LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maria Von Ertal, kush ishte gjermania që frymëzoi personazhin e Borëbardhës

12 Gusht 2019, 11:38, Blog CNA
Maria Von Ertal, kush ishte gjermania që frymëzoi personazhin e

A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mendojmë se tregimet imagjinare, përmbajnë brenda tyre të paktën një grimë të vërtete. Ndoshta vendi ku përshkruhen ngjarjet, është i ngjashëm me vendlindjen e autorit, apo heroi kryesor është dikush që zotëron cilësitë e vetë shkrimtarit.

Përralla? Jo dhe aq. Tek e fundit, kush ka dëgjuar ndonjëherë vërtet për një ujk të madh dhe të keq, që maskohet si gjyshja e një vajze të vogël, dhe fshihet në shtratin e saj? Jo, përrallat quhen përralla, pikërisht pasi ato nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie me asnjë realitet.

Në fakt, rezulton që ky supozim është i gabuar, të paktën në rastin e përrallës së famshme ?Borëbardha dhe 7 xhuxhat?. Pas këtij tregimi, është jeta e vërtetë e baroneshës gjermane Maria Sofi von Ertal, që jetoi në një kështjellë pranë qytetit të Lohr mbi Mein, në veriun e Bavarisë në mesin e shekullit XVIII, dhe që vdiq në vitin 1796.

Ekspertët besojnë se Von Ertal shërbeu si frymëzim për Borëbardhën, përrallën klasike të një vajze të virtytshme që jetonte me 7 xhuxha, dhe ku që të gjithë punojnë në një minierë. Gurri i varrit të baroneshës, iu dhurua kohët e fundit nga një familje Muzeut Dioqezian në Bamberg në Gjermaninë Jugore.

Drejtorit të muzeut, Holger Kempken, i pëlqen të mendojë se historia e baroneshës, ishte baza e vajzës së përrallave, ose të paktën ishte pjesërisht e tillë. Ai deklaroi kohët e fundit për BBC:?Historia e jetës së Sofisë ishte i njohur që në fillim të shekullit XIX. Vëllezërit Grim, e bazuan letërsinë e tyre për fëmijët, nga historitë që dëgjuan nga banorët e zonës?.

?Ka të dhëna?- vijoi ai, ?megjithëse këtë nuk mund ta provojmë me siguri, se Sofia ishte modeli frymëzues për Borëbardhën. ?Edhe sot kur realizohet një film mbi një personazh historik, në të ka të vërteta por edhe trillime. Prandaj edhe në këtë rast, unë mendoj se ekziston një bazë historike, por natyrisht që ka edhe elementë të trilluar?- theksoi ai.

Dhe cilat janë disa nga paralelet midis përrallës së Borëbardhës dhe baroneshës gjermane? Del se janë disa të tilla. Përralla flet për një vajzë të re që i shpëton një njerke të ligë, dhe përfundon nën kujdesin e 7 xhuxhëve që punojnë në një minierë. Një ditë, ajo bie në një gjumë të thellë pasi kafshoi në një mollë të helmuar, që ia dha njerka e keqe, maskuar si plakë.

Por ajo nuk vdes, dhe ndërsa pushon në arkivolin prej qelqi, zbulohet dhe puthet nga princi i përrallës. Dhe natyrisht që të dy jetuan të lumtur së bashku. Edhe babai i Sofisë u martua vërtet me një grua tjetër, që sillej mizorisht ndaj fëmijëve të tij, dhe favorizonte vetëm fëmijët e saj.

Lohr njihej si një qendër e prodhimit të xhamave dhe pasqyrave, dhe babai i Sofisë zotëronte një fabrikë të tillë. Aty pranë ndodhej një minierë, dhe ku mund të shkohej pasi të kapërceheshin 7 kodra, ashtu si në përrallën e famshme. Në minierë, punonin fëmijët dhe xhuxhët.

Dhe mbase më domëthënës është fakti që Jakob dhe Vilhelm Grim, jetuan vetëm 80 km larg nga Lohr. Ata mund ta ketë dëgjuar historinë e jetës së Sofisë, dhe ta kenë përdorur atë si frymëzim për personazhin e tyre kryesor, Borëbardhën. Mjerisht, Sofia nuk pati fundin e lumtur ashtu si Borëbardha në përallë.

Ajo u verbua që në moshë të re, dhe ndonëse jetoi 71-vjeç, një moshë e madhe për standartet e fundit të shekullit XVIII, Von Ertal vdiq në një manastir si një grua e pamartuar. Sofia nuk mundi ta gjente asnjëherë princin e saj. Sidoqoftë kur vdiq, ajo pati një gur varri mbi krye, një privilegj që nuk e kishin shumica e grave në atë kohë.

Ajo u varros në oborrin e vogël të një kishe të zonës. Kur kisha u rrafshua, për të ndërtuar rrugën e një klinikë në vitin 1971, një familje e zonës e ruajti gurin dhe më pas ia dhuroi muzeut të Bambergut. Nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetuar 10 për qind, se baronesha Von Ertal ishte modeli frymëzues për Borëbardhën, por kjo është një hipotezë e fortë.

Dhe ndërsa varri i saj ka referenca mbi ringjalljen, pa dyshim që ajo nuk mund ta imagjinonte se do të jetonte në një përrallë, dhe në filmat e panumërt vizatimorë apo të tjerë të kompanisë së famshme kinematografike ?Walt Disney?.

Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga