Connect with Us

“Hiq pllakën turke, mos na detyro ta heqim ne”/ Paralajmërohet Veliaj

Lajm i Rekomanduar

“Hiq pllakën turke, mos na detyro ta heqim ne”/ Paralajmërohet Veliaj

Publikuar

-

Shqipëria është vendi ku çdo ditë prodhohen skandale nga politikanët.

Skandali më i fundit dhe që ka çuar në nxehjen e gjakut të shqiptarëve, është vendosja një memoriali me emra të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.

Turpi mban emrin e drejtuesve të shtetit, duke filluar nga Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kreu i Opozitës Lulzim Basha dhe sigurisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit një ditë më parë bëri karagjozin, duke thënë se Tirana ka vend për të gjithë, duke provokuar kështu më tej shqiptarët.

A thua se Tirana është e Veliajt, e njeriut të fiqve, i cili mbart një sërë skandalesh mbi vete.

Nuk ka as më të voglin dyshim se Erdogani i prostituon udhëheqësit shqiptarë, nëse mund t’i quajmë udhëheqës, por  nuk e dimë se cili e ka pazarin më të lartë.

Por, qytetarët, duket se këtë radhë nuk do të lëshojnë pe, ndaj maskarallikut dhe turpit me memorialin.

Ata i kërkojnë kryebashkiakut të Tiranës, ta heqë ai, përndryshe do të jenë qytetarët që do ta bëjnë një gjë të tillë.

” Lali ti e hiq atë pllakën turke tek liqeni, mos na detyro të shkojmë ne”, paralajmëron një qytetar.

Në rrjetin social të Veliaj, qytetarët e kanë masakruar, por  a njeh Veliaj, turp dhe maskarallëk.

Në media është shkruar më herët sikur Veliaj është djali i Ahmedinexhadit, por jo i Erdoganit.

Shpërthimi i qytetarëve ka shkuar deri në atë pikë, që i thonë të ndërtojë edhe një memorial për Millosheviçin apo për të vrarët e Serbisë në luftën e Kosovës.

“Mos ngatërro paqen fetare me maskarallëkun tuaj duke e kthyer Shqipërinë në një varrezë të madhe. Pse nuk bën memorial për të rënët në Kosovë? Çfare lidhje kemi me Erdoganin? Ndoshta e keni ju, por kurrë shqiptarët. E degjeneruat këtë vend dhe shqiptaret mbajnë sehir….
Është e pamoralshme, është e turpshme dhe e pabesë vendosja e memorialit të të rënëve në Turqi. Respektoni e nderoni dëshmorët e atdheut, ashtu siç i nderojnë në të gjithë botën. Nuk keni mbet ju që t’i nderoni të rënët në Turqi, këtu në vendin tonë.
Nuk e keni atë të drejtë. Një servilizëm i pashoq. Turp, turp.
Jep llogari e reflekto dhe mos provoko pa as edhe një lloj arsye……

Ua bëre përmendoren Erdoganistëve në mes të Tiranes? Mendon se je zot i Tiranës dhe i Shqipërisë, por do vij dita që do jepni llogari për këto turpe…….

O Lali Eri të gjitha mirë këto për bashkëjetesën fetare, po atë monumentit e turqve çe deshe, çfarë ka për të na kujtuar ne shqiptarëve ai monument, ju uroj që të ndërtoni monumente të tilla të këtij lloji, dhe mos harrosh të ndërtosh edhe një për serbët që u vranë në luftën e Kosovës”. Janë këto disa komentet, të cilat bashkë me të tjera po i sjellim më poshtë./CNA.al

Turkoshakët e tredhur të Tiranës

Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

1 Koment

1 Koment

  1. Rajubi

    12 Gusht, 2019 at 11:13 am

    Zagaret tane polike Jane bythqire

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

RD shpall armike Jozefina Topallin dhe mbron Kaç Islamin

Publikuar

-

Nga

Jozefina topalli partia demokratike

Disa ditë më parë, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli mbajti një qëndrim publik, ku i drejtonte kritika kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Por, sikurse ndodh gjithmonë, Lulin e tmerrojnë ata që e kritikojnë dhe menjëherë urdhëroi “ushtarët” e tij, t’i kundërvihen Jozefina Topallit, një ndër figurat elitë të Partisë Demokratike.

Gjithçka, pas një qëndrimi të Jozefina Topallit në lidhje me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, pas akuzave se ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Në qëndrimin e saj, Topalli tha se Basha ka qenë në dijeni të dosjes së Valdrin Pjetrit, por nuk e kishte publikuar më parë, por mbante atë, ashtu sikundër kishte bërë edhe me dosjen 184 në Dibër, të cilën njëherë e aministoi pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017  dhe më pas e hodhi në treg, pasi dogji mandatet e deputetëve dhe u fut në një rrugë pa krye, i shumë kritikuar nga ndërkombëtarët, por pa zgjidhje dhe pa alternativë, njësoj veproj dhe këtë herë.

Por, pas këtij qëndrimi Jozefina Topalli është sulmuar nga partia ku kontribuoi për më shumë se 20 vite dhe drejtoi opozitën e parë, atë opozitë të përgjakshme, të një lufte për mbijetesë, të asaj partie të cilën sot e ka marrë Lulzim Basha, bashkë me familjarët e tij dhe e përdor për interesa personale dhe pazare.

Lulzim Basha përdori zërin zyrtar të Partisë Demokratike, Rilindjen Demokratike për të sulmuar Jozefina Topallin.

Në shkrimin e RD, theksohej se personi që promovoi Valdrin Pjetrin në pushtetin e PD ka qenë Jozefina Topalli për shkak të lidhjeve me të atij e tij.

Gjë e cila në fakt nuk ishte aspak e vërtetë. E vërteta është se ai që solli Valdrin Pjetrin në PD, ishte anëtari i kryesisë së sotme të kësaj force politike Alfred Rushaj. ( lexo këtu).

Por, përtej kësaj ka edhe një tjetër detaj. Rilindja Demokratike sulmon Jozefina Topallin, dhe duket se mbron Kastriot Islamin.

Dy ditë më parë, zëri zyrtar i Partisë Demokratike, RD-ja publikon një shkrim të gjatë të ish-deputetit të PS-së, Kastriot Islamit, i cili pasi u përjashtua nga socialistët shkoi tek PD.

Ndër të tjera, në shkrimin në fjalë thuhet se “Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë shqiptarët, por veçanërisht ndërkombëtarët, lidhur me mashtrimin e radhës së Ramës për ‘distancim’ nga të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, të cilët personalisht i kishte përzgjedhur, promovuar dhe mbrojtur fuqimisht para strukturave dhe forumeve të PSSH duke i shpërfillur të gjitha dhe më tej i kishte paraqitur në publik si të talentuar e të përkryer, duke u tallur e bërë gallatë me qytetarët apo akuzuar kundërshtarët.”.

Por, kush është Kastriot Islami që sot mbrohet dhe promovohet nga RD-ja?

Kastriot Islami është një ndër ish-funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Ai ka mbajtur poste të larta në PS që prej vitit 1991, që nga anëtar kryesie, deputet, kryetar komisioni, kryetar Kuvendi e deri te ministër.

Prej vitit 1996-2013: ishte anëtar i PS-së;

Në vitet 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së;

Në 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së;

Nga 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS;

Në 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë;

1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës;

1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese;

2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme;

1991: Ministër i Arsimit;

1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër;

2002-2004: Ministër i Financave;

2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme;

1999: Koordinator për Krizën e Kosovës./ CNA.al

Luli, pse të tremb Jozefina?

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD-së numëron gabimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet minimumi të kërkojë votëbesimin nga anëtarësia.

Elezi numëron 10 gabimet që sipas tij ka bërë Lulzim Basha dhe për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Gjithashtu Elezi ka shigjetuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Bujar Nishani, ndërsa thekson se “Mosreagimi deri më tani i drejtuesit te Keshillit Kombetar Z.Nishani, i ish-kryetarit te PD z.Berisha apo cdo anetari kryesie te PDSH per nje analize urgjente, ne te gjithe strukturat e saj, eshte i pafalshem dhe i ngarkon ata ne bashkefajsi per shkaterrimin e PD.”

Postimi i plotë:

Cfare “Gabimesh” duhet te beje me teper “Lideri” per te kerkuar te pakten votebesimin nga antaresia.
Jane shume por po ju rendis10 kryesoret, per mendjet e shendosha do mjaftonte nje.

1- Sapo erdhi ne krye te PD vendosi rregullin ‘e renies ne rezultat” ku cdo kryetar seksioni e me lart, qe ka renie te rezultatit te mos rikandidoje, rregull te cilin e theu sa ke desht, perfshi edhe veten. (u fshi)
2- Bojkotoi pa filluar reformen territoriale ne 2015 dhe e la Ramen te bej si deshi e cfare deshi. (u harrua)
3- Humbem zgjedhjet lokale te 2015, justifikimi ndaj kritikave ishte se “zgjedhjet lokale nuk jane tregues”
4- I mbajti demokratet 3 muaj ne cader dhe e mbylli me marrveshjen e fshehur te 17 majit. (justifikimi: na detyruan nderkombetaret)
5- Zgjodhi 140 deputet liste (si proces familjare) pa u konsultuar dhe respektuar asnje institucin brenda PD (u mjaftua me: mbaj pergjegjesi per gabimin)
6- Humbi zgjedhjet me rezultatin me te dobet ne historine e PD dhe i certifikoj ato. (justifikimi : ma hodhe nje here e ke fajin ti…)
7- Zhvilloi zgjedhjet me fasad per kryetar te PD ne korrik-2017, i realizoj per 2- jave, maipuloj perqindjen ne pjesmarrje nga 20 ne 60 %.
8- Zhvilloi zgjedhjet me te turpshme per drejtuesit e degeve (duke i emeruar brenda nje nate) dhe strukturave drejtuese, duke mos zbatuar statutin dhe duke mos bere asnje verifikim figure, si rrjedhoje u mbush me drejtues ish-sigurimasa dhe Sorosjan( G.Bardhi, E.Paloka, E.Spaho, Gjata, Kaso etj)
9- Dorzoi mandatet dhe beri 10 protesta, kur puna duhet te mbyllej me 1 proteste te panderprere. (u harruan)
10- Nuk bllokoj zgjedhjet dhe humbi 61 bashki ku te pakten duhet te ruanim ato qe kishim (justifikimi : na detyruan nderkombetaret)
*Kuksianet kane nje sa per te gjitha, i mashtori dhe tradhetoi per traun, per ca pune qe ka ashtu me Ramen dhe 1300m2 te Kunatit te Hajat Hotel.
Nuk po shtoj akuzat e Doktorrit, se nje grup njerzish te futur nga Soros (ne bashkepunim) kane si qellim shkaterrimin e PD dhe me pas hesht.
Kjo situate deshtimeh te aksioneve politike, mosrespektimit te rregullave baze statutuore dhe humbjesh te thella, minimalisht te cojne ne votebesimin e antareve te partise demokratike.
Kjo rruge do e coj situaten dejt konflikteve dhe percarjes me te thelle.

PS: Mosreagimi deri me tash i drejtuesit te keshillit kombetar Z.Nishani, i ish-kryetarit te PD z.Berisha apo cdo anetari kryesie te PDSH per nje analize urgjente, ne te gjithe strukturat e saj, eshte i pafalshem dhe i ngarkon ata ne bashkefajsi per shkaterrimin e PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës/ Balla u kërkon falje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Ndër të tjera, Ballau ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjen së Valdrin Pjetrit.

“Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE