Connect with Us

Foto-Pamje të rënda/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Kronika

Foto-Pamje të rënda/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në By-pasin e Fierit, në afërsi të Pojanit.

Sipas burimeve të CNA.al, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet D.N 65 vjeç.

Ndërkohë që mësohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe e automjetit i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet G.S 24 vjeç.

LEXO EDHE:  Video- Digjen 3 makina në një qendër tregtare në Tiranë

Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca dhe forcat e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet makina e gardianit të burgut të Shënkollit

Publikuar

-

Nga

Makina e një efektivi të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës, por paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina është në pronësi të Nikollë Prenga, i cili banon në lagjen ku është djegur dhe makina./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Gjirokastër/ I moshuari hidhet nga ura, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhjur në Gjirokastër në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se një person është hedhur nga ura e “Ali Pashës” në lagjen Dunavat të qytetit nga një lartësi prej 40 metrash.

Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet S.K., rreth 70 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhetshme.

LEXO EDHE:  Lazarat/ Digjet një makinë, Nuk ka të lënduar

LEXO EDHE:  Durrës/ Helmon veten me fotoksinë, ndërron jetë 72 vjeçarja

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqipëria thyen rekordin në rajon/ Ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë. Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000. Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.

LEXO EDHE:  Lazarat/ Digjet një makinë, Nuk ka të lënduar

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina në ecje

Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë. Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur. /Monitor

 

LEXO TE PLOTE