplomatike përmes angazhimeve dhe aleancave rajonale. Aktualisht në Ballkan balanca e fuqive rajonale është në procesin e formimit, ndaj dhe Turqia ka preferuar të qëndrojë aktivisht e pranishme, mbasi rajoni është akoma tejet sensitiv dhe tregon paqëndrueshmëri të madhe sidomos në linjat kritike të gjeopolitikës. Davutoglu një diplomat i spikatur i shtetit turk, më herët ka artikuluar se, “Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftës boshnjake, përfaqëson vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk i adreson shkaqet e konfliktit. Përderisa edhe çështja shqiptare gjithashtu mbeti e pazgjidhur, Ballkani do të vazhdojë të jetë një zonë interesash konfliktuale dhe lufte fuqish në finalizimin e zonës mbrojtëse dhe të sigurisë evropiane”.

Drejtuesit e shtetit turk në vijimësi i kanë mëshuar idesë se, trashëgimitë më të rëndësishme me ndikim në marrëdhëniet e fuqive të mëdha me Ballkanin janë; Ai aktiv gjerman në rajon, i zgjeruar nëpërmjet Austrisë dhe Hungarisë deri në Slloveni, Kroaci dhe Detin Adriatik. Ai i traditës sllavo-ortodokso-kristiane, me Rusinë si aktor kryesor, që e zgjeron influencën e saj mbi Bullgari dhe Serbi deri në Greqi, Detin Egje dhe atë Adriatik. Dhe e treta është trashëgimia osmane, e cila mbështetet thellësisht në grupet etnike në Ballkan që e identifikojnë veten ngushtësisht me kulturën osmane. Udhëheqësit e Ankarasë aleatë të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë të bindur se, Shtetet e Bashkuara nevojitej që të bëheshin me boshnjakët dhe shqiptarët gjatë krizës në Ballkan, në mënyrë që ta zgjeronin influencën e tyre dhe ta spostonin balancën rajonale në favor të tyre. Dhe kjo është arsyeja se pse është në interesin e Turqisë që ta ndjekë nga afër politikën ballkanike të Shteteve të Bashkuara.

Për të siguruar suksesin e saj në Ballkan dhe politikën botërore të fuqive, Turqisë i duhet që të vendosë një balancë midis kulturës politike të brendshme (nëpërmjet ruajtjes së imazhit të një vendi të moderuar islamik si shembull pozitiv për rajonin dhe i pajtueshëm me të drejtat njerëzore universale, liritë, parimet e demokracisë dhe lirisë) dhe çështjeve të jashtme (kur mbështet qartë opsionin islamik në rajon). Shqiptarët sipas politikbërësve turq, janë një komunitet që e ka ruajtur më së shumti trashëgiminë veçanërisht atë fetare, e gjithnjë e më tepër e ndiejnë veten ekonomikisht dhe kulturalisht të varur nga fuqia dhe influenca e Turqisë në Ballkan. Në këtë kuptim, mbështetja e popullsisë myslimane në Ballkan është imperativ për Turqinë që t’i arrijë objektivat e politikës së jashtme të saj.

Davutoglu një frymëzues i politikës së jashtme të Turqisë, kur merr në analizë konfliktin e armatosur në Kosovë nënvizon qartësisht se, Kosova kishte dhe ka një implikim të rëndësishëm për sigurinë e rajonit. Shqiptarët në Kosovë mbajnë kontakte intensive dhe të ngushta me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Në kundërshtim nga kriza boshnjake që u lokalizua kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, problemi i shqiptarëve në Ballkan mund të ketë efekte shumë më të mëdha dhe mund të përhapet në të gjithë rajonin. Ai mund të përhapej lehtësisht në Maqedoni dhe të përbënte një problem në Shqipëri gjatë viteve 1998-1999. Në këtë kuptim, për shkak të strukturës së saj tejet sensitive etnike dhe fetare, problemi i Maqedonisë është çështje rajonale gjithashtu e rëndësishme për Turqinë. Fakti që ka një popullsi të madhe shqiptare në Kosovë e Maqedoni mund ta bëjë Serbinë dhe Greqinë tejet të përfshira në krizën lidhur me çështjen shqiptare. Përderisa Serbia, Greqia dhe Bullgaria kanë interesa që janë të kundërta me ato të Turqisë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, Turqia duhet t’i mbështesë komunitetet shqiptare në Kosovë e Maqedoni në pretendimin e të drejtave të tyre në rezistimin e presionit nga vendet e sipërpërmendura. “Krijimi i një aleance rajonale më të gjerë antiturke duhet të parandalohet” shprehet Davutoglu.

LEXO EDHE:  Taksa e betejave fallco të PD-së

Një prej stimuluesve për aktivizimin e Turqisë në Ballkan është padyshim suksesi ekonomik dhe ngjitja e saj si një nga ekonomitë botërore. Për Turqinë, Shqipëria është një nga tregjet e preferuara të eksportit të mallrave, teksa kompani turke kanë realizuar dhe zhvillojnë projekte në sektorin minerar dhe ndërtimtari. Po kështu në Kosovë investimet e drejtpërdrejta turke kryesohen nga sektori bankar dhe minerar. Edhe pse prej vitesh është artikuluar se Turqia është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë, deri më sot ende nuk ka një dokument që formalizon këtë partneritet. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në takimin me homologun e tij, Mevlut Cavushoglu, u dakortuan për nënshkrimin sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje. Turqia është shprehur e gatshme që të rrisë kontributin dhe asistencën në turizëm, energji, mbrojtje, siguri apo edhe bashkëpunim policor.

Dy janë rrymat më të fuqishme politike por edhe ekonomike e kulturore në Turqi, që investojnë në hapësirën shqiptare, njëra kontrollohet nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe tjetra nga rivali i tij Fetullah Gylen. Për një pjesë të shqiptarëve turqit janë “vëllezër” për nga besimi fetar, ndërsa kritikët investimet turke në Kosovë dhe Shqipëri i shohin si tendencë “ripushtimi”.

Dy rrymat fetare islamike guleniste e erdoganiste janë në garë, të parët kanë investuar kryesisht në arsim, të dytët më së shumti ndërtojnë xhami. Gulenistët anatemohen se po punojnë fort për mjegullimin e kujtesës sonë kombëtare, arsimtarët e medreseve dhe pedagogët e Universitetit të tyre, e shpjegojnë historinë sipas këndshikimit të pushtuesve osmanë. Në zinxhirin arsimor gulenist janë arsimuar mjaftueshëm nxënës e studentë, ku nuk mungojnë qindra prej fëmijëve të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë. Ndërkaq erdoganistët shënjestrohen se janë ata që më së shumti frymëzojnë xhihad.

Erdogani adhurohet nga turq e joturq, po ashtu shihet me përbuzje dhe mëri. Arsyet se pse nuk e duan janë të shumta. Në Egjipt ende nuk ia falin se pse ndihmoi Vëllazërinë Myslimane dhe e quajti rrëzimin e tyre një puç. Në Rusi nuk e duan për luftën kundër Asadit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin si islamist në një kohë kur krahu konservator amerikan është i alarmuar nga rritja e islamizmit e gërshetuar me sulmet terroriste.

Shqiptarët gjithashtu kanë arsyet e tyre. Disa e shohin si burim të rritjes së pranisë së Islamit në botën shqiptare. Të tjerë si një kthim të otomanizmit që kërcënon simbolet kombëtare shqiptare. Disa kanë simpati më të madhe ndaj Greqisë dhe e shohin afrimin me Turqinë si automatikisht negative. Disa janë thjesht alergjikë ndaj gjithçkaje lindore, pavarësisht nga feja dhe kombësia, e disa e shohin si mik e shofer të Edi Ramës e disa si mik të Berishës.

Dhjetëra xhami të reja, nëpër Shqipëri dhe Kosovë, si dhe restaurimi i gati të gjitha xhamive e objekteve tjera fetare të ndërtuara në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane, financohen nga donatori kryesor, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ajo është themeluar nga qeveria turke, dhe në Shqipëri dhe në Kosovë udhëhiqet nga Ambasada turke. Disa hulumtues të vëmendshëm kanë nxjerrë konkluzionin se, në të shumtën e rasteve, TIKA mban fshehtë financat, zyrtarisht nuk ka shifra se sa para investon.

Rrëshqitja që po evidentohet, të shtyn të mendosh, se po luhet “në mënyrë sovrane”, duke ndjekur interesat e lidershipit politik të Tiranës dhe Ankarasë. Çështja është se cilat janë këto interesa? Askush nuk di të thotë gjë për momentin në këtë grumbull lëvizjesh që ngjajnë pa sens dhe në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

Publikuar

-

Nga

Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD, ka nxjerrë edhe njëherë në pah hipokrizinë e barrikaduar të bipartizanizmit tonë.

Rilindasit, duke haruar të shkuarën e afërt, përjetuan për pak orë një lumturi orgazmike duke ngritur lart gazetën që tani po groposte Bashën.

Krejt në të kundërt, demokratët filluan t’u besonin teorive konspirative me blerje mediash ndërkombëtare, madje duke identifikuar edhe korruptuesit e mundshëm shqiptarë, pa ngurruar të përsërisin të njëjtat fjalë që socialistët kishin thënë për gazetën me tirazhin më të lartë në Gjermani. Madje ata u krekosën si triumfatorë, kur Bild e zhduku artikullin nga faqja.

Në fakt është e vështirë të hamendësohet se ç’ndodhi mes mbrëmjes të së dielës dhe orëve të mëngjesit të së hënës, deri sa vetë tabloidi gjerman nuk ka dhënë një shpjegim serioz.

Por, edhe pa e ditur atë, disa gjëra mund të thuhen me bindje.

Fakti që e përditshmja, në mënyrë amatoreske, e fshiu shkrimin me titull: “A qëndron Rusia pas fushatës kundër antarësimit në BE”?- nuk do të thotë automatikisht se Lulzim Basha është i pastër për mbi gjysëm milionë euro të paguara për lobistët e tij. Pavarësisht se artikulli nuk ekziston më online, pavarësisht se akuzat për rusë dhe lobim kundër negociatave ngjajnë qesharake, në këtë aferë ka qindra mijëra dollarë që PD nuk i justifikon dot. Ato janë deklaruar ndryshe në Uashington dhe ndryshe në Tiranë. Historia e pagesës për fotot me Trumpin është për kreun e PD po aq e pasqaruar sa ajo e çiftëzimit të Ramës me taksistin e dënuar në Amerikë, Bilalin. Prandaj “korrigjimi” i Bildit nuk është ndonjë nga ato raste që të japin të drejtën të thërrasësh fitore.

Nga ana tjetër, as pretendimi i socialistëve për mungesën e kredibilitetit të Bild, nuk është i përligjur. Ndonëse, ndërmjet dy historive të publikuara nga gazeta, ajo njërës i qëndroi deri në fund, ndërsa nga tjetra me sa duket u tërhoq, ky nuk është ndryshimi i vetëm mes tyre.

Në rastin e përgjimeve të vjedhjeve të votave në Durrës dhe Dibër, ne nuk lexuam vetëm shkrimet dhe komentet e Piter Tiede. Ne dëgjuam me veshët tona pazaret për blerjen e votave, provuam funksionimin e makinerisë kriminale shtetërore, shpërblimin e punonjësve të rendit që i kryenin këto akte dhe lidhjen e pamohueshme me trafikantët e përfshirë në ndryshimin e rezultatit të votimeve.

Ndërsa, për lidhjet ruse të PD dhe financimet e pazbardhura të Bashës, gazeta nuk u soll njësoj. Bild nuk bëri asgjë më shumë sesa i përsëriti publikut ato fakte që pati lexuar në investigimin e “Mother Johnes”, duke hedhur ndonjë pandehmë të pafaktuar se PD qe implikuar me Rusinë për të penguar integrimin e vendit drejt BE.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?

LEXO EDHE:  Nga Çim PEKA-Editorial/ Beogradi apo Brukseli, kjo është çështja!

Pra edhe sikur “jo seriozia” BILD mos ishte “penduar” për shkrimin që godiste PD-në, mes dy historive nuk mund të vihet shenja e barazimit. Goditja që iu bë sistemit kriminal të blerjes së zgjedhjeve nga Rama ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Prova për këtë është se të njëjtat fakte i rimori si të vërteta edhe një media skrupuloze si “Der Spiegel”. Prandaj pretendimi për t’i futur të dyja “goditjet” në një thes, duke hamendësuar se gjithçka që publikohet nga tabloidi gjerman nuk duhet marrë shumë për bazë, përbën një manipulim perfid.

Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty- këtu se gjithçka kundër qeverisë e botuar në Bild, është vepër e një këshilltari gjerman të PD-së, apo se ato që s’i shkojnë për shtat opozitës, i ka paguar Taulant Balla.

Këto lloj gënjeshtrash, që u serviren militantëve të të dyja kampeve, janë shumë larg të vërtetës. Ato janë tagjia bajate me të cilën ushqehen fanatikët, që duan ta shohin liderin e tyre të pastër si ëngjëll dhe kundërshtarin e tij të zi si djall.

Prandaj shpikësit e tyre flasin për “tabloid të pabesueshëm” kur nuk u shkon për shtat dhe për gazetën më të madhe në Gjermani kur e kanë në favor.

Në fakt, e vërteta është disi më ndryshe.

Me tërheqjen e artikullit të publikuar të dielën në mbrëmje, Bild ndoshta e kuptoi se nuk ka asnjë provë evidente për një bashkëpunim ruso- opozitar për të penguar përparimin e vendit drejt BE. Por nga ana tjetër, kjo zbrapsje nuk përbën asnjë alibi se Basha nuk e ka shkelur ligjin shqiptar të financimit të partive me mbi gjysëm milioni euro që i dalin tepër.

Ndërsa pala tjetër, as nuk mund të shfrytëzojë atë që shkroi gazeta për të noterizuar propagandën e saj, as mund të përdorë atë që ajo fshiu, për të vënë në pikpyetje seriozitetin e denoncimeve për vjedhjen e zgjedhjeve./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Çmendet banda e Republikës së re/ Haxhi Qamili dhe andarti sulmojnë demokratët, Topallin dhe kritikët

Publikuar

-

Nga

pollo kunder bashes

Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, një shpresë për shqiptarët sot pas 30 vjetësh duket një kufomë gazetarie. E katandisur fatkeqësisht aty ku askush nuk do të donte ta shikonte, edhe ai që e urrente më shumë ndoshta Ramiz Aliaj dhe kasta e diktaturës nuk do të donin ta shikonin RD-në në këtë gjendje ku andartët, Haxhi Qamilët  e përdorin si marjonetë kundër njerëzve të cilët kanë investuar jetën e tyre në atë gazetë.

Sot RD-ja në një koment të shkruar në një mënyrë Haxhi Qamiljane sulmon Jozefina Topallin dhe na shpall Lulzim Bashën liderin europian dhe më të mirin e 30 viteve në Shqipëri. Haxhi Qamili modern është Lulzimi i pazareve të Edi Ramës, është ky Lulzim miliarderi i kunatit është ky Lulzim i pallateve në breg të detit në Vlorë, është ky Lulzim i gjobave ndaj biznesit, është ky Lulzim që vetëm humb dhe vetëm humb, është ai që e mori PD me rreth 700 mijë vota dhe e katandisti me gjysmat e saj, po është ky Lulzim që sot “shkëlqen” si Haxhi Qamil me bandën e tij rreth e rrotull.

Por, ajo që vritet në fakt është logoja, është RD, është emri i saj që fatkeqësisht po përfundon atje ku nuk duhet të ishte kurrë. Nuk ka rëndësi sesi akuzohet apo sulmohet Jozefina Topalli me gjuhën apo fragmente të gazetës “Zëri i Popullit” dje, nuk ka rëndësi se çfarë thuhet për Astrit Patozin, kryeredaktorin më jetë gjatë në ditët më të vështira të RD-së i cili sot në fakt është larguar nga Andarti dhe Haxhi Qamilizmi i Lulzim Bashës, apo Edvin Kulluri një kritik i pandalur i Bashës, pa folur për të tjerët që kanë zgjedhur mënyra të tjera në karrierën politike Bode i tërhequr dhe dalë jashtë saj apo Majlinda Bregu në diplomaci.

Sulmohen dhe akuzohen nga RD me gjuhën që përdorte “Zëri i Popullit” dje me gjuhën që përdori PS gjatë 8 viteve në opozitë dhe këtë sot në mënyrën më të neveritshme, në mënyrën më Haxhi Qamiljane e bën RD-ja e Republikës së Re.

Gazeta e shpresës të para 30 viteve, sot është kthyer në fletushkën e urrejtjes të Genc Pollos dhe andartëve që vijnë rreth e rrotull Haxhi Qamilit që i përdorin për sulmet e tyre publike. Është fatkeqësi por e vërtetë që RD-ja sot drejtohet dhe menaxhohet zyrtarisht nga Genc Pollo në PD i cili e përdor për të nxjerrë inatet e tij personale, pas kaq e kaq vitesh një andart dhe një Haxhi Qamil për të nxjerrë mllefin e tij dhe urrejtjen e tyre ndaj demokratëve.

LEXO EDHE:  Ministri serb jep opinion për krerët e shtetit të Kosovës/ Ja cilin prej tyre preferon

LEXO EDHE:  Opinion/ Blerina Bombaj: Në të gjithë botën sot, figuron ushqim me pesticide

Janë andartët e turpit të qeverisjes dje, jane Luli dhe Genc Pollot e tenderave skandalozë në Ministrinë e Arsimit, akuzuar për 20 milionë eurot e dixhitalizimit të TVSH, tenderat e ministrisë e kështu me radhë. Por që RD të katandisë vegla e andartit duke bashkëpunuar Haxhi Qamilin për të sulmuar elitën e partisë, kjo është e neveritshme.

Çfarë do që të thonë, Topalli e shumë të tjerë, janë simbole dhe kanë shumë kontribute se të gjithë Haxhi Qamilët, apo andartët që vijnë vërdallë atje në ngrehinën e PD, ku rrënojash është ngritur Republika e Re. Është trishtë kur mendon se gazeta dhe simboli i një i pëmbysjes së diktaturësrifillojë luftën e klasave, dhe është kthyer në një marjonetë apo hushtë sulmesh. Gjithsesi ajo që vlen sot për të thënë është se PD tashmë nuk ekziston më, ajo është kthyer në Republikën e Re të Lulzim Bashës, prandaj dhe ato që shkruhen nuk janë më shkrime të RD-së sepse dhe RD-ja ka vdekur me kohë.

Ajo është Republika e Re e Rilindjes, vetëm kështu mund të quhet RD-ja e dikurshme që vdiq për tu ngjallur në një pacavure e Republikës së Re e përdorur nga Haxhi Qamilë dhe andartë kundër demokratëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe për të fshirë shkrime!

Publikuar

-

Nga

Nga Ardit Rada

Tabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për shqiptarët, ka vendosur ta fshijë shkrimin që kryqëzonte Lulzim Bashën për lobimin rus.

Vendimi nuk dihet në çfarë rrethanash është marrë, por hijet e dyshimit janë të mëdha për aq kohë sa artikulli e trazoi jo pak qetësinë e të dielës.

Pra, opozita e Lulzim Bashës që në pranverë bënte thirrje për ta djegur vendin me kopertinën e “Bildit” në dorë, dje ka mbetur e befasuar dhe ka nisur të lëvizë ‘gurët’. Hidhërimi që mund të ketë shkaktuar në selinë blu shkrimi se Basha ka paguar kundër hapjes së negociatave, është mëse i kuptueshëm.

Por ‘rrëshqitja’ e një artikulli të tillë që në thelb kishte provat e amerikanëve tregon se edhe ‘Bild’ është i gabueshëm, por jo se nuk mund të gjejë kompromisin alla-shqiptar. Me fshirjen e artikullit, duket se u konfirmua edhe një herë marrëdhënia e veçantë që Lulzim Basha ka me gazetën në fjalë.

Pas bisedave telefonike që tabloidi publikoi për Dibrën dhe Durrësin, lidhjet mes PD-së dhe gazetës gjermane u bënë të dukshme. Kjo, pasi ishte tepër e thjeshtë të konstatoje se materiali në gjuhën shqipe ishte servirur i përkthyer dhe i titruar në kohë rekord. Punë që mund ta bënin vetëm shqiptarët.

LEXO EDHE:  Ministri serb jep opinion për krerët e shtetit të Kosovës/ Ja cilin prej tyre preferon

LEXO EDHE:  Nga "Lëvizja Mjaft" te "Lëvizja Salcë"/ Nga Ylli Dylgjeri

Por nga sot, PD e çimentoi konstatimin se mes saj dhe “Bild” ka një marrëdhënie të veçantë. Para faktit të sotëm, ku artikulli u zhduk nga faqja e gazetës brenda 24 orëve, mbeten disa pikëpyetje: Çfarë detyrimi ka “Bild” ndaj Lulzim Bashës saqë sakrifikon edhe reputacionin e saj?

A u duhet një sqarim shqiptarëve dhe gjermanëve nga gazeta, apo sqarimin duhet ta presim nga selia e PD?

Duket se Bashës i paskan mbetur ende para nga ato të lobimit. Mirë që paguan për të botuar, por tani mesa duket i duhet të paguajë edhe për të fshirë shkrime.

LEXO TE PLOTE