LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtuesi i Prokurorisë, i pa shkollë/ 68 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan në 7 muaj

12 Gusht 2019, 12:36, Aktualitet CNA
Drejtuesi i Prokurorisë, i pa shkollë/ 68 gjyqtarë dhe

Drejtësia pushon gjatë muajit, Gusht. Kjo vlen për procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit pritet në shtator pritet të rinisin punën aty ku e kanë lënë.

Duke filluar me zbardhjen e vendimeve të subjekteve që janë rivlerësuar në ditët e fundit të korrikut dhe me seancat për subjektet e tjera prioritare.

188 vendime janë dhënë nga muaji Janar deri më 31 Korrik 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit .

81 subjekte janë konfirmuar në detyrë dhe 68 të tjerë janë shkarkuar nga detyra.

Shkarkimet kryesisht kanë qenë për shkak të pasurisë së pujustifikuar dhe të dyshimtë, ndërsa një pjesë e vogël për lidhje me botën e krimit.

Për 14 subjekte është ndërprerë procesi i rivlerësimit, për 8 subjekte është vendosur që të pushohet procesi, për 16 subjekte ka përfunduar procesi, ndërsa për 1 subjekt është vendosur  pezullim nga detyra.

Supriza e këtij sezoni ishte rikthimi në Shkollën e Magjistraturës për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gogaj. Ky i fundit është pezulluar nga detyra derisa të mbaroj shkollën e magjistraturës.

Ky ishtë vendimi i parë që KPK ka marrë për mungesë të theksuar profesionalizmi, si një nga tre hallkat vlerësuese për të kaluar shkallën e parë të Vetingut, pastërtia e figurës, pasuria dhe profesionalizmi.

Gjatë këtij sezoni në procesin e Vettingut kaloi edhe kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çelaj, i cili u konfimua në detyrë.

Gjithashtu në proces, janë përfshirë edhe të përzgjedhurit për në SPAK, por, ndonëse disa prej tyre kanë kaluar nga KPK, janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe tashmë ata do të ballafaqohen me shkallën e dytë të Vettingut.

7 subjektë janë ankimuar gjatë kësaj kohe nga Komisioneri publik.

Ata janë, gjyqtari Kastriot Selita, prokurorja Manjola Kajana, e cila u përzgjodh për në SPAK, prokurori Dritan Peka, drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, prokurori Adnan Kosova, prokurori Besnik Cani, i cili është përzgjedhur për në SPAK, si dhe gjyqtarja Alma Kolgjoka.

Në fakt për disa të ankimuar si Dritan Peka, Donika Prela mediat kanë dhënë alarmin, në kohën që ata kaluan Vettingun, pasi rezultojnë me pasuri që zor të jsutifikohet.

Ankimimet e Komisionerit Publik kanë dhënë rezultat, në mjaft raste , në këtë mënyrë pritet që edhe ata të cilët u amnistuan në shkallën e parë të mos falen nga shkalla e dytë, përkatësisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit./CNA.al

Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka â??zhvatâ? të pastrehët

Mega-Skandali i drejtësisë/ Si i shpëtoi Dritan Peka hetimit?

Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Nga pasuria e dyshimtë tek refuzimi i vizës amerikane/ Donika Prela si “minë me sahat”

Fshehje pasurie dhe transaksione të dyshimta/ Donika Prela drejt shkarkimit?

Vendimi për Donika Prelën/ Skandal, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

Fakte të rënda/ Donika Prela e përfshirë në pastrim parash

Dy herë në Vetting/ Prokurori Adnan Kosova drejt â??gijotinësâ??

Rivlerësimi i prokurorit Besnik Cani/ Zbulohet skandali i KPK

Pas përzgjedhjes nga KLP/ Kërkohet ‘koka” e prokurores së SPAK-ut

Pasuri të dyshimta në Lezhë dhe Gjirin e Lalzit/ Olsi Komiçi dhe ONM kapin mat Kastriot Selitën

Dyshimet për konflikt interesi/ Komisioni publik ankimon në KPK Kastriot Selitën

U konfirmua në detyrë/ Komisoneri Publik kërkon â??kokënâ? e kryegjyqtares së Krujës

Kryegjyqtarja e â??listës së zezëâ?/ â??Rrëzoiâ?, Prokurorinë dhe përfundoj në KLD  

Lajmet e fundit nga