Connect with Us

Vendosja e memorialit turk në Tiranë/ Reagon ashpër Artan Fuga

Politikë

Vendosja e memorialit turk në Tiranë/ Reagon ashpër Artan Fuga

Publikuar

-

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka reaguar lidhur me çështjen e vendosjes së memorialit të ushtarëve turq të rënë në përpjekjen e grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, në Parkun e Liqenit nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Fugës, emërtimi i një parku në Stamboll me emrin e dëshmorit Adem Jashari, nuk mund të krahasohet me vendosjen e memorialit.

Ndërsa se thekson se Shqipëria ka marrë pozicion politik për një çështje politike të brendshme të Turqisë me vendosjen e memorialit.

Postimi i plotë

Te mos krahasojmë simbolika pa asnjë lidhje mes tyre!

Unë nuk kam asgjë me Turqinë, madje e respektoj fort sikurse respektoj çdo vend dhe çdo popull, nga më i madhi te më i vogli.

Unë nuk kam asgjë kundër që të respektohet ligji në cdo vend të botës dhe të respektohen njerëz që janë sakrifikuar për idealet e tyre që i kanë quajtur të lirisë!

Unë nuk kam ndonjë koment për të bërë as për pushtetin e z. Taip Erdogan sepse nuk kam bërë ndonjë studim për të. As për marrëdhënien e tij me sektin sufist!

Unë nuk kam dëshirë as të flas për pllakat që vihen te liqeni a kudo qoftë edhe për të rënet në Turqi për të mbrojtur rendin e pushtetin!

Por unë di me saktësi që midis nderimit të dëshmorit Adem Jashari me emrin e një parku në Turqi dhe pllakës përkujtimore për të rënet në rrezistencë ndaj grushtit të shtetit në Turqi, nuk ka asnjë paralele që mund të hiqet.

Cdo paraele midis tyre është një keqkuptim historik në mos një manipulim propagandistik!

Le të heqim dorë nga këto!

Adem Jashari është i lidhur me një sakrificë për një çështje kombëtare kurse pllakati për dëshmorët kundër grushtit të shtetit me një çështje politike!

Simbolika e Adem Jasharit nuk përkëdhel asnjë njeri në pushtet ose me pushtet as në Kosovë dhe as në Shqipëri, kurse përkujtimi i dëshmorëve turq në një pllakatë përkujton dhe është në një vijë politike me një pushtet të caktuar aktual në Turqi.

Simbolika e Adem Jasharit është konsensuale dhe plebishitare në mes shqiptarëve, ajo figurë është e nderuar edhe nga aleatët dhe partnerët strategjikë perëndimorë të Shqipërisë, kurse cështja e grushtit të shtetit është objekt debatesh dhe kundërshtish në Turqi, Perëndim dhe Shtetet e Bashkuara, pra shenjon marrje pozicioni politik për një çështje të brendshme të Turqisë këtij vendi mik. Përse jo është në atë kohë edhe një diskordancë mes shumë vendesh perëndimore dhe shtetit të Turqisë!

Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk!

Ja pra dallimet që nuk mund të mbulohen me një krahasim gjeopolitik e politik të sipërfaqshëm e kështu më këmbë!

Pllakat t’i vemë po deshi Bashkia, por mendjen mos të na e turbullojë, i kam rixha!

Gjithsesi lavdi Adem Jasharit dhe të gjithë të rënëve për Kosovën, nderim për të rënët dhe viktimat e dhunës në Turqi e kudo, nderim për të gjithë të vdekurit nga cdo anë e barrikadës që janë ndodhur si viktima!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndihma për të prekurit nga tërmeti/ Fabian Topollaj nxjerr zbuluar Veliajn

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj, ka publikuar mashtrimin e radhës së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Topollaj ka publikuar postimin e djeshëm të Veliajt përmes të cilit, kryebashkiaku tregonte se bashkia e Tiranës është vënë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Por, Veliaj del zbuluar pasi fotoja që ai ka publikuar dje, është publikuar edhe disa muaj më parë nga vetë kryebashkiaku.

“Dmth duhet të jesh i sëmurë si Veliaj të arrish të manipulosh dhe fotot vetëm sa për të thënë që Bashkia është në krye të detyrës me rastin e tërmetit.
Foto e parë është ribotuar sot nga Veliaj, ndërsa origjinalja disa muaj më parë kur Bashkia Tiranë ka dërguar ndihma për tërmetin në zonën e Korccës”, shkruan Topollaj në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha me qytetarët pas tërmeteve/ Opozita jo parlamentare me pushime në Hollandë

Publikuar

-

Nga

I vetmi që ka reaguar nga opozita parlamentare lidhur me dëmtet e shkaktuara nga tërmeti është ish kryeministri Sali Berisha.

Së fundmi, Berisha ka publikuar rastin e njërit prej shumë pallateve në Durrës që është çarë, mes për mes, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në faqen e  tij në Facebook, Berisha ka publikuar vazhdimisht shumë raste të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Që prej ditës së djeshme Berisha nuk është ndalur së publikuari rastet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti. Ndërkohë opozita jo parlamentare nuk ndihet, për t’iu gjendur pranë banorëve në nevojë.

Mesa duket opozita jashtë parlamentit ndodhet me pushime në Hollandë, duke harruar kështu situatën alarmante që kanë krijuar tërmetet në Shqipëri. Kryedemokrati, Lulzim Basha nuk është “ndiher” më, që pas mesazhit të tij solidarizues, pesë orë pas tërmetit. Vazhdon të vadisë tulipanët në Hollandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmetet e fuqishme në Shqipëri/ Reagon Mogherini

Publikuar

-

Nga

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, i ka shprehur solidaritet kryeministit, Edi Rama, për situatën e tërmeteve.

Mogherini uron që të gjithë të lënduarit nga lëkundet sizmike të mund të shërohen sa më shpejt.

“Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.

Komunikatë e Zyrës së BE-së:

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE