Connect with Us

Çfarë po ndodh me Amerikën?

Bota

Çfarë po ndodh me Amerikën?

Publikuar

-

Nga Nick Paton Walsh “CNN”

Çfarë ndodh me një vend që është një ide, dhe kur kjo ide bëhet e shëmtuar? Që nga rënia e Murit të Berlinit, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë lidere e botës së lirë në aspektin ekonomik, ushtarak, por u shembën pasi komunizmi dhe fashizmi, edhe si një ide.

Amerikanët shkuan shumë larg në Irak në vitin 2003, u bënë tejet të babëzitur para vitit 2008, dhe e braktisën Sirinë në vitin 2013. Por sërish triumfoi fiksimi i SHBA-së pas vetë-analizimit dhe ndarjes së barrës së fajit. Sado që mund ta urreni, ideja dukej se e justifikonte ekzistencën e saj.

Por muaji i fundit ka qenë i vështirë. Më saktë, viti i fundit ka qenë i vështirë. Në fakt, gjithçka që nga nëntori i 2016-ës ka shkuar për dreq. Mua më kujtohen shumë mirë reagimey e emigrantëve në SHBA, apo edhe i evropianëve kur Donald Trump fitoi zgjedhjet. 

Për ta dukej sikur civilizimi po ndalej. Por me siguri që kjo nuk mund të zgjaste përgjithmonë, pasi ideja e Shteteve të Bashkuara ishte e dizenjuar të rezistonte gjatë apo jo? Megjithatë, kjo ishte ajo që dëshironte populli amerikan – ose të paktën kolegji elektoral. 

Ngjitja e Trumpit në pushtet, reflektoi atë që Evropa tashmë po i bënte vetes:një reagim ndaj globalizimit të shfrenuar, ndaj epokës së emigracionit dhe lirive ekonomike, që nuk i kishte parë asnjë brez më herët. Por Amerika supozohej të dinte më shumë, të na çonte përpara dhe jo pas. Mendohej që ajo e dinte rrugën. Uiston Çërçill tha dikur, që pasi të kemi provuar gjithçka tjetër, mund të mbështetemi gjithmonë në fund tek amerikanët, të cilët do të bëjnë gjënë e duhur. 

Tani, nuk është e qartë se kush e di se cila është gjëja e duhur. Twitter, rrjetet e tjera sociale dhe faqet e internetit, nënkuptojnë se mund të biem pre e sulmeve kibernetike. Kur vjen puna tek racizmi, problemi nuk është vetëm në Amerikë, por kudo. 

Edhe Evropa ka një histori të shëmtuar me këtë dukuri. Brexit është një formë e maskuar e ksenofobisë, e fshehur pas mospëlqimit të rregullave evropiane të tregtisë, për të cilat vetëm pak votues dinë ndonjë gjë. Dhe fushata pro saj, u drejtua nga një burrë, që dikur thoshte që gratë me shami në kokë, duken si kuti prej letre. 

Ky burrrë është sot kryeministri i Britanisë së Madhe. Gjermania ka “Alternative für deutschland”. Italia Mateo Salvinin. Por Amerika ka hedhur një hap më tej në këtë drejtim. 

Sot protestuesit shtypen me makina, shpërthejnë shpesh skandale në politikën  e establishmentit. Është e çuditshme të jetosh në një kohë, kur kryeministrja e deridjeshme e Britanisë së Madhe, Tereza Mej, detyrohet të denoncojë publikisht presidentin amerikan për komentet e tij raciste, sipas të cilaves 4 gra në Kongresin Amerikan, duhet të “kthehen” në vendet nga e kanë origjinën. 

Dhe që kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shprehë “solidaritet” me kongresmenet e sulmuara. Ne e kemi parë të pafuqishëm spiralen rënëse të SHBA-së, duke u përpjekur të mos zhytemi në të. Fiksimi i shëmtuar i Amerikës pas armëve dhe masakrave këtë muaj, u përzje në mënyrë të parashikueshme me ndjenjat kundër emigrantëve të së djathtës ekstreme. 

Por pjesa tjetër e botës, është mësuar me qasjen amerikane pas tragjedive si ajo në El Paso, duke i parë amerikanët të diskutojnë plot bujë në faqet e internetit, kryesisht mbi problemet e shëndetit mendor, dhe jo mbi problemin e dukshëm të vetë armëve, që janë lehtësisht të disponueshme për adoleshentët. 

Është jashtëzakonisht e vështirë të kuptohet obsesioni amerikan pas armëve, përveçse nëse jeni vetë një amerikan i fiksuar pas tyre. Ata amerikanë që besojnë tek e drejta e tyre për të mbajtur armë, i shohin me zemërim të huaj që mendojnë se më e rëndësishme është e drejta e një personi për të qenë i sigurtë për jetën. 

Bota e jashtme, thjesht nuk e kupton këtë. Madje edhe në vende si Serbia – vetëm pak pas SHBA-së dhe Jemenit, përsa i përket pronësisë së ligjshme të armëve, me 39 armë për 100 banorë (SHBA ka 120 armë për 100 banorë) – arrijnë të kenë nivele shumë të ulëta të vrasjeve. 

Atje ndodhin 1.39 vrasje për 100 mijë banorë, në krahasim me 5.35 vrasje në SHBA gjatë vitit 2016. Amerika duket të jetë një vend i dhunshëm dhe i zemëruar, edhe pse 20 vite me parë atje nuk ka pasur ndonjë luftë civile. 

Japonia i paralajmëroi këtë javë turistët e saj që shkonin në SHBA, se kjo e fundit se është një “shoqëri që i do armët”, dhe ku “incidentet me armë zjarri, mund të ndodhin kudo”. Në Japoni, ju keni gati 0 për qind shanse që të vriteni nga armët. Dhe meqë ra fjala, aty duhet të kaloni një listë të gjatë provimesh, para se të zotëroni një armë zjarri. 

Japonezët janë shumë më të sigurtë, me më pak armë nëpër duart. Edhe serbët janë më të sigurtë, me jo aq shumë armë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, deklaroi në maj se si ndihen njerëzit kur shihnin me trishtim masakrën e radhës në SHBA. “Të jem e sinqertë, unë nuk i kuptoj Shtetet e Bashkuara”- tha ajo. Një pjesë të asaj dhune, e ushqen miti amerikan, që bota e do nëpërmjet Hollivudit. 

Heroi e mposht gjithnjë i vetëm persekutorin e tij. Por edhe dhembshuria është gjithashtu thelbësore. Mizoria e madhe e autoriteteve kufitare amerikane ndaj emigrantëve, duke i ndarë fëmijët nga prindërit e tyre, e ka dëmtuar pikëpamjen rozë, që kanë pasur shumë njerëz nga jashtë mbi SHBA-në.

Masat e ashpra mbrojtëse, kanë qenë gjithmonë të pranishme në Shteteve të Bashkuara, por tani emigrantët janë shndërruar në “armikun” që është futur brenda vendit. Mizoria se si SHBA-ja i persekuton ata që kanë shkelur ligjet e saj, është diçka që ka habitur shumë evropianë. 

Por ne priremi ta falim mizorinë amerikane. Ajo shihet si pjesë e kulturës së tyre, që njeh vetëm triumfin, me shpresën se përfundimisht amerikanët do ta kuptojnë se kush gaboi, kush ishte dembeli, dhe kush pati idenë më të mirë. Se meritokracia do të rivendoset së shpejti.

Por me Trumpin është ndryshe. Politika e tij nuk karakterizohet nga e vërteta apo mirësjellja. Duket sikur ideja amerikane, është vjedhur nga dikush tjetër. Ne nuk e dimë nëse e gjitha kjo do të marrë fund ndonjëherë, apo nëse siç shkruante Majkëll Ulf, problemi më i madh që do të ketë tani Amerika është rikthimi tek politika e mërzitshme. 

Dhe çfarë vjen më pas? A do ta udhëheqë sërish ajo botën e lirë, apo do të lejojë që boshllëkun ta mbushë një autoritarizëm alla kinez? A e ka arritur SHBA-ja kulmin e vet? Dhe a do të arrijë të bëjë përfundimisht gjënë e duhur?

Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Serbi, sulmohet me gurë autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt

Publikuar

-

Nga

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt i një agjencie kosovare është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Në autobus gjendeshin shqiptarë nga Kosova, të cilët po udhëtojnë në drejtim të disa qyteteve të shtetit gjerman.

Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i përparmë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raporton KP.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë.

Mjeti është ndalur në një vend të sigurtë dhe me rastin tashmë po merret policia e Serbisë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Prova të reja me raketa të Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë me raketa balistike, duke shkelur një premtim bërë presidentit amerikan, Donald Trump, se do të përmbahet nga provat e tilla pas përfundimit të ushtrimeve ushtarake amerikane-koreane.

Presidenti Trump, megjithatë, tha se nuk i sheh provat e fundit të Koresë së Veriut si “shkelje të zotimit”. Para se të largohej nga Washingtoni për të marrë pjesë në takimin e G-7-tës në Francë, presidenti amerikan tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un “ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me mua… Atij i pëlqen të provojë raketat, por ne nuk kemi kufizuar kurrë raketat me rreze të shkurtër veprimi”.

Qeveria japoneze raportoi herët të shtunën për provat me raketa. Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi provat disa minuta më vonë, duke thënë se Koreja e Veriut hodhi raketat nga krahina e Hamgyongut jugor në bregdetin e saj lindor.

Sipas një deklarate të Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut, raketat që vlerësohet të jenë “me rreze të shkurtër veprimi” fluturuan rreth 380 kilometra, duke arritur një lartësi prej 97 kilometrash dhe një shpejtësi prej 6.5 Machës, (1 mach është i barabartë me 1225 kilometra në orë).

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara i dinë njoftimet “për prova raketore të Koresë së Veriut dhe po e ndjekin situatën. Ne këshillohemi ngushtë me aleatët tanë japonezë dhe jugkorean”, tha ai.

Pas një takimi emergjent, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut shfaqi “shqetësimin” për vazhdimin e provave nga Koreja e Veriut, pavarësisht përfundimit të ushtrimeve ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

U arrestua për korrupsion/ Katica Janeva në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Ish-Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj dy ditë më parë.

Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të kapet nga policia.

Po sipas kësaj media, ajo po merr ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

LEXO TE PLOTE