Connect with Us

Firmosi lirimin para kohe të Lulzim Cakës/ Gjykata shpëton drejtorin e burgut

Kronika

Firmosi lirimin para kohe të Lulzim Cakës/ Gjykata shpëton drejtorin e burgut

Publikuar

-

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Kosovës, Judmir Shurdhi, i arrestuar pasi firmosi lirimin nga burgu 40 ditë para të Lulzim Cakës, të njohur mediatikisht si “i forti i Beratit”.

Po ashtu, burime nga kjo Gjykate bëjnë me dije se po e njejta ka liruar edhe ish vartësin e Shurdhit, kartelistin Llazar Mino, duke vendosur që gjykimi për këta dy persona të vijoi në gjendje të lirë. Arrestimi i Drejtorit të burgut u bë i ditur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, me datë 30 korrik, por që u hodh poshtë nga gjykata e Elbasanit.

Dy zyrtarët u arrestuan pas një gjatë kontrollit të brendshëm në burgje nga Hetimi Administrativë i cili  zbuloi se drejtori Shurdhi dhe kartelisti Mino kishin firmosur për të liruar nga qelia 40 ditë para se të mbaronte dënimin, Lulzim Cakën personin e dënuar për vrasje e krime makabre në vitin 1997. Prej 30 korrikut policia ka shpallur në kërkim të liruarin Lulzim Caka, i cili nuk është gjendur ende, si dhe po ashtu nuk ka ndonjë  informacion se si dhe ku mundi të arratisej sapo doli nga burgu./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar më shumë se pesë orë, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ende një vendim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Siç shihet edhe nga këto foto, holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit.

Trupi gjykues është mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata e Apelit bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit Shkodër ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, ka vendosur sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke prishur vendimin e shkallës së parë dhe vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.

Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe ceshtja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, pritet që çështja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.

Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE