Connect with Us

“Dinjitetin nuk ta jep pushteti”/ Bardh Spahia “thumbon” Valdrin Pjetrin

Politikë

“Dinjitetin nuk ta jep pushteti”/ Bardh Spahia “thumbon” Valdrin Pjetrin

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sipas Spahisë, përveç të shkuarës së errët në Itali, Pjetri ka edhe një problem tjetër, që lidhet me punën e tij si prefekt. Ndërsa shkruan se Shkodra ka nevojë për njerëz dinjitozë e jo për njerëz të kapur nga krimi.

Postimi i plotë

DINJITETIN NUK TA JEP PUSHTETI

Figura e kujt pretendon te jete qytetari i pare i Shkodres eshte padyshim interes i cdo qytetari shkodran, i majte apo i djathte. Refuzimi i nje pretendenti te tille, me nje te shkuar te erret ne Itali, te cilen fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikoje, por struket pas fuqise se pushtetit, qe mbron te ngjashmit e tij, eshte nje detyrim qytetar i cdo shkodrani, i majte apo i djathte.

Papergjegjshmeria qe e detyron te shmange transparencen, duke perdorur klishe te lodhura, vecse fut ne siklet ate 5% qe e votoi ne 30 qershor. Pervec te shkuares se erret, duket se ka edhe nje tjeter problem: si ish prefekt, nuk flet dot ne ajer per abuzime te bashkise, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmone, perfaqesues i partise ne pushtet! As si perfaqesues i nje mazhorance e i nje kryeministri qe nuk ka lene vegel te ketij pushteti pa perdorur kunder Shkodres dhe bashkise se saj.

Nje figure me te kaluar te erret eshte padyshim e keqja e Shkodres, dhe abuzimi me fuqine e pushtetit vecse diskretiton edhe me thelle ate vete dhe PS qe vazhdon te kandidoje individe me probleme! Pretendenti ne Shkoder thjesht po tregon devotshmeri, si pjese e te njejtit karvan te erret, qe koha e ka treguar se nuk shkon dot larg!/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër të vrarë në Bulevard/ Tahiri akuza të forta Bashës ?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, ka folur sot me tone të forta në lidhje me akuzat në drejtim të tij dhe vendimin e Gjykatës, dy ditë më parë e cila rrëzoi tre akuzat kryesore, por e shpalli fajtor për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri e cilësoi këtë si jo drejtësi e plotë dhe paralajmëroi se betejës së tij për të vërtetën do i shkojë deri në fund.

Por, Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa riktheu në vëmendje 21 janarin e vitit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, katër persona u vranë në Bulevard, kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha.

“Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard? As Kryeministri? Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?”-tha ndër të tjera Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saimir Tahiri flet për rikthimin në politikë/ Bën dhe “mea culpa”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur rreth procesit të tij gjyqësor maratonë dhe vendimit të Gjykatës.

Por, ndërsa është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në politikë, ai deklaroi se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.

Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s’besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.”-tha Tahiri.

Më tej, i pyetur se nëse është kjo drejtësia që donte kur votoi reformën në drejtësi, Tahiri nuk ka nguruar të bëjë edhe një “mea culpa”, për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.”–u shpreh Tahiri.

Sa i takon një rikthimi në PS, Tahiri tha se “Sa i takon rikthimit, sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S’e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i dërgoi mesazh pas vendimit të Gjykatës?/ Ja si përgjigjet Tahiri

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të sqaruar sikurse kishte paralajmëruar, të vërtetën e tij, pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda e cila rrëzoi tre akuzat kryesore ndaj Tahirit, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre.

Gjatë deklaratës, Tahiri e ka cilësuar këtë si drejtësi jo e plotë dhe ritheksoi se do ti shkojë deri në fund betejës së tij.

Por, ndërsa ish-ministri tha se pas vendimit të Gjykatës ka marrë mesazhe nga miq dhe dashamirës, ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse i ka ardhur ndonjë mesazh nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e kuptoj pse duhet te me pyesni a ka folur kryeministri për kete vendim. S’kam folur fare. Rruges se drejtësise i shkoj vete përpara.”-u përgjigj ish-ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE