Connect with Us

“Ku e ke ishullin përrallor të Osumit?”/ Deputeti i nxjerr bojën kryeministrit Rama

Politikë

“Ku e ke ishullin përrallor të Osumit?”/ Deputeti i nxjerr bojën kryeministrit Rama

Publikuar

-

Ndërkohë që edhe në këto ditë pushimesh kryeministri Edi Rama nuk rresht së komunikuari me shqiptarët, duke njoftuar, polemizuar madje dhe bërë premtime për ditët vijuese, deputeti i listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka risjell në vëmendje disa nga premtimet e tija, të mbetura ende të tilla, ndonëse kanë kaluar shumë vite. Njeri nga keto premtime është ai që i ka bërë beratasve e që lidhet me ngritjen e një ishulli “përrallor”, sikurse shprehet deputeti Maliqi, në mesazhin e publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale. Por dhe premtimin që u ka bë kuçovarëve lidhur me hapjen e vëndeve të reja të punës në aeroportin e Kuçovës, si rezultat i investimit prej 50 milion euro të NATO-s.

“Rama i tepsisë dhe i babëzisë me oligarket e krimin,genjeu e mashtroi banoret e qarkut Berat ne 2016-2018 se do ndertonte ne Berat ishullin perrallor te Osumit duke shpikur konkurse projekte perëndimore sa mori votat dhe jo vetem genjeu e mashtroj por i ka lene ne harrese,po keshtu lumturoj qytetaret e Kucoves ne 2018 per nisjen e punimeve brenda 2018 ne bazen Ajrore te Kucoves per investim mbi 50 milion euro nga Nato,ku do hapeshin vende pune dhe do te zhvillohej ekonomia dhe investimi akoma ska filluar.Qytetaret e Beratit shihnin ëndrra me ishull ,varka ,lundrime,plazhe e punesime turistike,kurse banoret e Kucoves gezoheshin se do punesoheshin dhe do zhvillohej zona. Premtime boshe ,varferi ekstereme,papunesi,pasiguri kudo ne mbare vendin prej 6 vitesh nga kaloresi deshtak i Rilindjes se krimit. Vendi drejt destabilizimit,drejt kapjes se gjithe institucioneve,qeverise,drejtesis,pushtetit lokal,parlamentit dhe drejt kapjes se institucionit te fundit Presidenti.Vendi drejt kolapsit te thelle ekonomik,politik dhe drejt instalimit te diktatures.Mbi 300 mije kane emigruar ne bote nga mungesa e shpreses dhe besimit ndaj Rilindjes se krimit,droges,korrupsionit. Kudo arrestime te varfërish nderkohe boset e krimit levizin te lire,djemt e nipat e deputeteve dhunojne vajzat sikur te ishin bagëti,poshtersi e madhe morale e dinjitetit njerzor,veprime shtazarake te mbrojtur nga Rilindja e krimit,kudo rritje cmimesh,taksash,arrestime politike,kercenime,shantazhime,emerime nepotike,klienteliste,te paaftesh,vendosje gjobash,mbyllje biznesesh,zaptime pronash,tritole,vrasje,grabitje,vjedhje,cenim i sigurise kombetare me grabitje miliona euro ne Rinas,cenim i sigurise ushqimore duke rrezikuar jeten e qytetareve etj etj. Vendi pa Kushtetutë,pa Gjykate te Lartë,pa demokraci lokale pa parlament pluralist,ku po na con Skenderbeu i mamices,Sulltani i Tao taos,Mbreti i ciu ciut ,Perandori i teta Ollges se Korcës dhe Komandanti i Termetit. Doni me per Belulin?👎👎👎”, shkruan deputeti Maliqi, duke e shoqeruar postimin me dy fotot e mëposhtme./CNA.al

Foto: Ishulli i premtuar nga kryeministri Rama në Berat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto: Baza e aviacionit në Kuçovë

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat me BE-në/ Greqia ende e pavendosur

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për raportet midis dy vendeve.

Sipas Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë kushtin kryesor të vënë nga Athina me qëllim që të marrë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE, të jap t’i drejta minoritetit grek.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në prenoncimin e tij për “Kathimerini”.

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nxorri gishtin e mesit protestueve/ Qytetarët “masakrojnë” Borchardt

Publikuar

-

Nga

Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në vendin tonë, Berndt Borchardt, teksa i nxorri gishtin e mesit protestuesve pas thirrjes së këtyre të fundit “Rama ik”, qytetarët kanë reaguar mjaft të irrituar.

Për kameran e Fax news” ata kanë dënuar këtë veprim të ulët.

 “Ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha një qytetare.

Ndërsa një qytetare tjetër shprehet se  “Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al


LEXO TE PLOTE