Connect with Us

Zjarri në nënstacionin elektrik/ Reagon OSHEE

Sociale

Zjarri në nënstacionin elektrik/ Reagon OSHEE

Publikuar

-

OSHEE ka reaguar pas zjarrit që ra mbrëmjen e sotme në nënstacioni elektrik në lagjen “29 nentori” në  Elbasan.

Sipas njoftimi të shpërndarë  për mediat, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se ka qenë një avari në sistemin e shpërndarjes ajo që ka sjell flakët në nënstacion, duke lënë kështu pa energji për disa minuta  zonat Librazhd dhe Përrenjas.

Gjithashtu sqarohet se janë  riparuar pjesa më e madhe e dëmeve të shkaktuara, ndërsa pritet të merren masa edhe për pjesën tjetër.

Njoftimi i OSHEE:

OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie Nst Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth dhe mungesën energjisë elektrike për n/st Fiber, Librazhd dhe Prrenjas për afro 12 minuta.
Avaria ndodhi në Nst Kusarth si pasojë e djegies së dy transformatorëve, ku brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin.
– OSHEE thekson se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/st pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.
Djegia e transformatorëve, rreth orës 16:20, solli ndërprerje të energjisë elektrike për një pjesë të banorëve të Elbasanit.
Njesitë operacionale të OSHEE morën masat tekniko-organizative në
menyre paralele ne zonat e tyre te pergjegjesisë duke rikthyer energjinë për qytetin përmes skemave unazë.
Brenda 30 minuta u futën në punë 7 fidera, duke risjellë furnizimin për lagjet “Syrja Dylgjeri” dhe “28 Nentori”, zonat rreth Pallati Sporti, Tatim Taksa, Dogana, “Sul Papri”, Banka, Telekomi, “Luigj Gurakuqi”, “Kongresi Elbsanit”, “Brigada 17 Sulmuse”, Teatri, Bashkia Prefektura, “Çlirimi”, “Derada”, Stacioni Trenit, “Beqir Dardha”, Sigurimet Shoqerore, Skenderbej dhe Shënkoll, “Partizani” dhe “Dyl Syrja”.
OSHEE është duke punuar nëpërmjet konfigurimit te skemave për të furnizuar edhe pjesën e mbetur të abonentëve (afro 10%)./CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Masat në projektligjin e ri/ Gjobë për ata që përdorin qese plastike

Publikuar

-

Nga

Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin qeseve plastike duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre. Një draft ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji. Konkretisht në draft në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.

“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë” thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

LEXO EDHE:  OSHEE njofton për ndërprerje energjie/ Ja zonat që nuk do kenë drita

Draft ligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë.

Kështu dispozitat kalimtare sanksionojnë që subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

“Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerr aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29 të këtij Ligji” thuhet në draft./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Donacionet e Grupit Balfin, 452 mijë euro në dobi të kauzave shoqërore në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Vetëm gjatë vitit 2018, Balfin kontribuoi në Shqipëri në ndihmë të shoqërisë me një fond solidariteti prej mëse 452 mijë eurosh për kauza të ndryshme, duke ju gjendur pranë komuniteteve në nevojë.

Kontribut per nje nga cerdhet ne Diber

Nga kjo vlerë, mbi 250 mijë euro kanë shkuar në favor të dhjetëra familjeve në varfëri ekstreme, duke nisur që nga ndërtimi ose rindërtimi i banesave të tyre, ofrimi i asistencës ushqimore dhe asaj financiare.

Pjesa tjetër e konsiderueshme e fondit ka kaluar në dobi të arsimit, mirëqenies dhe mirë-rritjes së fëmijëve, mjedisit e kështu me radhë.

Nga ky fond, 70 mijë euro Grupi Balfin ja ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

Permiresimi i jetese se familjes Shira ne Bulqize

Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili e ka vënë në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  OSHEE njofton për ndërprerje energjie/ Ja zonat që nuk do kenë drita

Bazuar në këto objektiva, Balfin ka përqafuar 6 prej tyre, nëpërmjet të cilave e orienton vëmendjen ndaj problemeve të komunitetit në arsimim, në mirë-rritjen e fëmijëve, familjeve në nevojë dhe mjedis.

Kontributi dhe vlera e lëvruar për nevojat e komunitetit ka ardhur në rritje nga viti në vit, falë vëmendjes së shtuar të Z. Mane dhe do të vazhdojë të njohë rritje progresive, në mënyrë që edhe njerëzit me më pak mundësi të mos ndihen të papërkrahur.

Kontribut per femijet me aftesi ndryshe

Gjatë vitit 2018 Grupi Balfin ndërtoi dhe mobiloi tërësisht 3 shtëpi të reja për 3 familje në varfëri ekstreme, me një vlerë totale prej rreth 100 mijë eurosh si dhe vijoi me kontributin e përmuajshëm me ushqime për rreth 50 familje në nevojë të shpërndara në të gjithë vendin.

Falë kësaj tashmë familja Shira në Bulqizë dhe familjet Sorra e Shima në Kashar të Tiranës, raste mjaft të njohura për publikun, jetojnë në kushte shumë më të mira dhe dinjitoze.

AlbChrome jep bursa per studentet nga Bulqiza

Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin dhe ambientin. Grupi beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen ekonomike dhe sociale të komunitetit ku ai vepron. Shoqëritë e Grupit nuk kufizohen vetëm me sigurimin e vendeve të punës për komunitetet lokale, por përpiqen të krijojnë një ndikim pozitiv në jetën familjare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lentet falas për të moshuarit/ Shërbimi i ri edhe në spitalin e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

“Paketa e kataraktës që përfshin lentet falas ka nisur të ofrohet edhe në spitalin e Elbasanit, duke i kursyer çdo të moshuari rreth 700 dollarë që më parë i paguante nga xhepi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetët e zonës, vizitoi spitalin e Elbasanit, ku deklaroi se vetëm për shërbimin e okulistikës qeveria po financon 500 mijë euro në vit.

“Pas QSUT, po financojmë shërbimin e kataraktës afër vendbanimit, pra lentet falas për një kategori vulnerabël, siç janë të moshuarit, edhe në spitalin e Elbasanit dhe të Vlorës, duke ulur shpenzimet nga xhepi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Nga ofrimi i shërbimit të ri të kataraktës kanë përfituar deri tani 1687 pacientë, që kanë kryer ndërhyrjen dhe kanë përfituar lentet falas në spitalet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ky shërbim do të shtrihet edhe në spitalet e tjera rajonale, si Fieri dhe Durrësi, për të ofruar paketën e kataraktës falas, afër vendbanimit.

LEXO EDHE:  Tmerr në Elbasan/Vendi “pushtohet” nga …! (Video)

Duke theksuar se 12 paketa shëndetësore mundësojnë falas për qytetarët ekzaminime dhe intervente për sëmundjet kardiovaskulare, të veshkave, kataraktit, radioterapisë etj, Manastirliu tha se investimet në spitalin rajonal të Elbasanit ofrojnë shërbime cilësore dhe të plota për qytetarët duke ulur rradhët e pritjes për marrjen e shërbimit.
Vitin e kaluar 1,173,000 euro janë investuar vetëm në spitalin rajonal të Elbasanit ku janë instaluar pajisjet e reja në shërbimet e neonatologjisë dhe obsteri – gjinekologjisë, radiologjisë dhe diagnostikës, oftalmologjisë, urgjencës, neurologjisë, kirurgjisë dhe reanimacionit. Spitali Rajonal i Elbasanit ofron sot të gjithë gamën e ekzaminimeve imazherike nga rezonanca, skaneri, skopia, grafia dhe ekografia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE