LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memoriali turk/ Gjon Juncaj: Ju paguajmë me gjak shqiptari

12 Gusht 2019, 20:02, Politikë CNA
Memoriali turk/ Gjon Juncaj: Ju paguajmë me gjak shqiptari

Vendosja e memorialit turk në Tiranë, ka sjellë reagime dhe kundërshti të shumta gjatë ditëve të fundit. Një ndër ta që ka reaguar ashpër ndaj këtij akti, është dhe Gjon Juncaj ish-Këshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe ekspert i OPDAT-it.

Juncaj i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk, duhej të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga serbët si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Deklarata e plotë

?Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.
1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.

2.Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t?i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.

(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu.

Ju falenderoj paraprakisht’, shkruan Juncaj./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga