LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror në Fier/ 23 vjeçari theret dhe hidhet në kanal

12 Gusht 2019, 05:50, Kronika CNA
Horror në Fier/ 23 vjeçari theret dhe hidhet në kanal

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit.

Viktima është identifikuar si 23 vjeçari me inicialet F.S.

Pranë rrugës është gjetur dhe një makinë e braktisur tip Renault.

Makina me targa AA641 EN, është gjetur me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Të dhënat paraprake flasin se drejtuesi i mjeti është nxjerrë nga makina, pas një konflikti që ka psur me dikë tjetër.

Në trupin e tij, janë gjetur plagë të shkaktuara nga plagosja me thikë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por ende Policia, nuk ka një version zyrtar./CNA.al

Lajmet e fundit nga