Connect with Us

“Ende kemi mundësi”/ Meta mesazh politikës

Politikë

“Ende kemi mundësi”/ Meta mesazh politikës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka apeluar sërish klasën politike, që të ulen për të gjetur zgjidhje nga kaosi ku ndodhen.

Meta ka risjellë në vëmendje qëndrimin e tij të datës 27 Qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

“Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet”, shkruan Meta në rrjete sociale.

Sipas të njëjtit, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur iu dha mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, por ndërkohë, s’ka pasur reagime pozitive.

“Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019”, shkruan më tej Meta.

Sipas tij, duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq!
Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ambasada britanike “shuplakë” Bashës

Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.

Ndaj duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për refomën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019.🇦🇱🇪🇺

– 27 qershor 2018 –
Ashtu siç kaloi një ditë, do kalojë dhe një vit

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ambasada britanike “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Prishja e Teatrit Kombëtar/ Ish-aktori i Portokallisë, apel të fortë

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ambasada britanike “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Stoltenberg: Rusia të respektojë kufijtë e fqinjëve

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Distancohuni nga mashtrimet për azil në BE

LEXO EDHE:  Stoltenberg: Rusia të respektojë kufijtë e fqinjëve

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE