LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj si karagjoz/ Shqiptarët reagojnë, Lali justifikohet

11 Gusht 2019, 11:27, Aktualitet CNA
Veliaj si karagjoz/ Shqiptarët reagojnë, Lali justifikohet

Memoriali turk i vendosur në kodrat e Liqenit në Tiranë, ka shkaktuar reagime të shumta.

Një gjë e tillë është quajtur e turpshme dhe skandaloze, për shkak se janë përkujtuar viktimat e grushtit të shtetit të ndodhur në vitin 2016 në Turqi.

I vendosur nga Bashkia me bekimin e Qeverisë, skandali është pasuar me heshtje.

Kur i gjithë vendi zien, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sillet si karagjoz, ndaj reagimit masiv të shqiptarëve.

Nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku ishte për të uruar festën e Kurban Bajramit, Veliaj ka thënë se nuk është tradhti dhe se nuk i prish punë asnjë njeriu, pasi Tirana ka vend për të gjithë.

?Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t?i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t?i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t?i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. S?ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre.?,  ka thënë Veliaj.

Nëse shkojmë me këtë logjikë dhe nuk i prish punë askujt atëherë të vendosen memoriale edhe  për  viktimat e grushteve të shtetit në që kanë ndodhur në vende të ndryshme të botës, si në Venezuelë dhe jo vetëm.

Karagjozllëku i Veliajt përballë këtij skandali  shkon edhe më tej, kur thotë se atyre që ankohen as nuk iu ka shkuar në mendje, për atë pjesë të Parkut, që dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra.

?Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor?, ka thënë Veliaj, duke pranuar hapur fshehtësinë në të cilin është prodhuar ky skandal./CNA.al

Lajmet e fundit nga