Connect with Us

Tregtonte mallra kontrabandë/ Arrestohet pronari i biznesit

Kronika

Tregtonte mallra kontrabandë/ Arrestohet pronari i biznesit

Publikuar

-

Një 64-vjeçar, pronar i një lokali, është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi dyshohej se tregtonte mallra kondrabandë si dhe organizonte lotari në biznesin e tij privat në mënyrë të jashtëligjshme.
Pas arrestimit të shtetasit me iniciale B.M. banues në Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e lokalit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe
-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë.
– Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Njoftimi i policisë:
Tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.
Në kuadër e zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• B.M, 64 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë.
– Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregëtar të pa regjistruar në organet tatimore”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Gjyqtarja rrëzoi vendimin e Kushtetueses”/ Artan Hoxha tregon skenarin e lirimit të Indrit Dokles

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar “skenarin” e lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit Indrit Dokle.

Sipas Hoxhës, gjyqtarja e Gjykatës së parë ka rrezuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte vendosur burgim të përjetshëm për Doklen.

“Gjyqtarja e ka kaluar burgimin e përjetshëm në burg me 25 vjet. Indrit Dolke ka në burg që në vitin 2005, që nga ajo kohë ai ka bërë 15 vite burg nga dënimi me 25 vite.  Një gjyqtare e nivelit të parë nuk mund të rrëzojë një vendim që ka kaluar në gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.Ajo ka vlerësuar që ky njeri ka përfituar nga amnistia për shkak të sjelljes së mirë. Avokati i personit ka shfrytëzuar hapsirat që kishte. Nga gjithë ky skenar, ishte një nga arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha, arrestimi i bandës së Durrësit.Tani kanë dal ëtë gjithë vetëm ky kishte ngelur brenda”, tha Hoxha në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mjegulla e dendur në rrugë/ Përplasen dy makina në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe shkak dyshihet se është bërë mjegulla që krijon vështirësi në shikim.

Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Reçit/ “Autori mund të jetë nga Kosova, arma e përdorur në luftë”

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje ka publikuar mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Hoxha ngriti aludimet se vrasësi ka patur dy armë dhe ka lënë në vendngjarje vetëm armën rezervë dhe jo atë që ka kryer krimin.

Sipas tij, arma e vrasjes është përdorur gjatë luftës së Kosovës. Gazetari thotë se edhe vrasësi mund të jetë nga Kosova dhe identifikimi i tij është shumë i vështirë.

“Është një armë e përdorur gjatë luftës së Kosovës, snajper 3. Me këtë lloj arme ishin kryesisht snajperistë individualistë, që futeshin në terren dhe nuk dihej se nga vjen e shtëna. Në këtë rast erdhi nga maja e një ndërtese.

LEXO EDHE:  Korçë/ Hetimi Tatimor gjobit qindra subjekte

LEXO EDHE:  Korçë/ Hetimi Tatimor gjobit qindra subjekte

Kjo armë është përdorur kryesisht në Kosovë dhe dyshimet janë që autori të jetë i ardhur nga Kosova, i cili ka bashkëpunëtorë, prandaj nuk është kujdesur të vërë paruke. Duhet që ai ose të bëjë një gabim dhe të kapet jashtë, ose shkohet te bashkëshpunëtori duke gjetur të gjithë lidhjen që ka pasur në zonën e Rrëshenit”, deklartoi Hoxha në studion e ABC News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE