Connect with Us

“Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

Politikë

“Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

Publikuar

-

“Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Hollanda qëndronë ftohtë kur vjen puna tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që të fillojë procesi i pranimit”. Kështu shkruan Euronews në një artikull për Shqipërinë, ku përmendet edhe intervista e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë po rritet, vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë, në atë që vende si ne bëjnë, por në situata të brendshme ose dinamika të brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare”, kujton Euronews fjalet e kreut te qeverise.

Të dyja si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje të drejtësisë që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Në korrik, komisioneri i BE për zgjerim, Johannes Hahn, tha që Maqedonia e Veriut duhej të reformojë gjyqësorin e saj për të siguruar që ajo mund të trajtojë çështjet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE të mund të caktojë një datë për të filluar bisedimet e pranimit.

Bisedimet e pranimit për të dy vendet pritet të mbahen në tetor.
Pse Franca dhe Hollanda po bllokojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

LEXO EDHE:  “Negociatat”/ Bregu: Kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit

Eksperti politik, Florian Bieber tha për Euronews se, në rastin e Francës, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm midis elitave për zgjerimin e BE.
Unë mendoj se ka një ndjenjë midis elitave që zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se minon ndikimin francez në BE,” tha ai. “Në këtë kuptim, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm drejt zgjerimit.”

Franca është pikëpyetja më e madhe”, theksoi Bieber. “Mund të jetë e gatshme të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin.

Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme të Shqipërisë midis partisë në pushtet dhe opozitës minojnë aftësinë e Shqipërisë për ta bërë çështje anëtarësimin e tyre”, tha Bieber.

Për Bieber, mënyra më e mirë që këto vende mund ta bindin Francën se ata kanë ndryshuar është të përpiqen ekstremisht në zgjidhjen e ceshtjeve te sundimit të ligjit dhe çështjeve të korrupsionit me shpresën për të bindur qeverinë franceze për ndryshimet ose për të krijuar një ndikim në BE, “në mënyrë që të tjerat vende anëtare t’i bëjnë presion Francës”./ Euronews 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreshnik Spahiu vë me “shpatulla pas muri” Cakajn/ Jep dorëheqjen tani live

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mbrëmjen e djeshme  i ka bërë një thirrje të fortë ministrit në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, të cilit i ka kërkuar të japë dorëheqjen live.

Në lidhje direkte në emisionin “Open”, Spahiu tha se  “Kur të gjithë e sulmonin, unë i kam bërë një letër publike presidentit Meta ku me pika i kam kërkuar Metës të dekretojë Gent Cakaj. Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqejn.

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit i tërheq “vërejtje” Presidentit të BE-së

LEXO EDHE:  BE, paketë me 10 masa për krizën e emigrantëve në Mesdhe

Të japë dorëheqejn live tani në studio. Genti jep dorqëheqjen. Ti do të kthehesh përsëri në politikë. Kjo të shërben ty dhe shqiptarëve. Gent jap dorëheqjen tani live në studio. Thuaj dorëhiqem”

Në siklet të madh Cakaj tha se kam qenë i qartë në komunikimiet e mia publike dhe asnjëherë nuk kam marrë përsipër hapjen e negociatave. Negociatat nuk hapen për arsye të politikave të brendshme të BE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bojko Borisov mesazh të fortë BE-së/ Do të bëni gabim historik

Publikuar

-

Nga

Ndërsa ditën e sotme pritet që BE të marrë vendimin nëse do të çelen apo jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, kryeministri bullgar Bojko Borisov i ka drejtuar një mesazh të fortë vendeve anëtare.

Në një prononcim për mediat, shefi i qeverisëe bullgare është shprehur se nëse BE refuzon të happen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të bëjë një gabim historic.

Sipas Borisov, kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane.

“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.

LEXO EDHE:  Meta kundër djegies së mandateve/ “Shuplakë” opozitës 

LEXO EDHE:  Meta kundër djegies së mandateve/ “Shuplakë” opozitës 

Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.-raporton ATSH.

“Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Përmbaruesi zhbllokon pasurinë pas “ryshfetit” 6 milionë lekë

Publikuar

-

Nga

Emisioni”Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me zyrat e përmbarimit, ku pasi qytetari i paguan përmbaruesit 6 milionë lekë nën dorë, prona e tij zhbllokohet.

Pëllumb Luzi denoncoi në emisionin investigativ përmbaruesin Elvin Hoxha. “Më ka marrë 6 milionë lekë për të më zhbllokuar një pronë. Unë kam pasur në pronësi televizionin lokal në Durrës, ‘Real Tv’.

Në atë kohë, unë bëja kronika kundër qeverisë Berisha. Bënim kronika për Gërdecin, 21 janarin, etj. Si hakmarrje, Berisha urdhëroi AMA-n dhe tentuan që të më mbyllin sinjalin. Më vendosën gjoba dhe tentuan që të ma mbyllnin televizionin” thotë Pëllumbi. Më tej shpjegoi se disa kohë më pas, vendimi i AMA-s behet titull ekzekutimi.

“Çështjen e merr përmbaruesi Elvin Hoxha, i cili me veprime prej gjobëvenie më bllokon të gjitha pronat dhe llogaritë bankare. Në atë kohë, unë po tentoja që të shisja një truall. Por, pronën ma bllokuan në hipotekë. Më kërkuan 6 milionë lekë të vjetra që të ma zhbllokonin këtë pronë” thotë më tej denoncuesi, duke saktësuar se lekët do ia merrte përmbaruesi, nëpërmjet personit që do i shiste tokën.

“Pasi dhashë lekët, ma zhbllokuan vetëm pronën. Bëhet kalimi te blerësi” pohon Pëllumbi.

Sipas dokumenteve, në korrik të vitit 2018 përmbaruesi Elvin Hoxha i bllokon të gjitha pasuritë Pëllumb Luzit. 9 muaj më vonë, pa ndodhur asnjë proces gjyqësor apo vendim gjykate, përmbaruesi i zhbllokon vetëm 1 tokë, e cila u shit menjëherë pas zhbllokimit.

Përmbaruesi e la qytetarin të bënte vetëm veprime për shitjen e pronës. 4 ditë më pas, ai rivendosi sekuestro për të gjitha pasuritë, përfshirë llogaritë bankare. Gjatë gjithë kohës, përmbaruesi heq dhe vë sekuestro pa asnjë vendim gjykate. Ndërkohë, që nga AMA është në fuqi një gjobë prej 5 milionë lekësh të reja.

Fillimisht, denoncuesi shkon të takojë përmbaruesin Elvin Hoxha, duke i kërkuar që të zhbllokojë llogaritë bankare. Përmbaruesi nuk pranoi në asnjë mënyrë që t’i zhbllokojë këto llogari, duke i thënë se “asnjëherë nuk zhbllokohen”.

Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish për t’a takuar. Ai takon sekretaren e tij, duke i kërkuar që ti kthejë 6 milionë lekë. Pas kësaj kërkese, përmbaruesi ndryshon totalisht qëndrim dhe në takimin e radhës i thotë se “hajde merr letrat”.

Përmbaruesi nuk i shkoi asnjëherë qytetarit në banesë Pëllumbit. Ndërkohë, Fiks Fare tentoi disa herë për të komunikuar me z.Elvin Hoxha, por në asnjë rast përmbaruesi, apo stafi i tij, nuk pranoi që të fliste me gazetarët.

Disa ditë më pas, në adresën e denoncuesit, mbërrijnë disa dokumente. Por, ndryshe nga sa i tha ballë për vallë, kësaj herë Përmbaruesi e njoftonte se të gjitha llogaritë ishin zhbllokuar! Në këtë rast, ai shkruante se zhbllokimi ishte bërë në bazë të Kodit të Procedurës Civile, pasi vetë ky përmbarues nuk i kishte gjetur pasuri debitorit! Pra, pa vendim gjykate.

***

Bisedë me biznesmenin që i bleu tokën denoncuesit

Denoncuesi – Mos ka ngel ndonjë kopje të zhbllokimit, mbajte ndonjë kopje të zhbllokimit që bëri ai (përmbaruesi).
Biznesmeni – Po duhet të ketë, te letrat e Pëllumbit duhet të jetë ai zhbllokimi i asaj.
Sekretarja – Zhbllokimi i pronësisë?
Biznesmeni – Mos u merr me atë ti tani, ke mbaruar punë atje, mos u merr me atë, ai le të bëj ça të dojë tashi.
Denoncuesi – I ka blloku bankat, i ka blloku të gjitha.
Biznesmeni – Bankat të bllokume janë.
Denoncuesi – Unë dua të marr nai kredi, të bëj ndonjë gjë atje, nuk e di, të dalësh në pension, si t’i zhbllokoj?
Fiksi – E ka për bankat, kjo është e keqja.
Denoncuesi – Ti çoj nai lekë a?
Biznesmeni – Jo ça lekësh thua ti, mos ja fut kot.
Fiksi – Sa i ke dhënë ti (Pëllumb), ça thua ti. Ti ja dhe Pëllumb, gjithë ato lekë!
Denoncuesi – 6 milionë lekë.
Biznesmeni – Ka heq përgjegjësinë e vetë. Ne kemi ndëjtur 3 orë në zyrë me zor ja dhamë.
Denoncuesi – O 6 milionë, o s’ka derman!
Biznesmeni – Ore zotri, ai s’donte ta bënte fare, pastaj i thashë une dhe tha që janë 3 veta. 3 vetë janë këtu tha që është bërë diskutimi dhe unë kam frikë me e bë.
Denoncuesi – Për të ndarë 6 milionshin?
Biznesmeni – Ma merr celularin i thash unë dhe ma hidh në një kosh plehrash aty dhe ta marr kur të iki. Jo tha s’e kam aty më tha, e kam këtu, e kam aty! 3 orë me zorë .
Denoncuesi – Nuk uli as 1 lekë, o 6 milionë o s’ka derman?!
Biznesmeni – Kam besim të ty më tha. Nc, nc, nc. Ore nuk u diskutu shumë, por ai s’donte me e bo.
Denoncuesi – Janë shumë 6 milionë lekë.
Fiksi – Po bankat ça i bllokon tani, mirë dakord i mori ato lekë hallall.
Biznesmeni – Me siguru veten që ja ne tani kemi bllokuar bankat.
Fiksi – Këtë e fikën edhe ndonjë lekë që ka në bankë s’po i merr dot… Shkon për të marrë lekë ky i shkreti, po kërkon lekë borxh tani.
Biznesmeni – E di ti që ky as asistencë nuk merr dot!
Fiksi – Ti çojmë disa lekë të tjera o Pëllumb, ça të bëjmë?
Bisnesmeni – Jo, jo është gabim.
Denoncuesi – Nuk i zhbllokon, lojtar është?!
Biznesmeni – Shiko, ai të shtyn kohën po asnjëherë s’ta heq dot. Unë vura re, Rama (kryeministri) në një intervistë ka thënë kështu: Përmbarimi thotë do ta kryejë punën e vet. Nëse ka të drejtë, të shkojë në gjykatë, ta rrëzojë në gjykatë. Por, përmbarimi thotë duhet të mbështetet se s’bën nga policia. Po nuk punoj përmbarimi në çdo shtet, merr fund ai shtet.
Denoncuesi – Ai, për mendimin tim, 6 milionë lekë që i mori, janë shumë 6 milionë lekë. Gjynah gjithë ato lekë. Do thuash ti ka fol me AMA-n, ka fol me këte, apo me atë, i ka nda…
Fiksi – Te Pëllumi e gjeti ai që mori 6 milionë lekë…
Biznesmeni – Ishin 80 milionë…
Denoncuesi – 50 milionë…
Biznesmeni – Ore, 80 milionë lërë tani.
Denoncuesi – 50 ishte gjoba, 80 e ka çu ky me interesa me gjoba. E ka shkrujt ky. Se këto bëjnë llogari çdo orë që vonohet. Edhe gjoba është antiligjore.

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit i tërheq “vërejtje” Presidentit të BE-së

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ PD “sulmon” kompaninë “Fusha Sh.p.k”

***

Fillimisht, denoncuesi shkon të takojë përmbaruesin Elvin Hoxha, duke i kërkuar që të zhbllokojë llogaritë bankare.

Takimi i parë

Denoncuesi – Ti tani më ke bllokuar dhe bankat…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ato bankat ashtu do rrinë. Lirohen ndonjëherë bankat?!

Denoncuesi – Si do ta zgjidh unë këtë muhabet?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Me kë?

Denoncuesi – Me AMA-n, ose me ty, si do veje halli tani?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Unë i kam veprimet për llogari të ekzekutimit.

Ti me AMA-n, e ka bërë si e ka bërë atë titull të vetin, e dinë ata.

Denoncuesi –Hipotekën e zhbllokuam, shyqyr zotit. Unë pagova 6 milionë lekë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk e zhbllokuam tani, është veprimi juridik më përpara, mos e ngatërro pjesën.

Denoncuesi – Mirë, mirë. Tani unë 6 milionë lekë ti pagova.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ëëë?

Denoncuesi – 6 milionë lekë ti pagova.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ça 6 milionë?

Denoncuesi – 6 milionë o burrë që u zhbllokua Hipoteka. Si ta zgjidhim këtë muhabet?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk kam bërë ndonjë veprim unë, nuk kam bërë ndonjë pjesë. Nuk kam marrë ndonjë ekzekutim unë.

Denoncuesi – Më fal, a e lëshove shkresën ti?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Shiko pak, ça kërkon sot se s’po të kuptoj fare.

Denoncuesi – Dua të zhbllokoj bankat.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk kam ça zhbllokoj asnjë gjë. Nuk i zhbllokoj dot bankat, ke dëgjuar ndonjë njeri që të zhbllokojë bankat. Asnjëherë nuk zhbllokohen bankat.

Denoncuesi – Ti ma ke çuar gjobën 80 milionë lekë o burrë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – S’ta kam çuar unë. Shiko, nuk janë veprimet e mia dëshirore.

Denoncuesi – Kjo është shkresa e fundit…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Shikoj nëqoftëse ti lëviz lekë…

Denoncuesi – Unë jam i pa punë, i mbaruar…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Kaq, këto nuk hiqen ndonjëherë.

Denoncuesi – Si s’hiqen?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Po s’hiqen, po nuk mbaroi ekzekutimi. Nuk kam ça të bëj, është muhabet që nuk zgjidhet te unë, fare!

Denoncuesi – Vetëm te AMA mund ta kundërshtoj unë këtë punë?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Po dhe AMA… AMA ta ka vënë, AMA e di se ça bën. Ndiq proceset gjyqësore, ça ke për të bërë. Nuk zhbllokohet ndonjë veprim.

Denoncuesi – Po hipotekën si e zhbllokove që dërgove shkresat…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Tani më fal pak, i ke marrë të gjitha njoftimet nga unë, i ke të lexuara, të shpjeguara. (Ngrihet për të ikur…) Po më presin, janë policë që po më presin aty.

Denoncuesi – Siç ma bërë hipotekën…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Të lutem, mos më pengo, të lutem! (Largohet nga zyra).

Përmbaruesi nuk pranoi në asnjë mënyrë që t’i zhbllokojë këto llogari, duke i thënë se “asnjëherë nuk zhbllokohen”. Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish për t’a takuar.

Qytetari shkon sërish te Zyra Përmbarimore

Denoncuesi – Përshëndetje!

Sekretarja – Përshëndetje!

Denoncuesi – Elvinin desha të takoj.

Sekretarja – Nuk është këtu. Prit aty (jashtë zyrës).

Denoncuesi – Atëherë, të lutem.

Sekretarja – Nuk të pres dot se nuk e kam përmbaruesin, prit aty.

Denoncuesi – E kuptova. Të lutem i thuaj të më kthejë 6 milionë lekë që mi ka marrë.

Sekretarja – Dakort.

Pas kësaj kërkese, përmbaruesi ndryshon totalisht qëndrim dhe në takimin e radhës i thotë se “hajde merr letrat”.

Takimi i dytë me përmbaruesin

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ato letrat i ka bërë gati, i ke gati.

Denoncuesi – Të lutem hajde të them diçka se jam dhe sëmurë…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Tani i ke gati… se jam me polic…

Denoncuesi – … ti e ke bërë procedurën e punës, ato lekët…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – … do vish nesër, do të sqarojmë nesër. Do të vish nesër këtu në Tiranë.

Denoncuesi – Nuk vij dot se jam sëmurë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ok, mirë do të vij vetë./Top Channel/

LEXO TE PLOTE